Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës Empty Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 9:43 pm

Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nefail MALIQI
Ekskluzive: Presidenti i Iranit, z. Mahmud Ahmadinexhad, flet për kombëtaren
Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës Sh_b


Ahmadinexhad: Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës --ah
Liria dhe progresi i arritur në rajon është meritë e popullit të Kosovës dhe gjithë atyre që i kontribuuan paqes dhe stabilitetit për t’u dhënë fund vuajtjeve të një populli i cili ishte me vite të tëra viktimë e një regjimi të egër.

Gjenevë/OKB, 21 prill
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, për të prezantuar në konferencën e OKB-së kundër racizmit, presidenti i Iranit z. Mahmud Ahmadinexhad për gazetën tonë ka shprehur satisfaksion për progresin e arritur në Kosovë si dhe për marrëdhëniet e mira me Tiranën zyrtare.
Pyetjes sonë se kur do ta njohë Irani pavarësinë e Kosovës, presidenti Ahmadinexhad për "Bota sot" u përgjigj: Sa i përket çështjes së Kosovës, ne i kemi përcjellë me mjaft përkushtim zhvillimet në rajon dhe mendoj se liria dhe progresi i arritur në rajon është meritë e popullit të Kosovës dhe gjithë atyre që i kontribuuan paqes dhe stabilitetit për t’u dhënë fund vuajtjeve të një populli, i cili ishte me vite të tëra viktimë e një regjimi të egër. Sipas tij, qeveria iraniane përshëndet progresin e arritur viteve të fundit në Kosovë dhe dëshiron që në rajon të mbretërojë paqja dhe stabiliteti, mbi të gjitha, në rajon të funksionojë shteti juridik. “Çështjen e Kosovës ne e kemi parasysh edhe tash pas shpalljes së pavarësisë. Pra, Irani ditëve të ardhshme do të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës… » tha në vazhdim Ahmadinexhad.
Pyetjes vijuese mbi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Tiranës, presidenti iranian z. Mahmud Ahmadinexhad për kombëtaren "Bota sot" është shprehur se "Irani ka marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë, sikur me shumë vende tjera botërore..."
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi