Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komunikatë e FBKSH-së-Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi Rama,...!

Shko poshtë

Komunikatë e FBKSH-së-Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi Rama,...!  Empty Komunikatë e FBKSH-së-Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi Rama,...!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 8:26 pm


Komunikatë e FBKSH-së-Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi Rama,...!  2%5Cfbksh--21743


Komunikatë

Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi Rama,...!

Edi Rama ma bashkëmendimtarët e vet na shkaktuan katër vdekje dhe qindra të plagosur të tjerë. Ngushëllime zotëri Kryetar Bamir Topi, zotëri kryeministër Salih Berisha, luteni që ti ngushëlloni edhe familjet e viktimave. Që në fillim të këtij shkrimi kërkojmë të dënohen përjetësisht organizatorët e këtyre demonstratave të dhunshme e të përgjakshme në mënyrë që ata të mos merren më me politikë dhe me punë tjera publike. Fakti që OPOZITA në krye me Edi Ramën qysh herët kanë paralajmëruar këtë protestë me skenar siç e pamë nëpërmjet të televizioneve të ndryshme, fakti që njëri nga organizatorët e demonstratave të përgjakshme deklaron: “ 3 apo 13 mijë të vrarë”, nuk i interesojnë vetëm e vetëm që puçi i tyre të ketë sukses. Fakti që ( siç shihet në filma të televizioneve) gjatë gjithë kohës e kanë sulmuar policinë e në anën tjetër gjatë gjithë kohës policia duket duke u mbrojtur, tregon se qëllimi i tyre ishte thjesht puçistë. Pra duke u bazuar në këto që u than më sipër, ata duhet ndaluar së vepruari në Shqipërinë Demokratike.
Skenari i Ediu Ramës dhe i bashibozukëve të tij ka qenë rrëzimi dhe rrënimi i institucioneve të shtetit, se vërtetë ashtu ka qenë tregon fakti që ata nuk ishin deri në fund në krye të demonstruesve, dhe se askund nuk u ndalën për t’i lexuar deklaratat politike, përkundrazi në krye të demonstruesve ishin njerëzit enkas të përgatitur për një epilog çfarë edhe ndodhi ditën e premte. Demonstratat e dhunshme puçiste të Edi Ramës, të datës 21 janar 2011 ishin kundër popullit dhe shtetit demokratik shqiptar, dhe si të tilla për gjithë shqiptarët që ia duan të mirën kombit dhe shtetit shqiptar janë të papranueshme, janë të dënueshme, janë krejtësisht të pa pëlqyeshme. Siç patëm rastin pra me i pa filmimet nëpër kanale të ndryshme televizive, demonstratat ishin në funksion të drejtpërdrejtë të rrëzimit të qeverisë dhe të sistemit demokratik në Shqipëri.

Njeriu i rëndomtë do të pyeste: Edhe çka duhet tjetër të ndodh në hapësirën shqiptare në mënyrë që në të zgjohemi nga kjo amulli dhe përgjumje që i ka kapluar shqiptarët?

Në këtë pyetje do të përgjigjeshim kësisoj:Shkrimtari i ynë i mirënjohur Faik Konica kishte pas thënë: " armiku më i madh për shqiptarin është vet shqiptari" urojmë që perëndia të na liroj nga ky mallkim, kështu që njëherë e përgjithmonë të mendojmë më kokë të “kthjelltë”, të shikojmë realitetin e krijuar, dhe të bëjmë një vlerësim real. Pothuajse nëpër të gjitha trojet shqiptare është e njëjta gjë, çka donë të thotë se në të gjitha rastet faktori politik shqiptar është fajtor pse ne shqiptarët nuk po mundemi të merremi vesh për çështjet madhore kombëtare. Kjo gjendje është si në Iliridë, si në Luginën e Preshevës si në troje të tjera shqiptare. Hiç më mirë nuk është në Shqipërinë londineze, zaten siç u pa nëpërmjet të kanaleve televizive në Shqipërinë Londineze gjendja është thuajse edhe më e keqe.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, u bënë thirrje të gjithë liderëve partiak që të mos luajnë me nderin e kombit, sepse do të jemi të shtrënguar tu themi NDAL se nuk lejohet që të nëpërkëmbët autoriteti i shtetit dhe i kombit. FBKSH, ka djem, vajza, ka burra që dinë ti kundërvihen çdo furtune qe e rrezikon shtetin dhe kombin shqiptar. Me tërë qenien tonë do t’i kundërvihemi të gjithë atyre që rrezikojnë të arriturat (shumë të çmuara)e popullit shqiptar, të jeni të bindur se kjo nuk është shaka, këto nuk janë fjalë të kota, por ju themi më bindje të plotë shqiptarqe vërjani gishtin kokës dhe mendoni “esullë” sepse nuk do të tolerohet askush të shkel mbi vlerat: shteti, kombi, gjuha, flamuri, dhe integriteti territorial si dhe të gjitha ndikimet anësore që i përbëjnë këto karakteristika, të shenjta të popullit shqiptar. Boll ma, boll ma se do të pendoheni rëndë, do të ju mallkoj populli, do ju mban mend historia, dhe mos harroni kurrë, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë shqiptaria djem dhe vajza që i kanë dal zot “vatanit”.

Organet kompetente që merren me përcjelljen e punëve të partive politike urgjentisht duhet të ulen e t’i analizojnë veprimet e organizatorëve të demonstratave të përgjakshme dhe skajshmërisht të dëmshme për kombin si edhe për imazhin e Shqipërisë demokratike në botën demokratike, në mënyrë që tu ndalohet puna e partive organizatore të demonstratave të përgjakshme, ndërkaq organizatorëve të drejtpërdrejt t’u ndalohet me ligj aktiviteti politik si edhe aktivitetet tjera publike për një kohë të caktuar ose edhe për tërë jetën. Kështu duhet vepruar në mënyrë që nesër..., të gjithë ata që duan të organizojnë demonstrata dhe organizime tjera me karakter proteste të jenë të përgjegjshëm dhe të jenë në gjendje që tërë kohën të mbajë rregull dhe qetësi konform ligjeve mbi organizimin e protestave dhe demonstratave.
Organeve më të larta partiake organizatore e demonstratave të sipërpërmendura u drejtohemi me kërkesë fare vëllazërore që qysh sot të organizohen dhe të marrin qëndrim për t’i dënuar demonstratat e 21 janarit të 2011-së dhe ndaj lidershipit të partive organizatore të shqiptohen dënimet përkatëse.

Tiranë, 25 janar 2011
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar
Prof. Arbër Kastrioti

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi