Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drejtori i “CNN-it arab”: Së shpejti “Al-Jazeera” ju flet në gjuhën shqipe!

Shko poshtë

Drejtori i “CNN-it arab”: Së shpejti “Al-Jazeera” ju flet në gjuhën shqipe! Empty Drejtori i “CNN-it arab”: Së shpejti “Al-Jazeera” ju flet në gjuhën shqipe!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 4:03 pm


Drejtori i “CNN-it arab”: Së shpejti “Al-Jazeera” ju flet në gjuhën shqipe!

Nefail Maliqi
Drejtori i “CNN-it arab”: Së shpejti “Al-Jazeera” ju flet në gjuhën shqipe! 26mustafa-bmaliqi
Mustafa Soung, drejtor i TV gjigant arab “Al-Jazeera” me redaktorin tonë Nefail Maliqi
Intervistë ekskluzive me z. Mustafa Soung, drejtor i televizionit gjigant arab “Al-Jazeera”


Dua t'ju them juve nga "Bota sot" diçka për herë të parë publike se ”Al-Jazeera” së shpejti, gjatë këtij viti, do të hapë një kanal televiziv në Sarajevë me emrin ”Al-Jazeera-Ballkanike” ku padyshim vend të posaçëm aty do të kenë Kosova e Shqipëria për shkak se lajmet për Kosovën dhe për shqiptarët do të emetohen në gjuhën amtare, pra në shqip!

Gjenevë/OKB - Drejtori i TV gjigant “Al-Jazeera”, z. Mustafa Soung, në intervistën ekskluzive për "Botën sot" flet përveç suksesit të këtij kanali televiziv që shpeshherë nga mediet botërore është quajtur si “CNN arab”, flet edhe për vendin e Kosovës dhe të shqiptarëve në këtë medium të njohur botëror, si dhe për hapjen e përfaqësive të “Al-Jazeera” nesër në Kosovë ose në Shqipëri.

Sa mbyllen disa mediume në gjuhën shqipe (siç ishte Radio Zagrebi ose BBC) kemi përshtypjen se po aq po hapen ditëve të fundit, ndoshta edhe më shumë kanale televizive apo radio në gjuhën shqipe sot në botë. Këtyre ditëve fjalë të mira kemi edhe nga televizioni gjigant arab “Al-Jazeera”. Lidhur me të gjitha këto edhe pse arabët, vendet myslimane, hezitojnë për njohjen e Pavarësisë së Kosovë flet ekskluzivisht njeriu kryesor i televizionit të njohur botëror “Al-Jazeera”, z.Mustafa Soung. Ky kanal televiziv sot ka më shumë se 2.500 veta personel në gjithë planetin, me rreth 100 milionë shikues.

“Bota sot”: Mustafa, fillimisht çfarë mund të thoni për televizionin tuaj “Al-Jazeera”, që e drejtoni ju. Si ia arritët që të krahasoheni me CNN e Reuters?

Mustafa nga “Al-Jazeera”: Jo vetëm në media, por çdo punë e cila fillon me lutje dhe në emër të Zotit, natyrisht për qëllime të mira, për mision të mirë në shërbim të popullit padyshim se do të shkojë mbarë. Mendoj se “Al-Jazeera” ka arritur këtu, ku është sot, për shkak se televizioni ynë bën një punë profesionale dhe të pavarur. Përveç kësaj shteti i Katarit me një gjenorizitet të madh mbështet financiarisht televizionin tonë. Dhe për këtë arsye ne hallin e financave nuk e kemi dhe kemi potencial të fortë për të mbuluar çdo hapësirë të planetit tonë me informacione ose me korrespondentët tanë. Përveç mbështetjes financiare ne kemi edhe mbështetjen tjetër mjaft me rëndësi, atë morale, dhe bashkë me këtë të fundit edhe liria e shtypit dhe raportimet e lira pa kurrfarë censure apo kontrolli janë elemente që e mbajnë televizionin tonë. Pra, pa këto tri elemente as ne nga ”Al-Jazeera” nuk do të ishim këtu ku gjendemi sot.

“Bota sot”: Z. drejtor, a mund të na thoni se cili është vendi i Kosovës, i shqiptarëve në televizionin tuaj ”Al-Jazeera”?

Mustafa nga “Al-Jazeera”: “Al-Jazeera” ka mbuluar zhvillimet tragjike të popullit të Kosovë gjatë luftës së fundit me Serbinë, ku shqiptarët ishin viktimë e krimeve, të masakrave dhe të gjenocidit serb në Kosovë. Madje gjatë kësaj lufte ne kemi pasur edhe emisione speciale dhe biseda me diplomatë, me personalitete të njohura botërore si nga SHBA-ja e nga vendet arabe, po ashtu edhe nga BE-ja dhe nga radhët e shqiptarëve për t’u njoftuar më realisht për situatën në rajon dhe për të gjetur mënyra dhe metoda për t’i kontribuar paqes dhe stabiliteti në rajon. Para këtyre ngjarjeve tragjike ne kemi ndjekur po ashtu edhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë. Tash “Al-Jazeera” vazhdon të mbulojë ngjarjet me rëndësi në rajon, për shembull edhe televizioni ynë sikur mediet e juaja në Kosovë e gjetiu i ka dhënë hapësirë të madhe zgjedhjeve të fundit në Kosovë, si dhe zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës dhe të presidentit të ri të vendit z.Behgjet Pacollit. Por ne kemi njoftuar sikur edhe mediet tuaja dhe ato ndërkombëtare edhe për aferën e fundit të senatorit zviceran Dick Marty për “trafik organesh” në Kosovë.

Kosova kur votoi Pavarësinë po ashtu lajmet ose emisionet tona në ”Al-Jazeera” hapeshin me Kosovën. Kështu edhe sot vazhdon, sa herë njihet Pavarësia e Kosovës, sidomos nga vendet Arabe, siç ishte njohja e Republikës së Kosovës nga vendi ynë, Katari. Por, duhet ta pranojmë se çështja e Kosovës në informacionet tona në “Al-Jazeera” më nuk është prioritet sikur dikur, gjatë periudhës së luftës ose gjatë kohës së shpalljes së Pavarësisë, por megjithatë ne me mjaft interesim përcjellim dhe paraqesim çdo zhvillim me interes kombëtar ose ndërkombëtar në Kosovë e në Shqipëri. Dua t'ju them juve nga "Bota sot" diçka për herë të parë publikisht se “Al-Jazeera” së shpejti gjatë këtij viti do të hap një kanal televiziv në Sarajevë me emrin “Al-Jazeera-Ballkanike” ku padyshim vend të posaçëm do të ketë Kosova edhe Shqipëria për shkak se lajmet për Kosovën dhe shqiptarët do të emetohen në gjuhën amtare të shqiptareve, para në shqip! Dhe kur të fillojë puna në Sarajevë e kanalit televiziv “Al-Jazeera-Ballkanike” ne do të startojmë menjëherë me hapjen e zyrave të “Al-Jazeera”-s në Prishtinë dhe në Tiranë, pse jo edhe në Preshevë e në Shkup.

“Bota sot”: Shqiptarët e Kosovës, si shumicë myslimane, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kanë pritur më shumë nga vendet arabe për njohjen e shtetit më të ri në Evropë. Por disa vende arabe si duket ende hezitojnë, pse ndodh kështu z.Mustafa?

Mustafa nga “Al-Jazeera”: Për vendin tim, Katarin, nuk mund të thoni kështu, sepse ne jemi nga vendet e para që kemi njohur shtetin e Kosovës. E sa i përket vendeve të tjera përballë njohjes së Kosovës duket më shumë se është çështje politike sesa ndonjë lloj distance nga raporti negativ me shqiptarët. Dhe t’ju them sinqerisht nuk e kuptoj pse disa vende arabe, organizata ndërkombëtare, si ajo e Konferencës Islamike ose Liga Arabe, pse nuk kanë marrë ende një qëndrim të qartë për njohjen e Republikës së Kosovës. Por, më duket se këtu ka edhe ndikime politike dhe disa vende arabe të përziera me popuj të tjerë nuk kanë guxim të njohin Kosovën, për shkak të pasojave që mund t’u dalin atyre në vend. Por, do të kisha shtuar për fund se Kosovës, megjithatë, i mbetet që për këtë të lobojë më shumë, të gjejë miq dhe të meritojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet arabe sidomos nga vendet myslimane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi