Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë Empty Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 4:10 am

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_LAPSH
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_AbasFejzullahiOnex, më 1 mars 2011
NJË KUVEND PUNE PËR LAKMI
I LAPSH”NAIM FRASHËRI” I KËSHILLIT KANTONAL GJENEVË
Nga: Abas Fejzullahi
Kuvendi filloj punën në ora 20:00 dhe përfundoi në ora 21:45, ashtu siç ishte planifikuar sipas pikave të rendit të ditës, udhëhequr nga kryesia e punës me kryetarin z.Agim Paçarizin, i cili paraprakisht kishte përgatitur e shpërndarë të gjithë materialin me të dhëna të nevojshme për punimet e Kuvendit për të gjithë pjesmarrësit (në shqip për shqiptarët dhe në frengjisht për mysafiret), dhe përfundimi i Kuvendit në kohën e planifikuar, ishte vërtetë për lakmi, sepse çmohej dhe vlerësohej koha.
v Z.Agim Paçarizi, kryetar në emër të LAPSH në Gjenevë, në emër të kryesisë dhe në emrin e tij përshëndeti afër 50 pjesëmarrës në Kuvend dhe mysafirët:
Ø Konzulin e Republikës së Kosovës në Gjenevë Z. Benjamin Nikoliqin, Koordinatorin e LAPSH për Zvicër Z. Hamez Morina bashkë me kordinatorin kantonal të Solloturnit Z. Abas Fejzullahi.
Përfaqsuesen nga DIP Zonjën Miriam FRIDMAN-WENGER, Z. André Castella, përfaqsuesin e Zyres për integrimin e të huajve, Zonjen Anne-Marie Parini, e cila sonte merrte pjesë në punët e kuvendit në cilësin e kontabilistes (fiducierës) së cilës ia kishin besuar kontrollimin e kontos së LAPSH.
Gjithashtu Z. Claude Dupanloup i cili nga shtatori i vitit 2010 i është bashkangjitur vullnetarisht për të ndihmuar kryesisht rreth ndihmave financiare.
Ø Përshëndeti përzemërsisht antarët e kryesisë dhe të gjithë ata që ndihmuan në punën e shenjtë të arsimimit. Një falenderim të veçant ua drejtoj mësueseve të cilat punuan pa asnjë hezitim me mbi 200 nxënës. Angazhimi i tyre nuk kishte munguar asnjëherë edhe pse në vitin 2009 nuk patën mundësi t’ua paguajnë pagën për të gjithë muajt.Që të mos ketë pengesa rreth ndihmave financiare ata priten nga autoritetet kantonale dhe u deklaruan të heqin dorë nga mbetja vetëm e vetëm që puna e shkollës shqipe mos të ngec.
Pas miratimit të raportit nga Kuvendi i kaluar, rrjedha e punimeve vazhdoi me miratimin e të gjitha raporteve dhe akteve tjera sipas rendit të ditës duke bërë edhe shkarkimin e kryesisë së më parshme. Bënë zgjedhjen e Kryesisë së re sipas propozimeve dhe pranimit nga të propozuarit, rizgjedhjen e kryetarit z.Agim Paçarizi, i cili u propozua nga të pranishmit, pjesëmarrës të Kuvendit dhe u votua nga të gjithë pjesëmarrësit, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, dhe u bënë freskime me anëtarë të rinjë.
Kryesia e Re :
Agim Paçarizi, kryetar, Ali Mehmeti, Fadil Avdiu, Idriz Zeqiraj, Emrush Morina, Izet Ibrahimi dhe Mirishahe Limani.
v Z. Ismet Kurteshi, ish antarë i kryesisë, në mes tjerash foli për meritat dhe punën e pa lodhëshme që ka bërë dhe po e bënë z.Agim Paçarizi, fal të cilit edhe shkolla shqipe tani po gëzon ketë mbështetje nga shteti i Gjenevës, andaj, propozoi që në takimin e ardhshëm të LAPSH, me 13 mars për festat e 7 e 8 marsit, t`i ndahet MIRËNJOHJE z.Agim Paçarizit.
Paraqitja e të dhënave konkrete për MPSH në kantonin e Gjenevës në raportin e punës, të cilin e kishte përgatitur kryetari z.Agim Paçarizi, ishte gjithëpërfshirës dhe konkret, lidhur me të gjitha vështërsit e përcjelluera dhe përballuara me sukses si rreth përfshirjes së nxënësve në MPSH qe se kalon 22% pa lënë anash edhe vështërsit financiare, megjithate rezultatet në punën e shenjtë edukativo arsimore, janë të pranishme.
v Vështërsitë, ballafaqimet dhe ndihmat:
Në vazhdim të paraqitjes së raportit me të dhëna z.Agim Paçarizi në mes tjerash njoftoj pjesëmarrësit se: Vitin 2010 e kemi fillua me veshtirësi duke marrë parasysh se nuk kishim ndihmat e duhura për vazhdimin e punës, por, fal ndihmave që na ua ofruan nga përfaqësuesit e DIP dhe BIE, LAPSH mori një ndihmë nga Loterie Romande prej 49'000.- Fr, me vendimin e Zotni François Longchamp, këshilltar i shtetit. Gjithashtu një ndihmë speciale prej 8'000.- Fr, akorduar nga Zotni Charl Beer, këshilltar i shtetit dhe udhëheqës i DIP duke mos harruar edhe ndihmën për materiale shkollore që na ofrohet qe disa vite.
Komunat kryesisht na janë përgjigjur pozitivisht në kërkesat tona me një shumë rreth 37'000.- Fr, si ; Ville de Genève (Z. Tornare), Carouge (Znj De Haller, Lancy (Z. Baertschi), Meyrin (Znj Boget), Onex (Mme Kast) dhe Vernier (Z. Apotheloz), ndihma keto që na ua ofruan në bazë të numrit të nxënësëve që ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Gjithashtu duhet përmendur edhe pagesat e prindërve që falë dërgimit të fakturave me rregull për vitin 2010 ka qenë mbi 17'000 Fr.
Dhe në fund duhet përmendur ndihmën nga shteti i Kosovës që na ka ofrua me dhënjën e teksteve shkollore falas në një shumë mbi 10'000.-Fr (librin e I- që përbën 7 fletore pune për ciklin e parë).
Këto ndihma financiare janë bazë themelore për të sigurua mbarëvajtjën e misionit tonë. Na mundsojnë gjithashtu që ne të zvoglojmë shumën e obligimeve nga prindërit në krahasim me rregullorën e LAPSH në nivel Zvicërre, me që kemi konstatuar se kjo edhe ka qenë pengesë për përfshirjën e nxënësëve në mësimin plotësues. Sepse nga shenimet që kemi për nxënësit në shkollat e vendit që kanë të deklaruar gjuhën shqipe si gjuhë amtare, vetëm 21.16 % të tyre e ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Nga komunat ku e zhvillojmë mësimin gjendja është : Gjeneve nga 302 vetëm 20 në dy klasa, Meyrin nga 74, 42 në 3 klasa, Vernier nga 191, 42 në 4 klasa, Onex nga 62, 11 ne 1 klasë, Carouge nga 43, 21 në 1 klasë, Thônex nga 21, 9 në 1 klasë, Versoix nga 41, 14 në 1 klasë, Lancy nga 95, 31 në 3 klasa dhe Plan-Les_Oates nga 29, 7 në 1 klasë, kurse në Grand-Saconnex dhe Chêne-Bourg edhe pse kemi mundesin të kemi klasa nuk ka interesim nga preindërit.
Shifrat që paraqita janë për nxënësit nga mosha 7-12 vjeq me të cilët kryesisht punojmë ne në kantonin e Gjenevës.
Për ketë arsye kohëve të fundit ju kemi drejtua autoriteteve kantonale që të rrisin mbështetjën financiare, dhe që puna jonë të prezentohet sa më e qartë me të gjithë ata që bashkpunojmë këtu në Gjenevë, ne sonte do të aprovojmë Statutin e ri për LAPSH në Gjenevë të përpiluar në mbështetje të ati ekzistues të LAPSH për Zvicër, theksoi mes tjerash në raportin e paraqitur z.Agim Paçarizi.
v Z.Paçarizi, në vazhdim paraqiti rolin e LAPSH në ruajtjën e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek fëmijët tanë këtu në Zvicër dhe rëndësin e saj për të ndihmuar integrimin e tyre në vendin ku jetojnë duke ruajtur lidhjën me atdheun.
v Lidhur me dilemat që herë herë paraqitën te prindërit me mendimet e paragjykimet jo të drejta tek disa se nëse fëmijët shkojnë për të mësuar gjuhën amtare, do të kenë pengesa e vështërsi në mësimin e gjuhës vendore ku i vijojnë mësimet e rregullta, Z. Ali Mehmeti njoftoi pjesëmarrësit për dy mysafirë të ftuar, njëri me prejardhje nga Guatamala Z.Jean-Paul DEROUTTE dr. i biologjisë dhe biznismen, dhe tjetri nga Kosova ,Z.Besnik AHMETI, ekonomist i diplomuar në HEC Gjenevë, të cilët me vendbanim janë në Gjenevë.
v Z. Jean-Paul DEROUTTE nga Guatamala dha një shpjegim të thukt dhe mjaft të argumentuar, nga jeta dhe përvoja e tij vetjake se mësimi i gjuhës amtare, praktikisht ndihmon shumë edhe në lehtsimin e mësuarjes së gjuhëve tjera dhe përshtatjen e tyre më leht dhe më shpejtë për nevojat e përditshmëris dhe edukimit në përgjithësi.
v Z. Besnik AHMETI nga Kosoava, tha se shkollën fillore, te mesme dhe studimet për kontabilist i ka kryer këtu në Gjenevë. Falë prindërve të tij të cilët kanë kërkuar nga ai që në familje duhet të flet vetëm shqip, dhe falë MPSH që e ka ndihmuar shumë në mësuarjen e gjuhës shqipe, tue krijuar shprehi për lexim shqip, kështu ka përfitue njohur për kulturën, traditen e historinë popullit shqiptar, po e kanë ndihmuar në përvetsimin e mësimeve edhe në gjuhën Frenge e të tjera. Ju bëri thirrje prindërve që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në MPSH, që do t`ju ndihmon shumë për ta ruajtur gjuhën amtare e për t`u njohur më mirë me trashgimin kulturo-historike të atdheut nga kanë ardhur këtu në mërgatë, ashtu siç i ka ndimuar edhe atij.
Në fund të punimeve të kuvendit për pjesëmarrësit kishin përgatitur e çelur pije freskuese, për shtimin e oreksit parangrënies, në këtë mënyrë u krijuan kushtet e përshtatshme për të vazhduar bisedat sidomos me mysafirët, të cilët interesoheshin rreth nxënësve shqiptarë e MPSH.

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_LAPSH1
Kryesia e punës në mes z.Agim Paçarizi,kryetar duke paraqitur raportin e punës, Ali Mehmeti, sekretar dhe Fadil Avdiu,arkëtar

Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_2
Z. Claude Dupanloup duke folur i cili nga shtatori i vitit 2010 është bashkangjitur vullnetarisht për të ndihmuar LAPSH, kryesisht rreth ndihmave financiare.
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_3
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_4
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_5
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_6
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_7
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_8
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_9
Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë U1_10
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi