Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:KERMABO NË RENDIN E TRETË TË PROTOKOLLIT SERB

Shko poshtë

Teki Dervishi:KERMABO NË RENDIN E TRETË TË PROTOKOLLIT SERB Empty Teki Dervishi:KERMABO NË RENDIN E TRETË TË PROTOKOLLIT SERB

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:47 pm

KERMABO NË RENDIN E TRETË TË PROTOKOLLIT SERB

Teki DËRVISHI


Sipas B-92, që citon kumtesën zyrtare të Qeverisë serbe, vizita e Kermabosë u bë në kuadër të planit për dialogun me Beogradin, të definuar në raportin e KS (nëntor 2008), ku është precizuar implementimi i 6 pikave. Prandaj nuk kuptoj çka ka nevojë UNMIK-u të qëndrojë ende në Kosovë, kur ka kush implementon 6-pikëshin në “dialog” me Serbinë, prapa shpine të faktorit shqiptar.
Shefi i misionit të EULEX-it, zoti i nderuar shumë, francezi Iv de Kermabo, kërkoi nga zyrtarët e lartë (“zyrtarët e lartë”) të Qeverisë së Serbisë që ata të dërgojnë sinjale pozitive (“sinjale pozitive”) në mënyrë që (sipas sinjaleve) policët dhe gjykatësit serbë të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë. Kështu gjyqësia dhe Policia e Kosovës përveç gjykatës dhe policë kosovarë, do të kishte edhe serbë. Por kjo varet (nga sinjalet e Beogradit), a do të ketë a jo polici multietnike kosovaro-serbe (pa shqiptarë), apo kjo çështje do të mbetet në “letër kushtetute”! Kermabo në Beograd shqiptoi fjalën “serbë” (policë, gjyqtarë serbë). Nga ana tjetër, zoti Ban Ki Moon-i në Raportin e tij përmend emrin “shqiptarë”, “shqiptarët nuk e duan më UNMIK-un”. Po dalin serbë dhe shqiptarë, kurse “kosovarët” gjithnjë e më shumë po “tërhiqen” në një rezervat që mund ta gjesh vetëm brenda kopertinave të librit të Kushtetutës së Kosovës. Por kjo nuk i pengon mediat e Kosovës (në gjuhën shqipe) që ta mbajnë ende në index emrin “shqiptar”.
Në vizitë Beogradit, Iv de Kermabo, nuk u prit as nga presidenti as nga kryeministri i Serbisë, (së paku deri sot 20 mars ’09), kur konsiderohet e përmbyllur vizita. Ky injorim zyrtar ndaj BE-së është tipik serb, arrogancë instrumentale propagandistike, që “e bind” miletin (shqiptar) se serbët e mëdhenj ende nuk e pranojnë EULEX-in, kurse serbët e vegjël si Daçiqi e Bogdanoviqi garantojnë bashkëpunimin me EULEX-in në implementimin e 6-pikëshit. Po ja që kësaj here nuk varet më prej serbëve, por prej shqiptarëve (refuzojmë “6 pikat” e vdekura). Beogradi do të “japë sinjale” si mund të kontrabandohet “kthimi” i policëve serbë në Kosovë! Ushtrimet stilistike politike të OKB-së tashmë i ka përvetësuar EULEX-i nën “ombrellën” e UNMIK-ut. Presidentin dhe kryeministrin serb e zëvendësoi kori i zyrtarëve “të lartë”, që nuk ishin më shumë se ministra, si ai i financave (!) dhe ai tjetri i drejtësisë (!). Shumë poshtë – ministra, por ja që ishin së paku dy prej tyre mjaft “karizmatikë” dhe “autoritativë” që e pritën Kermabonë, dy tipa si Daçiqi dhe ky tjetri, po - Goran Bogdanoviqi, ministri “për Kosovën” në Serbi. Pastaj po thonë se “ndërkombëtarët” nuk i pranojnë “strukturat paralele”, jo po nuk e pranojnë Kosovën, përkatësisht, më falni, janë neutralë ndaj institucioneve të Kosovës. Përveç Bogdanoviqit, Kermabonë e priti edhe trashëgimtari i Slobodan Milosheviqit, kryetari i ESP-esit, Ivica i vogël Daçiq! Ky nuk shkon më gjurmëve të Miloshit, ndaj Kermabo e luti Daçiqin që ky të “dërgojë sinjale” që të kthehen policët serbë në Kosovë, por sinjalet nuk i ka më në koordinatat e Milosheviqit me “rastin” e dërgimit të policisë serbe në Kosovë, sidomos në vitin 1999, kur Daçiqi ishte dora e djathtë e Miloshit.
Këtyre tre ministrave të vegjël Kermbabo ua hapi zemrën dhe u tha se “ne (EULEX-i) as nuk merremi, as nuk flasim për statusin” (e Kosovës), mos kini frikë, se “EULEX-i në bazë statusore është neutral”, që do të thotë nuk e pranon njësoj (si Serbia) pavarësinë e Kosovës, dhe shtoi se “qëllimi i misionit (EULEX-it) është që ai të jetë plotësisht operativ (…) dhe në nivel teknik të lidhet me institucionet serbe”. Kermabo në Beograd e zbuloi faktin se BE-ja në mënyrë operative “lidhet me institucionet serbe” me kriterin e saj neutral ndaj institucioneve të Kosovës. Kermabo i tha Daçiqit, se prokurori i EULEX-it tashmë e ka dorëzuar ankesën kundër lirimit të Florim Ejupit. “Jini të sigurt se nuk do ta anashkalojmë këtë rast, se prokurori po vazhdon punën” kundër Florimit. Pra sipas Kermabosë, EULEX-i “neutral” do t’i nxjerrë para gjyqit të tij “krimet” e shqiptarëve ndaj falagnave të Milosheviqit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi