Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:Antiamerikanizmi çakall në emër të „lirisë së shprehjes“

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:Antiamerikanizmi çakall në emër të „lirisë së shprehjes“ Empty Elida Buçpapaj:Antiamerikanizmi çakall në emër të „lirisë së shprehjes“

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 10:22 pm



Antiamerikanizmi çakall në emër të „lirisë së shprehjes“

Elida Buçpapaj:Antiamerikanizmi çakall në emër të „lirisë së shprehjes“ U3_u3_Elida9
Nga Elida Buçpapaj

Populli i Kosovës dhe shqiptarët si komb janë më proamerikani në botë. Nuk është një prirje instiktive për t’u lidhur me shtetin më demokratik të botës për t’u mbrojtur ndaj kundërshtarëve shekullorë të shqiptarëve që kanë dashur të na zhbijnë nga trojet tona, por është një ndjenjë e mbirë si mirënjohje ndaj vendit që udhëhoqi gjithë rrugën nëpër të cilën kaloi Kosova deri më sot, e rrugën që do të përshkojë nesër.

Ibrahim Rugova lideri historik i Kosovës në deklarimet dhe tij koncize, të cilat ishin të thjeshta dhe prej disa fjalish, sa herë dilte në publik, i përmbyllte ato gjithnjë me sentencën rugoviane për një „Kosovë të pavarur e sovrane, të integruar në BE dhe NATO e në miqësi të përhershme me SHBA“.

Në këtë sentencë të Rugovës përkufizohet gjithë strategjia e politikës së shtetit demokratik të Kosovës që është në rezonancë të plotë me mendësinë dhe vullnetin e sovranit. Pasi pa rolin udhëheqës të SHBA, sendërtimi i lirisë dhe pavarësisë të Kosovës do të vazhdonte të mbetej një ëndërr e përgjakur nga sakrifica të parealizuara kurrë.

Ibrahim Rugova ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA në të gjitha kohët dhe në të gjitha nivelet, duke respektuar çdo këshillë dhe orientim që i ka ardhur nga administrata Amerikane, sepse e ka ditur se ishin në të mirë dhe udhërrëfyese për ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

Edhe Hashim Thaçi ka mbajtur raporte shumë korrekte me SHBA, duke respektuar çdo kërkesë që ka ardhur prej administratës Amerikane, siç ishte edhe rasti më i fundit për një „qeveri me duar të pastra“, ku po të shohim emrat e kabinetit të qeverisë Thaçi 2 janë pothuaj të gjithë të rinj.

Por, me gjithë raportet e shkëlqyera në nivel shtetëror dhe në të gjitha nivelet midis SHBA dhe shtetit të ri të Kosovës, është një segment në Kosovë që dështimet personale apo në nivel partiak kërkon t’ua atribuojë personave të cilët përfaqësojnë në Kosovë administratën amerikane. Një paralel i ngjashëm me të ekziston edhe në Tiranë, i cili është edhe më agresiv. Janë një minorancë, një grusht njerëzish, me emërues të përbashkët, se kanë vjelur privilegje nga koha e diktaturës në Shqipëri dhe e pushtuesit në Kosovë, por sido që të jenë, janë non grata, pasi përmes spekulimeve, iu kundërvihen hapur interesave kombëtare të shqiptarëve si komb.

Nuk është rastësi që sulme të përafërta dhe paralele ka pasur në Tiranë Ambasadori Arvizu dhe në Prishtinë Ambasadori Dell, kur edhe njëri, edhe tjetri kanë vepruar konform orientimeve që kanë marrë nga Departamenti i Shtetit i SHBA, orientime dhe këshilla të cilat janë në interes të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe në interes të shqiptarëve si komb.

Sulmi çakall ndaj Ambasadorit Dell, nga media që kanë pronarë figura të dështuara plotësisht në politikë, është më tribali, pasi është ndërmarrë duke spekuluar në „emër të „lirisë së shprehjes““ nga njerëz që lirinë e shprehjes e përdorin si pronë private të tyre, për të arritur qëllimet politike duke mos pasur asnjë votë të sovranit.

Sulmi çakall ndaj Ambasadori Dell, për gjoja ndikimin e tij për zgjedhjen e Pacollit është thellësisht i pabazë, thellësish spekulativ dhe thellësisht i pacipë, pasi dihet botërisht se zgjedhja si president e Pacollit është bërë kur të gjitha partitë e opozitës refuzuan të futeshin në aleancë bashkëqeverisëse me PDK-në. Dhe PDK-ja për të mbrojtur interesat e veta do të luftonte deri në fund, sepse kishte vetëm një alternativë ose Pacolli president, ose zgjedhje të reja.

Mllefi antiamerikan i një segmenti shumë të kufizuar në Kosovë është i patolerueshëm, aq më tepër kur shpreh interesat e ngushta të një segmenti të cilit i ka ecur tymi fjollë në kohën e pushtimit të Kosovës. Mllef antiamerikan kanë serbët, sepse SHBA e çliruan Kosovën nga pushtuesit, por jo shqiptarët e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët si komb janë më proamerikani në botë. Nuk janë kot, nuk janë hajt të jemi, por janë për arsye jetike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi