Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu

Shko poshtë

Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  Empty Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 12, 2011 2:00 am

Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu



Përvjetor i vdekjes së humanistit, Xheladin Strazimiri dhe 14-vjetorin e zhdukjes së nipit të tij, Prof. Burhan Strazimiri

Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  Xheladin%20Strazimiri,%20Hamide%20Egriu-e%20bija,%20Qamil%20Strazimiri-i%20biri

Xheladin Strazimiri 1845-1925, Hamide Egriu-e bija 1910-1974 dhe Qamil Strazimiri-i biri 1904-2004



Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  3929_0_0_100x137_images_stories_Autor_Ibrahim%20Egriu

Ibrahim Egriu
Shkruan: Ibrahim Egriu - Xheladin Strazimiri, lindi më 1845, në fshatin Pocest të Peshkopisë dhe ndërroi jetë, më 1925. Me profesion bujk dhe i ka takuar shtresës së vegjëlisë; këshilltar dhe delegat në kuvendet e Nëntë Maleve të Dibrës, mendjemprehtë, fjalëzjarrtë dhe patriot i shquar shqiptar.


I brumosur me ndjenjën e humanizmit patriotik, me urtësi e fisnikëri, jetoi dhe veproi në periudhat më të errëta të intrigave, dallavereve, të shfrytëzimit e të eksploatimit të popullit tonë nga ana e anadollakëve e të veglave të të tyre, marioneta të pushtetit osman.

Tërë jetën, duke sakrifikuar moralisht e materialisht, Xheladini veproi për një të ardhme më të ndritur e të pavarur të popullit të popullit shqiptar.

Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  3929_0_0_300x236_images_stories_Artikuj3_dinegriu

Gjurmëve të gjyshit: Nipi i tij atdhetar i ndjerë, Din Egriu


Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  3929_0_0_171x236_images_stories_Artikuj3_naxhiegriu

Biri i Dinit, stërnipi poashtu i ndjerë i Xheladinit, luftëtar i shquar në betejën e lavdishme legjendare të Koshares-dëshmori "Naxhi Egriu"


Ky burrë sypatrembur, kurrë s’i përfillte ligjet e osmanlinjve dhe asnjëherë s’u pajtua me krerët shqiptarë servilë e kapadahi, pavarësisht se i mungonte Sofra. Emri i Xheladin Strazimirit jehoi anë e kënd Krahinës së Dibrës, veçanërisht tek shtresat e ulta të vegjëlisë. Andaj, duke depërtuar thellë në shpirtin e vegjëlisë, atij i besuan tre poste:

1. -Këshilltar për zgjedhjen e të drejtave të popullit të Maqellarës me rrethinë.

2. -Anëtar në Këshillin e Organizatës së Abetares.

3. -Delegat në Kuvendin e Nëntë Maleve të Dibrës.

Sipas të dhënave të pleqve, në Kuvendin e Nëntë Maleve, që u mbajt në Maqellarë, fjala e tij përshëndetej e përqafohej nga të gjithë të pranishmit. Në Kuvend janë parashtruar çështje mjaft të rëndësishme, siç janë: -marrja e të rinjve shqiptarë ushtarë në ushtrinë turke, pagesa e taksave dhe e tatimeve dhe hapja e shkollave në gjuhën tonë.Proverb
“Njeriu që nuk interesohet
të mësojë preardhjën e prindërve
dhe farefisit të vet, shëmbëllen
majmunit të humbur në gjungël”



Siç dihet, në atë kohë, vëllavrasja si plagë e kahmotshme, ka ekzistuar edhe në Krahinën e Dibrës së Madhe. Kjo veti e ka shqetësuar pa masë këtë plak mentar, i cili ishte i lidhur ngushtë me popullin, si thoji me mishin, veçanërisht me shtresat e varfëra, të cilët nuk kanë gëzuar kurrfarë të drejtash morale e materiale, jetësore e ligjore. Ai me plot vigjilencë, fleksibilitet e matutri, diti si ta mbështesë e ta marrë në mbrojtje vegjëlinë nga kurthet e intrigat e osmanlinjve e të bajraktarëve të ndryshëm.


Siç bëjnë të ditur disa pleq të moshuar, derisa Paria e atëhershme përdorte hurin e zjarrit në popull, Xheladin Strazimiri, me ibrik uji përpiqej të shuante çdo konflikt e të pajtonte sa më shumë gjaqe, ashtu siç veproi në vitet e’90-ta në Kosovë, Anton Çeta.

Për të gjitha ato merita e sakrifica që i bëri Xheladini për t’i dalë në ndihmë vegjëlisë, këngëtari popullor ia thurri këto vargje:

Kush e mblodhi Xhelizin
( Kuvendin ) e tretë,
Strazimiri me Pocestë.
Ky burr’ burri dai,
e ka idealin për Shqipëri.
Sa madhështor ky Xhelisë,
I dha dritë gjith’ naisë.
Kur kuvendoi ai Xhelis’
i dridhej zemra gjith’ Turqis’.


Si shembull konkret, rrëfejnë dëshmitarët për dy vëllezërit: -Haxhi dhe Ramadan Burnazi, të cilët për nevojat familjare shkojnë në Dibër të Madhe tek Maliq Begu dhe huazojnë një sasi të hollash me kamatë (interes) për një kohë të caktuar. Mirëpo, me plotësimin e afatit, të dy vëllezërit s’ishin në gjendje që ta paguajnë borxhin gjatë asaj periudhe, atëherë, Maliq Begu shkon në fshatin Pocest që t’ua konfiskojë pasurinë e tundshme me përdhunim vëllezërve -Burnazi. Mirëpo, kur Begu në fjalë e përfundon konfiskimin në tërësi, mandej e nis karvanin me sende te konfiskuara në drejtim të Dibrës; në ato çaste, vetëtimthi, me armë në dorë, del në pritë plaku gojëmbël dhe mendjemprehtë, Xheladin Strazimiri me disa fshatarë të tjerë trima, ndaloi karvanin, duke iu drejtuar Maliq Begut me këto fjalë: ”Deri sa të kemi frymën e fundit, kurrë s’do lejojmë të kryhet konfiskimi i djersës së fshatarëve, por sa më parë të kthehet karvani me bagëti, se për ndryshe do të bëhet gjaku deri në gjunj”.

Maliq Begu, me të vërejtur vendosmërinë dhe këmbëngulësinë e trimit Xheladin me shokë, ai dorëzohet pa kushte. Duke mbetur duarthatë si Ali Çiçja me lëkurat, pa kamatë, pa para e pa plaçka të konfiskuara. Raste dhe shembuj të tillë kanë ndodhur edhe me bejlerët e Maqellarës, të cilët poashtu u jepnin fshatarëve fukarenjë para me fajde (me kamatë). Këto forma të aplikuara nga beglerët e Dibrës së Madhe e të Maqellarës, vendosmërisht i kundërshtuan këshilltarët e Zonës së parë nga Xheladin Strazimiri, i cili me elikuencën dhe oratorinë e fortë që ia kish falë natyra, gjatë debateve me bajraktarë të ndryshëm, fajësonte beglerët për dhënien e të hollave me fajde (me interes) fshatarëve të varfër, të cilët s’dispunonin pasuri të tundshme, por çdonjëri prej tyre ka pasur nga një bisht dhe apo deleje, lope apo kali. Ai, i sugjeronte bejlerët që të dinë se kujt t’ia japin paratë me interes (kamatë).

Gjatë sundimit të Austrisë në Shqipëri, bejlerët e Maqellarës së bashk me një oficer austriak, shkojnë në fshatin Pocest për të grabitur ujin e burimit ”Cercec”. Me atë rast, me të marrë të dhënat për një veprim të tillë, këshilltari Xheladin, menjëherë mobilizoi fshatarët: burra e gra, pleq e të rinj, me armë në dorë e zhbllokuan burimin. Kështu që nga ajo forcë e madhe mobilizuese e masës, pushtetmbajtësit në fjalë, kthyen me turp nga patën ardhur.

Po të njëjtët bejlerë, kryen edhe një veprim tjetër të shëmtuar tek popullata e Zonës së Maqellarës me rrethinë. Ata, pa pëlqimin e masës vendosën që nga 4 - 5 veta nga çdo fshat t’ua dorëzonin autoriteteve austriake, të cilët do t’i dërgonin të kryenin punë tepër të vështira, diku larg në Serbi. Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  Daja%20Qamil%20Strazimiri%20dhe%20Nipi%20Ibrahim%20Egriu

Takimi i fundit - Daja Qamil Strazimiri dhe Nipi Ibrahim Egriu
Në listën e fshatarëve, që duhej të shkonin ishte edhe Ragip Gjoni, babai i Osmanit e të tjerë. Mirëpo, pasi informohet Xheladini për një aksion të tillë, ai, si këshilltar pengoi dërgimin e fshatarëve në Serbi.

Siç rrëfeu kryeplaku i zgjuar, Aqif Rustem Spahia dhe shumë pleq të tjerë, bëjnë të ditur se nëpër konaqe dhe oda burrash, flitet dhe sot e kësaj dite me respekt e krenari për plakun e zgjuar, trim e fjalëzjarrtë, Xheladin Strazimirin, i cili, jo vetëm që i dha emër fisit Strazimiri, por emri i tij përmendet anë e kand Shqipërisë e Kosovës.

Në vitet e pas luftës, pleqtë e Maqellarës e të Pocestit, parashtruan kërkesën tek përgjegjësi i Muzeumit të Maqellarës -Tosum Xhemili, që kooperativa e Maqellarës të pagëzohet me emrin e Xheladin Strazimirit, mirëpo kërkesat e tyre s’u përfillën përshkak të birit të tij -Qamilit, i cili paskësh qenë oficer i mbretit-Zog.

Mbesim me shpresë se në të ardhmen, popullata e asaj treve, do t’ia jep vendin e merituar edhe këtij trimi-humanisti të vegjëlisë.

SQARIM: Të dhënat i mblodhi biri i tij, tani i ndjerë-Qamil Strazimiri, i cili, më 20 shtator 2003, gjatë vizitës sime në Shijak, se bashku me mikun tim të çmuar suedez, kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Suedi - Kosovë, z. Anders Vessman, alias-Iliriani. Ai, gjatë ndarjes me lot në sy, m’i ofroi këto të dhëna e më luti që këto informacione të babait të tij e gjyshit tim të dalin në dritë. Ndaj, obligohem moralisht që me rastin e Përvjetorit, dëshirën e tij të zhurritur t’ia plotësoj.


Pra, më 19 shtator 03, morëm pjesë në Mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë së bashku me intelektualin suedez, mikun e madh të shqiptarëve, Anders Vessman dhe, për herë të fundit shfrytëzuam rastin dhe u takuam me Dajën Qamil në Shijak. Ai, megjithë se i kish mbushur 99 vjet, akoma dukej i freskët dhe mund të bisedohej me të, veçanërisht z.Vessman, i cili fliste me të në gjuhën shqipe, u befasua në vitalitetin dhe mençurinë e tij. Në anë tjetër, gjatë bisedës u prekëm që të dy kur na rrëfente për zhdukjen e birit të tij, prof. e gjuhës e të letërsisë-Burhanit. Kurrë s’mund të harroj diegën e djalit tim, i cili më 1997 shkoi në Greqi dhe e zhdukën pa nam e pa nishan! Mandej vazhdoi: -Dhe sot e kësaj dite, bashkëshortja e tij, Teuta dhe djali Herolindi, nuk dijnë asgjë për të.


-Një fjalë popullore thotë: ”Peni i përngjet gëzofit” ndaj dhe Daja Qamil i përngjiste në shumë aspekte babait të vet, ashtu mendjemprehtë, bujar, i dashur, atdhetar, oficer i dalluar në kohën e mbretrisë së Ahmet Zogut, i cili gjithmonë e ëndëronte një Shqipëri të bashkuar e të përqëndruar kah Perëndimi e jo kah sllavizmi.

Dritë i bëftë shpirti dhe, dheu i Shijakut i qoftë i lehtë !Portret - Kujtime - Biografi - Një jetë në shërbim të vegjëlisë - Ibrahim Egriu  Daja%20Qamil,%20Mensure%20Egriu,%20Teuta%20dhe%20Ibrahim%20Egriu

Nga e djathta:-Daja Qamil, Mensure Egriu, Teuta -bashkëshortja e Prof. Burhanit të zhdukur, dhe Ibrahim Egriu. Shijak, gusht 1990 v.

Malme – Suedi, 10 mars 2011, -Me nderime, nipi i tij - Ibrahim Egriu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi