Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvajti dhe Iraku premtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Kuvajti dhe Iraku premtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës Empty Kuvajti dhe Iraku premtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 15, 2011 7:08 pm


Kuvajti dhe Iraku premtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës



Kuvajti dhe Iraku premtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës 15.03.2011-ZKM-turqi-09Shtetet që i kanë premtuar kryeministrit Hashim Thaçi, se do ta shqyrtojë njohjen e Kosovës është Kuvajti dhe Iraku


Në margjina të samitit në Stamboll të Turqisë, kryeministri Hashim Thaçi ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit. Ky i fundit ka thënë se shumë shpejt Kuvajti do ta shqyrtojë seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve, njofton Zyra për informim e kryeministrit.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Stamboll, ka zhvilluar të martën një takim edhe me zëvendëspresidentin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve. Në takim, zëvendëspresidenti irakian i ka premtuar kryeministrit Hashim Thaçi që Iraku në një të ardhme sa më të afërt do të shqyrtojë njohjen e Kosovës së pavarur, që do të hap rrugë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të kryeministrit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi