Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOMUNIKATE PERFUNDIMTARE E FBKSH: (PER PUBLIKIM, BOTIM DHE SHPERNDAR

Shko poshtë

KOMUNIKATE PERFUNDIMTARE E FBKSH: (PER PUBLIKIM, BOTIM DHE SHPERNDAR Empty KOMUNIKATE PERFUNDIMTARE E FBKSH: (PER PUBLIKIM, BOTIM DHE SHPERNDAR

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 11, 2009 3:20 pm

KOMUNIKATE PERFUNDIMTARE E FBKSH: (PER PUBLIKIM, BOTIM DHE SHPERNDAR Fbksh6626535711x
KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH:







SEKRETARIATI VENDIMARRËS I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH) SHPALLË PUSHIMIN E PËRKOHSHEM (DETANTËN) E AKTIVITETIT TË FBKSH, DHE TË GJITHA STUKTURAVE TË TIJ, TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), TË SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH) DHE TË FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH), DERI NË REALIZIMIN E PLATFORMËS SË SHQIPËRISË NATYRALE, TË INICUAR DHE TË PUBLIKUAR NGA INTELEKTUARLI ATDHETAR - KOCO DANAJ…!








Arësyetimet tona:





  1. Arësyetimi i parë, është se, realizimi i Platformës Politike të FBKSH dhe të gjitha strukturave të tij: AKSH, SKSH dhe FKSH, që ka qenë dhe mbetet Shqipëria Etnike, është një rrugë me përspektive të gjatë e të largët.




  1. Arësyetimi i dytë, është se, para se të arrijmë, ne apo pasardhesit tanë, në realizimin e Shqipërisë Etnike, që nënkupton ribashkimin kombëtar dhe të trojvete etnike shqiptare të Kosovës Lindore ( Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), të trojeve shqiptare nën Malin e Zi, të Çamerisë dhe të Toplicës, paraprakisht dhe shumë më e mundur dhe më e lehtë është që të arrihet ribashkimi (me mjete demokratike) i Republikës së Kosovës dhe i Republikës së ILIRIDËS me Republikën e Shqipërsië, që që bashkarisht do të quheshin Shqiperia Natyrale, rrugëzgjidhjen edhe realizimin e së cilës, shumë qartë edhe e pasqyron Platforma e Shqipërsië Natyrale, të përpiluar nga intelektuali i shquar atdhetar, Zoti Koco DANAJ, të cilin Sekretariati Vendimarrës i FBKSH, jo vetëm që e përgëzon për këtë veprim kombëtar, por gjithashtu i ofron edhe gjithë mbështetjen e tij morale, logjistike, njerëzore, politike dhe kombëtare.






  1. Arësyetimi i tretë, është se, me shpalljen e Republikës Kosovës s'i shtet të "pavarur" e "sovran", për çka një kontribut kolosal ka dhënë edhe FBKSH dhe mbi të gjitha AKSH, ashtu si në Republikën e Shqipërsië, ku kanë vepruar e veprojnë institucionet shteterore e legale të Republikës së Shqipërisë dhe uniforma e bukur e ushtrisë shqiptare, dhe nuk ka patur e as nuk ka vend për veprim të FBKSH dhe aq më pak për të AKSH, por në prill 2004 (këtu në Tiranë) e ngritem SHAIBK ( Shoqatën Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar), e cila tanimë degët e saj i ka ngritur dhe të organizuara edhe në Republikën e Kosovës dhe në diasporën shqiptare, edhe në Republikën e Kosovës, tani e në të ardhmen nuk ka e nuk do të ketë vend për veprimtari të FBKSH dhe aq më pak të AKSH, sespe aty, në Republikën e Kosovës, në vend të FBKSH-së, po veprojnë institucionet legale të Republikës së Kosovës, dhe në vend të AKSH-së po vepron edhe aleati ynë NATO, me emërin KFOR, prandej, të gjitha strukturat e FBKSH në Republikën e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet dhe urdhërohen që të veprojnë në emer të SHAIBK, ose të formojnë një parti politike me emërtimin Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe si të tillë, si parti politike (AKSH) apo si SHAIBK, ashtu si SHAIBK në Republikën e Shqipërsië, edhe partia politike (AKSH) apo SHAIBK në Republikën e Kosovës dhe në diasporën shqiptare, bashkarisht duhet të bashkohet rreth Platformës së Shqipërsië Natyrale, që shumë shpejt, më 10 qershor ose me 28 nëntor këtij viti (2009), pritet që edhe të kryesohet nga Komitetit i Shqipërsië Natyrale.




Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),



Shefi i Shtabit të AKSH,

Arbër KORABI (d.v.),



Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH,

Prof. Dr. Clirim PRESHEVA (d.v.)



Shefi i Këshillit Qendror të FBKSH,

Mr. ecc. Kalors TOPLICA (d.v.),



Zëdhënësi Politik i FBKSH,

Mr. Gafurr ADILI - KËRÇOVA.

E-mail adresa: gafurradili@...

Tel.Nr.(mobil): 00355 (0) 692735656





Tiranë, më 10 Maj 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi