Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ah këto gjashtë pikat!!!

Shko poshtë

Ah këto gjashtë pikat!!! Empty Ah këto gjashtë pikat!!!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 11:11 pm

Konuzin: Kosova duhet t’i përmbahet 6-pikëshit


Nga Express më 18.03.2009 në ora 15:55

Prishtina duhet të përmbushë marrëveshjen e arritur mes Beogradit dhe OKB-së, që përfshihet në planin gjashtëpikësh. Ky është qëndrimi i Moskës zyrtare, i shprehur përmes ambasadorit të saj në Beograd, Aleksandar Konuzin.

Diplomati rus është cituar nga mediat serbe të ketë thënë se Kosova është problemi i vetëm, për të cilin Rusia nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët me SHBA-të. Por ai ka siguruar popullin “vëlla” serb se Moska nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj.

Konuzin ka thënë se pozicioni rus ndaj Kosovës vendoset në Beograd. “Rusia do të përkrah pozicionin e qeverisë Serbe, e cila bartë përgjegjësi ndaj popullit serb”, është shprehur ai.

Sa i përket EULEX-it, Konuzin konsideron se detyrë e këtij misioni është kryesisht zbatimi i Planit të Ahtisaarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ah këto gjashtë pikat!!! Empty Re: Ah këto gjashtë pikat!!!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 12:34 am

Kermabon sot në Beograd


Nga Express më 19.03.2009 në ora 14:27

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, sot do të qëndrojë në Beograd, ku pritet të takojë zyrtarët serbë të drejtësisë, policisë dhe të financave.

Zëdhënësja e misionit evropian për drejtësi dhe polici, Karin Lamdal, tha se në takimet me zyrtarët serbë Kermabon do të bisedojë rreth bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme e posaçërisht në ato të rendit dhe të ligjit, duke përfshirë edhe luftimin e krimit të organizuar dhe çështjet e krimeve të luftës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi