Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë?

Shko poshtë

A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë? Empty A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 11:29 pm


A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë?

A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë? Shtepia%20e%20bardhe

Arta Meha - Bota sot



Ndërtimi i rezidencës presidenciale përkatësisht i “Shtëpisë së bardhë” ka qenë ide e kamotshme presidentit të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës. Por duket se me shkuarjes në amshim të presidentit Rugova, u tret në harresë edhe ky propozim i tij. Në fakt sa ishte gjallë Ibrahim Rugova u nda edhe trolli për ndërtimin e rezidencës presidenciale, por më pas gjithçka u tret në harresë.

Sot 5 vjet pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova dhe 3 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës duket se është tretur krejtësisht në harresë ideja e ndërtimit të rezidencës presidenciale.

Një ofertë e dëgjuar këto ditë nga presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli ka riaktualizuar edhe njëherë idenë e ndërtimit të “Shtëpisë së bardhë”. Presidenti Pacolli para se të zgjidhej president i Kosovës kishte propozuar që i të ndërtonte një rezidencë presidenciale me shpenzimet e tij. Por duket se ai nuk kishte hasur në një mirëkuptim as nga komuna e Prishtinës e as nga Presidenca e kaluar.

Në fakt çështja e rezidencës presidenciale është e rregulluar edhe me nenin 2 të Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës në të cilin thuhet që Presidenti i Republikës së Kosovës pas si që ta marr detyrën, të vendoset bashkë me familjen në rezidencën shtetërore të Republikës së Kosovës. Megjithatë në mungesë të “Rezidencës Presidenciale” presidenti me kabinetin e tij, po vazhdojnë të punojnë brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës edhe gjatë vitit 2011.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi