Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë

Shko poshtë

Vetëvendosje do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë Empty Vetëvendosje do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 05, 2012 8:51 pm

Vetëvendosje do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë

Vetëvendosje do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë Vv5janar

Lëvizja 'Vetëvendosje' më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Bllokimi do të zgjas deri sa Qeveria të zbatojë vendimin e Kuvendit për masat e reciprocitetit, thanë drejtues të saj.
Pasi nuk ka pasur lëvizje nga Qeveria në afatin e dhënë nga ‘Vetëvendosje’ deri në përmbyllje të vitit që mbeti pas, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ka vendosur që vet ta zbatojë vendimin. Shefi i grupit parlamentar të lëvizje, Visar Ymeri theksoi se veprimi është në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës.


“Lëvizja VV me 14 janar do ti bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. Ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pra është në mbrojtje të Kuvendit”, theksoi ai.

Ky aktivitet i ‘Vetëvendosjes’ nuk do të jetë njëditor, paralajmëroi sekretari i saj, Dardan Molliqaj.

“Ne do të bëjmë bllokimin e pikave te Dheu i bardhë dhe në Merdare deri në momenti kur Qeveria e Kosovës do të merr një vendim për respektimin e vendimit të Parlamentit. Rrjedhimisht ky nuk do të jetë një ditor, por do të jetë bllokim deri sa të ketë një vendim”, tha Molliqaj.

Mirëpo drejtues të ‘Vetëvendosjes’ nuk patën ndonjë qëndrim se çfarë do të bëjnë nëse mallrat serbe hyjnë nga pikat e tjera kufitare. Për këtë, sipas tyre ‘Vetëvendosje’ do të vendos në ndërkohë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi