Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin...

Shko poshtë

Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin... Empty Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 12:46 am

Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin... 157830_100001450687111_166711_n
Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin...

Dora e zeze greke...!!!
18 mars 2011
Vllehët e sotëm, në një pjesë të madhe duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gërmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumë e shumë të tjerë që bënë histori me pushke e me penë në emër të flamurit të kombit shqipëtar.
Asnjë nga këta burra vllehë të shqiptarizmës nuk ishte grek, ashtu si të sotmit, që vetëm pensionin kanë të tillë.
”Ne vjemi të gjithëllehët grekë dhe të gjithë kemi pasaporta greke e marrim pension nga Greqia”, thonë edhe në Drenovë.
Himni i flamurit ka lindur pikërisht në këtë fshat, i shkruar nga një vlleh siç ishte Asdreni.
Poeti dhe publicisti i shquar që aq shumë vargje i kushtoi ketij vendi, vështirë se do të imagjinonte kur vdiq 66 vjet më parë, se do të vinte një kohë kur pasardhësit e tij do të ndiheshin grekë.
Në Floq, një tjetër fshat jo larg Drenovës nuk gjejmë qoftë edhe një familje të vetme vllehe.
Banorët thonë se ata janë larguar të gjithë vit pas viti.
Megjithatë, edhe në fshatin musliman të boshatisur nga arumunet, grekët kanë lënë shenjat e tyre. ”U detyrova që emrin nga Fahri t’a ktheja në Vangjel kur shkova në emigracion, pasi greku nuk më pranonte me emrin musliman, kështu që ndryshova pasaportën.
Dhashë 7 mijë lekë dhe e ndryshova”, rrëfen një banor i Floqit. Nga Floqi, ku dikur jepte mësim edhe këngetarja vllehe Eli Fara, kamerat udhëtuan drejt Voskopojës shekullore.
Në fshatin aq shumë të mpleksur mes historive e pretendimeve greke, arumunëve e shqiptarëve, realiteti është krejt i ndryshëm nga ai i Boboshticës e Drenovës.
”Faktikisht ne jemi shqipëtarë, jemi me kombësi shqipëtare dhe mbetemi shqipëtarë. Nuk ka sesi te jemi ndryshe”, thotë disi i tërhequr e i drojtur për shkak të pozicionit si prift i kishës ortodokse të Voskopojës At Thomai, edhe ai vlleh, lindur e rritur në Voskopojë.
”Edhe unë jam vllah, por jam shqiptar. Me aq sa di unë, gjuha vllehe është latine. Jam vllah lindur dhe banues në Voskopojë dhe këtu do të mbetem”.
Menjëherë pas viteve 90, Greqia vrapoi të kthente në grekë edhe popullsinë vllehe, sidomos në fshatrat përreth Korçës, Sarandës, Gjirokastrës e më tej, duke ofruar në këmbim pensione të majme.
Vllehët e sotëm, në një pjesë të madhe duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gërmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumë e shumë të tjerë që bënë histori me pushke e me penë në emër të flamurit të kombit shqipëtar.
Asnjë nga këta burra vllehë të shqiptarizmës nuk ishte grek, ashtu si të sotmit, që vetëm pensionin kanë të tillë./ereniku.net/e pergatiti per botim:n.syla/

Nexhmedin Syla:Vllehët e sotëm, pjesë e madhe, duket se kanë harruar paraardhesit e tyre, Gramenon, Gërmenjin, Kristoforidhin,Veqilharxhin... 166435_138975512827471_100001450687111_216317_1893622_a
"Në Prizren o në t'bukrin vend
Mblidhen trimat e bajne kuvend..."..mu kujtua kjo kenge e Enver Stafajt nga Akordet e Kosoves, qe dikur i madh e i vogel e kendonim kudo..une diten e fotos e kendova para shtepise se Lidhjes.../me degjonin rrethit po nuk e kisha gajlen/nuk me behej dert fare/..hahahaha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi