Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës Empty Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 11, 2011 8:29 pm


Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës

Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës Koweit_11Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës Ku-map

Pas paralajmërimeve të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, Kuvajti edhe zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës, duke u bërë vendi i 85 që njeh shtetin tonë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se Qeveria e Kuvajtit ka njohur shtetin e Kosovës, ndërsa pritet që sot notën verbale t’ia dorëzojnë ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Ndryshe, të shtunën kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë, pati paralajmëruar se vendi i tij shumë shpejt pritet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Bregu i Fildisht është shteti i fundit që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Fakte rreth Kuvajtit

Kuvajti është shtet i cili shtrihet në Azinë perëndimore, kufizohet me Arabinë Saudite në jug, në veri me Irakun ndërsa pjesa tjetër e territorit laget nga ujrat e Gjirit Persik. Ka një sipërfaqe tokësore prej 17,820 kilometra katrorë me një popullsi afro 3.6 miljonë banorë me kryeqytet Kuwait City. Kuvajti është Monarki Kushtetuese e udhëhequr nga Emiri ose Sheiku, gjithashtu ka edhe Këshillin e ministrave i cili e zgjedh Kryeministrin e Kuvajtit. Për shkak të rezervave të mëdha të naftës Kuvajti llogaritet ndër 5 shtetet më të pasura të botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi