Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA  Empty Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 28, 2011 8:26 pm

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA  188736_191120784255132_100000716346990_532096_2713427_n

Me rastin e ditlindjes

POEZI NGA MAHIR MORINA

SHKENDIAT E NGRIRA

Ka kohë që skam buzëqeshur
S di pse me merr malli për këngën
Sa herë që kujtojë ndjejë ngrohtësi
Në pragun e derës mungon këmba jote
Shpesh edhe zogjtë të kërkojnë
Në mëngjese vesë s ka më
Dallëndyshet do rikthehen mendoj
Rruga që ece por frikësohet ka mbete pa ty
E dashuritë kanë filluar të shterrohen
Kitara lotojë mbrëmë më zë
Bjeshkët u munduan ta shkruajnë testamentin
E koka po i dhembë edhe fjalës
Lisit ju ka tharë një degë
Kam frikë nga infektimet
Ti s je më sepse ishe sa ishe
Nuk ishe personazh i orëve te liga as hije e tjerëve
Mallin nuk e vrasin lotët
Ti s jeton me ne por ne jetojmë me ty
Ndoshta yjet të përqafojnë sepse të tillë shkëlqimi kishe
Gjumin nuk e deshtë
Mendoj se ende je zgjuar ...

dimër,2011

RREZE IDEALI

Kur jeta po ç’jetësohej
Dikujt gjaku po i ngrohej
Në atë kohë rezistencë janari
Udhëtonin dy shokë rreze ideali

Ç valëviteshin flamujt e gjakut si era
S ju dhimbej jeta s ju dhimbej pranvera
Kujt këtu kaq bukur i këndoj fjala
Dy krisma lirie Nuhi Berisha e Rexhep Mala

Po ja masin dhimbjet atdheut shokët e idealit
Në bodrumet e qytetit e lisat e malit
Të pa ndarë në vitet e 80-ës ne ato radha
I ngushëllon e i bën krenar Jusuf Gërvalla

Dy fjalë shokë amanet po ja lajmë
Pa liri s ka ditë po ka vetëm natë
Në luftë me luftën u bën flakë janari
Flamur e shqiponjë shkronja altari

Seç i burgosen e nuk burgoseshin
Seç i vranë e nuk varroseshin
Le të ngroh janari e detit t i trazohet vala
Lindin e rilindin Nuhi Berisha e Rexhep Mala

HARRESA DHEMB

Bora është borë
Edhe ne ditën me diell
Gjaku ka aromë
Edhe ne ditët e fundit

Kur arratisen zhurmat
Noton mençuria
Memecet duhet te nuhasin
Në flaken e prekjes

Askush s’mund të jetojë sa vdekja
Vetëm valët udhëtojnë
Në harenë pa sinjale

Kotësia është arritje e te dështuarve
Infektohet mendimi nga ndotësia
Aty ku paraja qelizon çdo gjë

Masamo-Janar 2011

REPORTERI I LUFTËS
TAHIR DESKU


Po hapej qielli
Errësirës fundi i kishte ardhur
Penda e pushka kapen
Ditën për ta zbardhur

Rrezet e lirisë zbrisnin
Një reporter luftonte
Maleve pushkët krisnin
Një luftëtar raportonte

Në shkëmbinjtë e Drenicës
Shkruante vargje

Reporteri i poezisë
I luftës
I lirisë

Kujtimin e luftës
Flakën, tymin
Nostalgjinë e pavdekësisë
I thuri në”Engjëjt e Lirisë”

Shokëve amanetin ua kreu
E jetoj çastin e lirisë
U kthye tek ta
Me veprën e pavdekësisë

Botuar në ``Ëndërrimtarët e Lirisë``,prill-2009 KLINË

ME PUTHJE ZGJOHESHIM ME DIELLIN

Në ditët e pushimit u takuam
Në Durrësin e vjetër
Në ditët e gushtit u afruam
Në plazh unë e ti nuk vërenim askënd tjetër

Te anija e kuqe kohën kaluam
Shikuam sytë që shkëlqenin
Aty dashurinë filluam
Kur me puthje zgjoheshim me diellin

FLE I ZBATHUR

Lundroj mbi Atlantik
Buzëqesh si valë
Aty kam shoqe e mike
As uragani këngën s’ma ndal

Peshkaqenët plakur janë
Të rinjtë kanë shkollim tjetër
Për të kaluarën zemra më qan
Që s’luftuan me penë e letër

Mërgimtar s’jam tash
Shikimet ia fale vendlindjes
Vizitë tërë atdheut nëpër Kalimash
Nga mëngjesi në mbrëmje e ditës

Në këtë shekull Zoti më shikoi
Shpagoi kohën e vonuar
Që unë në shtëpinë time të urdhëroj
Edhe pa ditë festash
Të kem të drejtë për t’u gëzuar

Per “Sofra poetike”, Haxhi Muhaxheri.
Prishtine,28.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi