Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!!

2 posters

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!! Empty Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 1:28 am

Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!! 174356_100000582437455_6602030_n
Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!!

Miku dhe vëllau im-jonë Shkelzen Xeni Nikqi dhe unë, duke vërejtur
një tendencë-dukuri të mbrapsht që po ngjet kohëve të fundit,
një fenomen i shkatrrimit të Familjes përmes avanturave mëndjelehta
e të pamoralshme duke u keqpërdorur Interneti-Facebook-u me
Chat-in e tyre, ndërmorrëm një aksion vetëdijsimi me Moton:
NDAL SHËMTISË JOMORALE TË SHKATRRIM-DEGJENERIMIT
TË FAMILJES SHQIPTARE!!!
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e gjithëmbarshme Shqiptare!
Paçi Bekimin e Zotit!



NDAL CHAT-IT DEGJENERUES!



Internet, Facebook, një Dritare e Botës,
për komunikim dhe mirëqënie njerëzore,
e kemi, duhet ruajtur, nga syri i keq joshës,
jo degjenerim, veç ndershmëri, prore!


Para se të ia nisim, të kuptohemi mirë,
Familja është e shenjtë,jemi familjar,
s´guxojmë ta braktisim, nderin tonë të dëlirë,
që t´veprojmë pa t´drejtë, se jemi shqiptar!


PO komunikim, afrojmë dije, vlera,...
për t´mirën e popullit, në shërbim të Kombit,
JO degjenerim dhe pisllëqe tjera,
se na ndëshkon Zoti, përjetë mot pas moti!


Jemi dëshmitar, kohëve të fundit,
për ca fenomene, të poshtra, t´shëmtuara,
po bëhemi qyqar, nderit i hedhim llumin,
me sjellje kretene, papërgjegjësi t´treguara!


Nuk lihet Familja, për avantura t´pista,
nuk lihen Fëmijët jetim edhe pse me prindër,
ta dijmë mirë, se hilja, sjellë veç gjëra t´fëlliqta,
që qon ke ndasia e Qifteve n´divorcime!


Çështë tash kjo shëmti, që s´na japë nderë kurrë,
që prishim Familje, për një avanturë?!
Me këso dukurishë, askush s´bëhet "burrë",
është pisllëk me hile, që sjellë katrahurë!


Nëse ca nga ne meshkujt, bëhen qen t´tërbuar,
dhe familjet prishin, shtazarakçe për epshe,
bëj Apel ke femrat, më gjatë për t´menduar,
lumturi t´mos nisin, mbi tragjedi të të tjerëve!


Le t´iu vie pak keq, nga fëmijtë jetimë,
sepse loti i tyre, do i ndjekë përjetë,
s´do ketë Zot, por Dreq, që do iu japë ndëshkim,
s´do kenë pikë fytyre, ska Dhe që i tretë!


PO, le të njohtohen, të rinjë dhe të reja,
që nuk janë t´martuar, e nuk kan fëmijë,
le të dashurohen, mos iu ndaltë hareja,
qofshin të bekuar, në trashëgimi!


Andaj, shkurt e shqip: - Ndal, prishjet n´Familje!
- Ndal dhe avanturat, dashuriçkat plot hile!
Le t´mbretëroi arsyea, morali dhe karakteri,
të ruhet Dashuria, Familja dhe Nderi!!!


Mentor Thaqi VS., 09.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!! Empty Re: Mentor Thaqi:Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!!

Mesazh nga Hotianni Thu Aug 25, 2011 6:37 pm

Poezi mjaft e mire dhe domethenese z. Mentor Thaqi

Hotianni

Numri i postimeve : 2
Registration date : 25/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi