Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI

Shko poshtë

Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI Empty Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 10:52 pm

Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI 188351_1463620729607_1806157215_839893_200660_n
Më rastin e ditëlindjes:Ismet KRASNIQI

MIKUT TIM

Errësira e mbuloi Kosovën
ti u zhduke në ërrësirë,
Kriminelet t'kishhin marr
Për të qelë mëngjesi i vrarë.

Dora e zezë të pushkatoi
Të zi qofshin për jetë
- Ti je i gjallë
Kriminelet kanë vdekë.

Kosova frymon n'liri
pusho i qt në botën e amshuar,
Kandil i ndezur
Kurr i pashuar.

LUFTËTARËVE TË LIRISË

Kush i doli zot atdheut
Janë stër,ipat e Skenderbeut
Më flamur kombëtar
Më tri shkronja në ballë.

Jehojnë malët UCK
Këngë lirije tu këndu,
Pleq e t'ri në ushtri
Tër populli është me ju'.

Lufta jonë shumë jehoi
Edhe jetën pa kursy ,
Bota është me ne
Po kërkohet pavarësi.

Muri ra në kufi
Kosovë e Shqipëri jemi një,
Autostrada shkalla e parë
Drejtë bashkimit kombëtar.

LINDJA MESAZH JETE

Tymë e flakë del çdo anë
Të përndjekur me gra e fëmijë,
Karavani i gjatë nder male
Dojn më dal në Mal të Zi.

Kah po vjen o lum jarani?
Tymë e flakë nga Lug Barani,
Po ti o mixhok kah ke ardhë
Prej Vokshit - nëpër Halë .

Mos pyet burrë si kalove
Bjeshkë e lugje n'Rozhajë dola,
Dymbdhjet orë duke ec maleve
Shi e plumba mbi ne pa u ndalur.

I ndijsha njerëz tuj bertitë
Haj medet dojnë më na mbytë,
I kish vu në shpinë dy fëmijë
Lotë e shi janë përzi.

Duke ecur më shpejtësi
Një klithmë "of" u ndi ,
Ore njeri a po ndin
Koha erdh mê lind një trim.

HËNA

Hënë oj hënë
Të dua si nënë
Kur dielli përendon
Hëna ndriqon
Terrin e ban dritë
Nuk ti vret sytë
Dukesh edhe n'ujë
rrugën ia ndriqon gjithëkuj
Drita kur fillon me ardhë
Ndriqimin ti e ndalë
Dukesh e bardhë mbi re
Prapë qendron mbi ne...

E DUA...

E dua babin
e dua mamin
e dua tezën
Si nënë Terezën.

E dua tokën
E dua qiellin,
E dua ujë e ajr
E dua diellin.

E dua bukën
E dua Kripën,
E dua qumështin
Se ma shton rritën

E dua shkollën
E dua librin,
E dua mësuesin
Se ma mësoi alfabetin.

NIPI IM

E kam një np
Në fshatin Marali,
Ka dal me shokët n'mal
Për të sjell Liri.

Luftën e rrept po e fillon
Në armikun sulm panda,
në frontin e Rahovecit
- Nipi dëshlor më ka ra.

Erdhi lajmi në shtëpi
Djali i Juaj dëshmor ra,
Amanet nëna Zelfije
Për mu mos me qa' .

Me dëshmoret në UCK
Unë kam shku ,
Trupi im s'behet rahat
Kosova pa u çliru.

Përmendorja iu ka ngritë
Në me s te fshatit Murali,
Emrin e dëshorit "Ruzhdi Xhuliqi"
E mbanë shkolla më krenari.


________________

Edhe "Sofra poetike" ia uron ditëlindjën mikut Ismet Krasniqi ,duke i dëshiruar shendet , lumturi dhe suksese në krijimtari dhe jetë.
I festosh edhe 100 ditëlindje tjera!

Përgatiti për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi