Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani

Shko poshtë

Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani Empty Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 6:36 pm

Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani


Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani 168385_188768391157012_100000715571256_487188_4896187_n
Maxhun SMAJLI
Në vend të përkujtimit
Abedin Gashi, ai që i bashkoi shqiptarët në Gjermani U1_AbedinGashi
Në periudhat e errëta historike kur rrezikohej qenia ekzistenciale e popullit shqiptarë, reaguan me kundërveprime gjymtyret më vitale të kombit. Në rrethana të tilla robëruese, organizimi i popullit shqiptarë jashtë atdheut si aktivitet i rëndësishëm shpirtëror ishte një formë adekuate e reagimit paqësor, material, e më vonë edhe si forcë luftarake.
Mërgata shqiptare morën mbi vete detyra të rënda për t’i ofruar mbeshtetje luftës çlirimtare. Me vetëdije të zgjuar u bënë zëdhënës të Kosovës para qerverive të Evropës e botës.
Jetoj në kohën më intensive të historisë së popullit shqiptarë
Jetoj në kohën më intensive të historisë së popullit shqiptarë. I frymëzuar nga lëvizja gjithëkombëtare e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Abedin Gashi e bëri të fortë bashkjetesën e shqiptarëve në qytetin e Stolbergut me rrethinë. Ai ndoqi hap pas hapi rrugën e shenjtë të atdhetarëve për ta nxjerrë kombin nga errësira. Në veprat e Abedinit nuk tregohet vetëm dituria e Tij, por edhe lartësia e mendimit të kombit në botën intelektuale e patriotike.
I pajisur me një krenari shumë të theksuar dhe me një dashuri të pa lëkundur për racën e vet dhe për traditat e veta si komb, Abedin Gashi u shqua për dashuri ndaj atdheut dhe popullit të Tij. Zemra e Tij e madhe, mençuria dhe guximi i Tij, bënë që Ai t’i përballoj e kapërcej pëngesat që dilnin përpara. Pra, kjo mjafton që emri i Tij të mbetët i pa harruar në historinë e ardhme të kombit tonë.
Unë, do t’i kujtoj për jetë njerëzit e kohës sime, të cilët ikën e shkuan. Ata të cilët i dhanë Atdheut hijeshinë, e popullit krenarinë. Respekti për Ty Abedin, do të shtohet gjithnjë e më tepër me kalimin e vitëve. Do të shtohet mirënjohja e thellë që unë ndjej për Ty.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi