Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË

Shko poshtë

Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË Empty Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 10:58 pm

ORA ME KUKUVAJKË

Teki DËRVISHI


I vetmi ilaç kundër protestës është zhurma. Bërtit sa të duash “kundër”, kjo nuk quhet heroizëm, por është hipokrizi e individit që është i vetëdijshëm se kritika e tij do të hasë në murin e zhurmës, barrierën rubikonale nga ruhet komoditeti i sedrës konformiste, që plus dëshiron të prezantohet si “parimore”, heroike, kontribuuese “e çështjes”. Heronjtë e zhurnalistikës shqiptare janë patetikë dhe gjakpirës kundër individëve “të fuqishëm” në momentin kur këtyre “të fuqishmëve” u mungon mbrojtja institucionale, mbrojtja juridike, në mungesë të ligjeve dhe në anarki. A ka sot gjyqe që në bazë të të gjitha kodeve dhe konventave botërore mbi të drejtën e njeriut kanë nxjerrë paragrafë adekuatë në “kushtetutat” lokale të shteteve “të ligjit”, kështu që vrasja morale e porositur nga Beogradi dhe Athina vazhdon në kontinuitet.
Nëse e kritikojmë vetveten, kjo do të ishte e lejueshme dhe e preferueshme, madje, vetëm e vetëm në rastet kur, para se të tregoheshim trima kundruall “jofaktoritetit” ligjor dhe shtetëror të shqiptarëve, më parë t’i kritikojmë ata që sot e kanë në dorë “ligjin” e tyre të mbrojtur nga armata dhe policia, ligjin e tyre që e quajnë Rregullore, për shkak se “ligjet” e huaja mbi ligjet vendore, janë agregate të aparatit okupator. Kjo është sikur adoleshentët që bëjnë terror në familje, kurse në rrugë janë engjëj. Kështu jemi ne, patetikë e gjakpirës ndaj vetvetes sonë dhe engjëj të butë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, të armatosur me ushtri e polici elefantiste.
Kukuvajkat nuk pushojnë natë e ditë t’i bien stupc samarit, pa e prekur pak së paku bishtin e gomarit. Të lexosh dhe të dëgjosh mediat shqiptare të Ballkanit, del se shqiptarët vërtet janë po ata si i kualifikon analiza politike e majtistëve të Evropës nëpër almanakët e tyre dhe raportet e shërbimeve sekrete, si dhe drejtorateve invenstiguese të ministrive të jashtme të shteteve evropiane, e sidomos konservatorëve të sindromit kolonist afrikan. Pra marrin referenca zhurnalistikën mediokre të sadistëve skribomanë që kujtojnë se “kritika” e tyre është gjetje fushatore e denjë për skandale publike të konstruktuara nga volun-policia civile, që duke denigruar individët konkretë, harrojnë se inkriminojnë mentalitetin dhe kulturën nacionale. Kur jemi kaq shumë të disponuar kundër vetvetes, pse të kërkojmë nga të tjerët të na pranojnë! A nuk duhet njëherë (derisa të çlirohemi) të ishim së bashku, e jo kaq të “polemizuar” në fusnotat denigruese të polemikave brendashqiptare në mospajtimet e tyre të “përkatësisë” sonë lindore a perëndimore? Sedra e katundarëve që janë bërë intelektualë! Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që ende nuk e ka zgjidhur çështjen e vet nacionale, por brenda kombit të vet krijojnë “diversitete” të falsifikuara, të cilat le që nuk konfrontohen me argumente shkencore, po me shfrime urrejtjesh histerike-mazohiste. Ndërkaq ndaj të tjerëve që na kanë robëruar 600 vjet jemi shumë “kozmopolit”, “modern”, të çliruar nga “egoizmi” nacional, etj.
Këta të çmendur (të sëmurë) janë individë të dështuar në ambiciet e tyre për të arritur autoritet suprem dhe për dështimet e tyre kujtojnë se ka faj një pjesë e shoqërisë kombëtare shqiptare, dhe atë “pjesë shqiptare” e urrejnë edhe më shumë sesa do të duhej ta urrenin armikun shekullor. Mjafton të përballesh me mediat shqiptare dhe aty t’i shohësh intelektualët vandalë bizantinë, që po të kishin armë në dorë do t’i përdornin kështu si e përdorin lapsin për ta anatemuar moralisht kombin e tyre.
Panairi medial i turpit dhe anatemës ka nxjerrë në opinion figurat e diturisë absolutiste “kompetente” kulturore dhe politike, por të cilave në biografinë e tyre “krijuese” u mungon opusi minimal i veprës së shkruar. Ata nuk kanë vepra! Ata kanë ekrane dhe shtylla gazetash ku flasin pa ujem dhe si t’u vijë gojë, pikërisht për problemet që janë sot esenciale për çështjen kombëtare. Derisa të tjerët merren me ne, ne merremi me anatemimin e të gjitha vlerave që kemi, duke i nxjerrë në tezgë mediokritetet, që për mua nuk janë tjetër pos tradhtarë të kombit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi