Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU Empty Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 14, 2011 5:21 pm

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU 180909_187861161247761_100000716346990_510861_6039065_n
Me rastin e ditlindjes

POEZI NGA PELLUMB SYKU


Kosove

O moter Kosove, kjo eshte dita jote
thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
vallzo me bijte e tu qe sot nga kah’mos kane ardhe!

Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.

(17.02.2008)

Blasfemi

Meshirome o Zot!
Feja ime bie greminash.
Ktheji syte nga une o Zot,
ti o Zot, i gjithpushtetshmi,
qe lejon te perdhoset emri yt
e te behen kremtime hipokritesh,
masakra kamikazesh mes injorancash,
mes shfarosjeve te paskrupullta barbare,
ne popullin tend te zgjedhur per perparesi.
Meshirome mua o Zot se po e humb besimin,
ne kete rrepire katrahurash ku shejtanet veç fryhen,
me fatkeqesite e njerezve, t’atyre pak njerezve mjerane,
qe akoma besojne ne ekzistencen tende, e shpesh rreshqasin
ne tundimet lajkatare, qe shume mire jane mimitizuar para nesh,
ku dhe “ti” je maskuar dhe je bere shkak perfitimesh djallezore
nepermjet grabitqareve jetemarres qe kurre nuk ngopen.
Meshirome mua o Zoti i ameshuar, i gjithe-meshirshmi
qe na krijove ne shembelltyren e imagjinaten tende,
na dhe udhen pastaj pa hezituar asnje moment,
ne kete bote egersirash ku te egjer jemi bere.
Lufta te shenjta po ngjizen ne emrin tend
e ti veç ben sehir nga vendbanimi yt,
ne strehen e rrufeve ku gulçasin
ankimet tona, te parreshturat,
prej retorikes acaruese.
Me fal serish o Zot!
Kij meshire o Zot!
...po blasfemoj.
...ndoshta...

Herezi

Buzethare rrija larg saj sot,
hiç fatlum, por veç fatzi;
Ta puthja doja e s'mundja dot
ndaj dhe fyeva dreq e zot
dhe mesyva te bej kerdi.

Ne altar nuseron tradhetisht.
Perkrah ka nje f'tyr-qyqar,
qe ushqen dogmen mjerisht
e pandeh te zgjedhe me gisht,
duke u bere ai vete zagar.

E dashura ime behet kurban
makabrisht me zemren time;
ja pse u ndjeva dhe une tiran
ndaj tash shpall me force qe kam,
rrebelim per keto kremtime.

Prind't e saj qofshin mallkuar
qe i shperfillen lutjet tona,
qe sot kumtojne te plotesuar,
k'te herezi te perversuar,
duke vrare dy zemra t'njoma.

Çohu pra peshe e mos ngurro,
o shpirti im qe shpirt nuk ke,
e ngjyeje veten me urtesi ngado,
ne pjalme vargjesh pastaj gufò
si magme vullkani, i tille qysh je.

Po mallkoj ty siç mallkoj veten,
nga kryqi yt qe me eshte varr;
blasfemisht mallkoj dhe jeten,
mallkoj kete dhe ate tjetren
tash qe n’tempull do hyj te t’marr.

Edhe me t’lidhë e kam menduar

Edhe me t’lidhë e kam menduar,
që t’mos largohesh kurrë nga unë,
pasi çmendurisht jam i dashuruar
e kur m’je larg më mungon shumë.

Edhe me t’lidhë e kam menduar,
me krahët e mi me t’shtrëngu fort,
por e kam njohur lirinë e mohuar
dhe as zemrën tënde s’e lidhi dot.

Edhe me t’lidhë e kam menduar,
me t’heqë lirinë që unë s’ta dhashë,
që t’ushqej egon time të sakatuar
e t’pajtoj zemren që don me plasë.

Edhe me t’lidhë e kam menduar,
me rrejt veten se mund t’jesh e imja,
me t’lidhë këmbë e me t’lidhë duar,
por a mundet me u lidhë dashuria?

Edhe me t’lidhë e kam menduar,
por t’dua shumë e s’mund t’lëndoj,
pranoj dhe ferrin mbi tokë ta vuaj
e ma t’voglën dhimbje s’ta shkaktoj.

Ftujake çapkëne

Ftujake çapkëne, që përkëdhel hareshem
me trupin tënd të njomë, me gershetat e tua
flladin e lehte të verës; atë që të deh vullnetin
e te vjedh drithërimën, ah, atë të ëmblën.

Një fllad lakmiqar e i joshur nga parfumi yt
përdridhet si gjarpër në belin tënd e ti buzeqesh,
derisa, ai ikën me buzeqeshjen tënde në strajce.

Ftujake çapkëne, gjithçka qëndron mes nesh.
Jemi si dy ishuj, të ndarë nga fati mizor.
Ti je në lulëzimin e parë, e ngjizur mrekullie,
je si sorkadhja në valle, livadhesh, e pazbutur,
kurse unë…, i kacavjerrur në perin e jetës.

Sytë e mi nuk i ndahen imazhit tënd, gjithsesi,
derisa n'horizont venitesh ngadalë porsi muzgu.
E dëshiroj afshin tënd si fëmija qumështin e gjirit
o ftujake çapkëne me buzeqeshjen e bukur si dielli.

Epshe idhnake

Me djerse mbuluar fryme marr me ngut,
mbi frymen tende prej valutash perdhosur,
e mes epshesh idhnake nje lot i urte,
rreshqet nga zemra qe hesht plagosur,

e perplaset mbi gjinjte e tu te bute,
nga shume duar shume here brumosur.
Vertitet perreth si mbi nje trup te drunjte
e nuk len pershtypje por humb i mposhtur.

Fytyra ime veç nje fytyre tjeter
ne syte e tu te shume-dashuruar.
Ah, kjo zemer, nje armike e vjeter!

E verteta eshte se me ke harruar
ndaj kot t'lus zota apo t'blej dreqer
çka mund te ishte, si thengjill u shua.

Palosem mjerisht mbi fjalët…

Të të them “të dua”, është më pak se një grimë
nga ajo sasi e pafund dashurie që më vlon në gji,
se të varfra janë fjalët dhe e mangët secila rimë,
ndaj palosem mjerisht mbi fjalët që shpalos për ty:

Më ler të të prij,
më ler të të ndjek,
më ler të të dua,
më ler të të prek.
Dua të t’jem dielli,
dua të t’jem hëna,
dua të t’jem zjarri,
që të djeg përbrenda;
kur ti të qeshësh,
e kur ti të qash,
dhe kur të vdesësh,
le të jemi bashkë,
porsi vala n’det,
porsi loti n’sy,
porsi dardha n’degë,
ngjitur bashkë të dy.
Më je kripa e lotit,
më je drita e mendjes,
më je qendra e globit,
më je rrahja e zemrës.
Qëkur ty të njoha,
qëkur ty të pashë,
fill u përvëlova
e zemrën fill ta dhashë.
Ndaj, sado keq të flitet,
sado keq të shkojë,
e sado keq të bëhet,
dashuria do na mbrojë,
prandaj lejomë mua
e ti prano të jesh,
princesha që unë dua
që princ të më kesh!

M’asht gja e re

M’asht gja e re
me t’nie afer, kur je larg,
me nie krahet e tu qe m’merthejne
edhe pse nuk je ketu.

Kam dashte gjithmone me fluturua,
me nie rete nan kamt e mia t’zbathuna,
me nigjua ejllit e qiells tu knua.

Fjalet e mia nuk jane veç fjale
muzika po lind.

Kam msua n’lekuren teme se dashnia s’asht llogjike
e s’munesh as me e msheh, as me e shpik.

Noshta dukem i pathyeshem, por i brishte jam
e tash, ma i brishte se kurre.

S’dua me ia dite ça thone njerezit.

Gjithçka rreth e rrotull m’kujton ty.

Ti je rrjedha ma e rrembyeshme qe munet me m’marre me vete
prandaj porsi rrelike zhgrryhem lirshem mbi shtratin tan.

Ka mjaftua nji shikim i vetem
e jam pa n’syte e tu si kurre ma pare,
kam gjiet vetveten qe kam lype
kam gjiet edhe paqen.

Do kisha me dashte me t’dhurua shume gjana,
por shume gjana nuk i kam;
kam vetem nje zemer t’pervlueme prej dashnise
qe s’kam nevoje me ta dhurua,
se ajo vete ka zgidhe me kene e jotja.

Pulebardhat

Pulebardhat qe pershkuan qiellin
para syve te mi
mund te mos e dine
ku strehohet dielli mbremjesh.

Une shtirem me vetveten
e bej sikur e di (por s'e di),
bej sikur me pelqen perendimi
po ashtu si dikur,
ngaqe s’e pranoj dot vetmine.

I vetem,
degjoj dallget tek qetesohen
e dua te iki
por s’mundem.
Zhytem nder kujtime
akoma te nxehta.

Asgje sa pulepardhat s’me shqeteson.
Si nuk e kuptojne
qe perendimi tani eshte ndryshe.
As mirazhet nuk enden me.
Rete e purpurta zvarriten te zhgenjyera
ne nje horizont te zbehte, te trishte.

Merzia nuk ka shtepi,
ndaj rri me mua,
me ben shoqeri.

Pulebardhat,
mosperfilleset.
I shoqeroj me sy
derisa zhduken larg,
me shpresen e nje pershendetjeje.

Dielli u shua prap sonte.

T’nesërmes

Gzimin që niej nuk munem me e msheh
nën ftyra t’stampume e nuk kam as pse,
se pritjes së madhe tash po i vjen funi,
ndaj zemra jeme asht e lirë me e shpreh,
si t’don e si t’muni.

Ditët e harxhueme n’hije t’zymta kaluen,
tash numron çastet e metuna shpirti jem,
tu kcy emocionesh e tu knu i ngazlluem;
veç duro dhe pak, e nesërmja shpejt vjen,
o shpirt i përmalluem.

Sheqerke

Ma embelsove gjakun moj sheqerke.
Thengjillet e perflakte nen pellembe,
skaliten epshe ne dejet qemot t’paqete,
thengjillet e bute qe pickoj me dhembe.

Dy sy te pazbutur me percjellin tufan
leshojne shtiza ne pusin e Unit tim,
tejçojne afshin qe ketu me ben kurban,
per te saten here, deri ne ekzagjerim.

Pikat e djerses mbi trupat tane vlojne,
levizjet tona akorduar ne nje harmoni
nepermes shiut, nje pike uji formojme,
nje yll te vetem t’hijeshuar ne gjithesi.


Mesazhe të orëve të vona

Hanen sonte kam me e shalue
e kam me ardhë en dhomen tane,
krejt yjt e qiells kan me vallzue
kur ta puthi at' buzë të amël

e mes puthjesh pak kam me t’hanger.
...

Due me t’andrrue
sonte që s’muj me t’pas ngat,
tu të dashurue
tan natën, pa ndal, porsi lugat
buzën me ta kafshue
e krejt t’njomin shtatin tat,
krejt me t’marue
e andej andrres me t’nxirr prap
...e prap e prap.
...

N'kto netë me shi
toka yjet s'po i sheh
e as unë ty,
por zemra e di
se porsi yjet n'qiell
do t'shoh përsëri.
...

Më pëlqen se më pëlqen
e kur pajtohemi më pëlqen
më pëlqen se ngjan sikur
ëmbëlsohemi më shumë se kurrë.
....

Dua te t'them njemije here naten e mire
naten e mire te t'them deri ne mengjes.
Qe nata te ike e mengjesi shpejt te vije
duke te t'thene naten e mire dua te pres.
...

Ti buzëqesh dhe bota ndalet të t’sodisë,
o krijesë mrekullie, që dhe yjet zbukuron
dhe mes duarve të mia kufijtë e gjithësisë
zaptoj si lodër, kur me mua ti qëndron.
...

Siç ka nevoje syni per sy,
siç ka nevoje mishi per thua,
ashtu un' kam nevoje per ty,
vetem e vetem se te dua.
...

Sonte bahem erë për hatër
që drejt te ti me fluturua,
me t'i puth dy sytë e kaltër
e me fjetë mbi buzët e tua.
...

Ne mesnate,
tuj t'menua ke me m'pase
e tuj menua ti a m'mendon
se zemra jeme don me plase
per zemren tane qe m'mungon.

Prap sonte t'pres en anderr
sepse dita s'em ka mjaftua,
prap e prap tuj t'puth amel
deri n'natje s'kam me t'lshua..

Qe ne mbremje deri n'mengjes
ta ndjej mungesen o shpirti im.
Qe n'mengjes e deri n'mbremje
kur s'te kam prane ndihem jetim.
...

Hana sonte nuk asht ka don me dale
qe der t'em marri gjumi me m'ba shoqni,
se pastaj en anderr ke me m'ardhe
ti qe zemren teme e mbush me dashni.
..

Cfare te t'them para mesnate kur shkoj te flej gjume,
kur ajo qe dua te them eshte: "me mungon shume".
E çfare te t'them tjeter kur zgjohem pa ty n'mengjes,
perveç se "te rikthehem t'i puth buzet mezi po pres".


Me ta prish gjumin nuk po dua
por pa t'puth nuk muj me fjete
edhe pse n'anderr ti je me mua
do t'la mbi buze nje puthje t'xete.
_

Pergatiti: Haxhi Muhaxheri
Tirane, 14.02.2010

I bashkohem Haxhiut në Urimet pë mikun tonë Pëllumbin. edhe njëqind tjera!
Agim gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi