Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes

Shko poshtë

Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes Empty Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 1:02 am

Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes 248554_2067461656002_1528638107_2307384_4127403_n

Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes

Pal Sokoli u lind me 6 qeshor të vitit 1959 në Radoniq-Gjakovë. Më 1979 kreu gjimnazin në Gjakovë.
Më pas studioi Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Prishtinës, ku edhe u diplomua. Vëllimi i tij i parë poetik: "Këmbanë e pëlcitur dhembja" u botua në vitin 2006 nga Shtëpia Botuese "Doruntina". Më 2007 publikoi tok me poetin Martin Çuni antologjinë poetike mjaftautorëshe: "Asht e gjak Arbërie", e cila u botua po nga "Doruntina". Në vitin 2008 u botua nga Klubi Letrar "Gjon Nikollë Kazazi", Gjakovë vëllimi i tij poetik "Unazë gjaku". Pal Sokoli jeton e punon në Vupertal të Gjermanisë.

Me rastin e ditelindjes se tij mikut dhe kolegut te nderuar Pal Sokoli e sjellim nje cikel poezish nga opusi i krijimtaise se tij.I urojme qe me shendet te mire ,i lumtur te kete shume suksese dhe mbaresi ne krijimtarine e tij letrare.



UNË DHE GURI

Në një bjeshkë të rrahur
gur i shpuar
Guri i zi-u
e pyes sa peshon
thotë jam kufi
e pyes për plagët
më flet sllavisht
e pyes për moshën
o zot! o zot!
më flet shqip
dhe shqip qan
si unë.

LUANI I PLAGOSUR

Mos e ngacmo Luanin
kur i plagosur është
plagen me plagë e sheron,
Luftëtarin e armatosur
mos provo
ta ç`armatosesh
se më parë i zbrazë
njëmijë fishekë,
Peshkatarit mos ja merr rrjetin
se peshkaqen bëhët
e vershimë deti
vargjet mos ja prek
se me to mund të të
vret edhe poeti.


URË MBI DETË

(Arbereshve të mi të dashur)

Urë mbi detin
e pa mëshirshem u bëtë
mos të shuhet fjalë e këngë
e amanete të pa thëna
e lot malli e mall te pa shuar
valëve te dalldisura
hartave detare arbëreshe
urë hapëruat
me hapa
me këngë e valle
me fjalë e vargë
mbi valë deti i ngritët
të kumbojnë shqip
viteve t`paluara të harrimit
mbi rrugët e kthimit
ju ngriteni Lapidar
ta shihni bregun tjeter
të zemres me sy.


URA E LOTIT

Notuam me urë kalistrof,
turbullirave vërshuese
e digë e bëmë trupin tonë...
urave vetëvrasje të mos behën.

Dhe mbi lotët tanë
prapë ndërtuam urat të reja
ura gjaku,
e pak ujë Drini,
me lot dhembje
dhe lot gëzimi...
Lot qe i derdhim në Ohër
në Preshevë,
në Cem,
e deri në Aadiratik,

U rrënofshin bjeshkët,
u rrënofshin bjeshkët
o deti Jon-ë...!


VALLE URASH

Vallëzojmë maje urave
si lule të gjalleruara,
me damarë gjaku të lidhura,
gjak do t`u japim
e gjak jepuni, pashë zotin,
mos te vyshken lulet,
se shemben urat,
se shembet diçka
nga une e ti
mot pas moti.


KORB I URITUR

Asgjë nuk ke në gjakun tim
përveç prangave të hekurta
dhe një pikë helmi
që për fundin tënd e ruaj.
“dashuri”e vjetër
Pse më vardisesh
lavire ,shtatit
më mbështillesh
të ma ndalosh rritën
e frymëmarrjen
dardhën e helmuar e ngrëna
të mos helmohet Dardhania
dhe ta shohë
fundin tënd trishtë
fundin tënd bish(ë)t.

Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes 187247_1528638107_6748513_n
Pregatiti:Seveme Fetiqi

Urime edhe nga unë i dashur Pal!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi