Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shabani: Religjioni, ideologjia dhe vetëdija e njohur shtetërore, nacionale, klasore dhe politike...

Shko poshtë

Agron Shabani: Religjioni, ideologjia dhe vetëdija e njohur shtetërore, nacionale, klasore dhe politike... Empty Agron Shabani: Religjioni, ideologjia dhe vetëdija e njohur shtetërore, nacionale, klasore dhe politike...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 12:32 am


Agron Shabani: Religjioni, ideologjia dhe vetëdija e njohur shtetërore, nacionale, klasore dhe politike... U1_AgronShabani
Religjioni, ideologjia dhe vetëdija e njohur shtetërore, nacionale, klasore dhe politike...
Për fillim: kush ishim, kush jemi, cka (cfarë) duam dhe në cfarë (në cka) pretëndojmë?...
Nga Agron Shabani
Jetojmë në një kohë dhe botë moderne ose bashkohore të "tregut global" të vlerave të përgjithshme ose universale të kulturës dhe civilizimit të njohur njerëzor.Dhe, mbase në një "botë globale" të bashkëpunimit, progresit dhe integrimëve të gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale.Tregun global të vlerave dhe integrimet e lartëpërmendura kontinentale dhe interkontinentale me plotë të drejtë dhe me shumë arësye i synojnë dhe meritojnë edhe të dyja shtetët tona përkatëse ose respektive(Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë) së bashku me të gjithë njerëzit dhe popullin(kombin) tonë pa asnjë përjashtim.Në këtë Frymë të lartëpërmendur revolucionare, evolutive dhe epokale-historike është Fat i Madh që ndodhën, rodhën dhe u zhvilluan lufta dhe revolucioni i njohur clirimtar dhe patriotik i UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe kudo së bashku me të gjitha përpjekjet tjera clirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë shqiptar pa dallime të ndryshme fetare, politike, krahinore, politike, ideologjike dhe të tjera në këtë drejtim.Kjo donë të thotë se nën Embrellën e Lavdishme Clirimtare dhe Patriotike të UCK-së i bashkuan armët dhe u bën bashkë( si damarët e bashkuar të një trupi, të një zemre dhe të një gjaku) shqiptarët e besimit musliman dhe të krishtërë.Adem Jashari, Adem Demaci, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Fehmi Lladroci, Mujë Krasniqi, Elton Zherka, Përmet Vula, Agim Ceku, Anton Cuni, Mark Malota, Sali Cekaj, Agim Ramadani, Albin Kurti dhe kështu me radhë.Ashtu sic i bashkuan një trohë me herët mendjet, guximin, forcën dhe vullnetin e tyre intelektual, politik dhe patriotik dr.Ibrahim Rugova së bashku me intelektualët, profesorët dhe akademikët e njohur shqiptar si Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Rexhep Qosja, Sabri Hamiti, Bardhyl Qaushi, Anton Cetta, Anton Kolaj, Bujar Bukoshi, Milazim Krasniqi, Agim Vinca, Pajazit Nushi , Mehmet Kraja, Veton Surroi, Jusuf Buxhovi dhe shumë të tjerë.Ndërkohë që Mr.Ukshin Hoti së bashku me shumë komandant dhe luftëtarë të lirisë që po mbahen padrejtësisht nepër burgjet ose kazamatët e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare asokohe dhe sot ngelën si të thuash "pëngu"dhe plangu me i madh i të të gjitha zhvillimëve dhe procesëve të lartëpërmendura revolucionare dhe historike në vendin tonë.Sidoqoftë, inkuadrimi(historik) i Shtetit tonë ëmë-Republikës së Shqipërisë në Nato së bashku me Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UCK-së (gjatë luftës së fundit në Kosovë) si dhe të gjitha procesët tjera revolucionare , evolutive , politike, empirike, organike dhe historike në vendët tona përkatëse dhe respektive: I bëjnë dhe obligojnë sot shqiptarët(pa dallim feje, partie, krahine, rajoni ose ideologjie)të mendojnë dhe reflektojnë fuqishëm dhe pozitivisht në të gjitha drejtimet dhe segmentët e mundshme shtetërore, nacionale dhe historike në këtë Orë të Madhe dhe tepër Sublime të historisë.Shih për këtë edhe tendencat ose insinuatat e ndryshme(infantile , destruktive dhe dekonstruktive) mbi dallimet ose përcarjët e njerëzve dhe popullit ose kombit tonë mbi baza të ndryshme fetare, rajonale, krahinore, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera! Të dukën paksa retrograde, reaksionare dhe tepër rixhide e inkompatibile për momentin dhe rrethanat e lartëpërmendura epokale dhe historike nepër të cilat po kalojnë populli(kombi) dhe të dyja vendët tona përkatëse dhe respektive.Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë. Se këndejmi, grindjet dhe dilemat e ndryshme në mes vëllezërve të një gjuhe, të një trungu dhe të një gjaku (iliro-shqiptarëve pra!) rreth asaj " të jesh musliman, katolik ose ortodoks" nuk i bëjnë nderë askujt.Dhe, kjo aq me pak natyrës dhe karakterit të njohur( të shquar bëesa madje) të njerëzve dhe popullit tonë. Të cilët që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë jetuan(mbijetuan) dhe vazhdojnë të jetojnë në paqe, mirëkuptim dhe në një harmoni të pashoqe(biblike) fetare, kulturore , shpirtërore, rajonale, krahinore dhe historike .Dhe, kjo edhe përkundër kushtëve dhe rrethanava të njohura(specifike dhe shpeshherë besa madje edhe tepër dramatike) nepër të cilat kaluan dhe po kalojnë iliro-shqiptarët që nga antika dhe gjer me sot.Aty janë edhe faktorët e njohur etnologjik, etnohistorik, etnogjeografik , etnopsikologjik dhe të tjerë së bashku me natyrën, karakterin dhe strukturën e përbashkët skeletore dhe biogjenetike të njerëzve dhe popullit tonë pa dallim feje, partie, rajoni, krahine ose ideologjie.Që e formuluar dhe desëhifruar ndryshe kjo donë të thotë se iliro-shqiptarët para se të ishin të krishterë ose musliman në radhë të parë ishin (janë) vëllezër të një trungu, të një gjuhe dhe të një gjaku.Janë, ishin dhe do jenë përgjithmonë shqiptar.Dhe, jo "pjella të stepave ose shkrepave të ndryshme të Anadollit ose Azisë!", ose "llatin, grek" dhe të tjerë sic pretëndojnë t´i quajnë dhe kulifikojnë iliro-shqiptarët grupe dhe individ të ndryshëm të mbërthyer dhe katandisur dikund thellë nga melankolia e thellë emocionale dhe paranoidiale.Gjegjësisht, nga "logjika" dhe xhuha e vrazhë-rixhide dhe infantile-patologjike që në rastn konkret nuk janë asgjë tjetër përvec një recidivi të njohur fiksionësh të sëmuara totalitare dhe autoritaristo-komuno-pansllaviste nga kthetërat e të cilave grupët dhe individët e caktuar në fjalë nuk po mund të lirohën(clirohen) kurrë edhe përkundër faktit se janë viktimat kryesore të tyre.Pra viktima të "egos" dhe vetëvetës së tyre .Gjegjësisht, shpifjeve, insinuatave, spekulimëve dhe manipulimëve të ndryshme "senzacionale" dhe "bombastike" që i shpartallon dhe davarisë mengjesi së bashku me tendencat e tyre mbi përcarjet e shqiptarëve mbi bazat e mësipërme fetare, krahinore, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.Mbase, vëllezërit e një trungu, të një shpirti, të një fisi dhe të një gjaku të pastërt Arbëror.Jo zotëri! Nuk do të përcahen kurrë iliro-shqiptarët.Për "hatër" të askujt mbi këtë tokë.Shqiptar kanë lindur dhe shqiptar janë rritur, përsosur dhe zhvilluar që nga atëherë kur i Madhi Zot fali jetë dhe shpirtë mbi këtë tokë.Dhe, vetëm si shqiptar do vdesin(vdesim) për sa të jetë jeta. Këtu mbase qëndron edhe vërteta (esenca) me e rëndësishme ose kryesore mbi përbërjen(materien) dhe supstancën e përbashkët biologjike dhe strukturalgjenetike të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë-pa dallim.Respektivisht, në kodin e njohur familjar dhe patriotik dhe strukturën(supstancën) e përbashkët skeletore dhe gjenetike të shumicës së njerëzve dhe popullit tonë.Ndërkaq, lutjet, bindjet, idealet, bestitnitë, simbolet, sakramentët, meditimet, reliktët , kostumet ose besimet e ndryshme fetare, kulturore, ideologjike etj.Me tepër i përkasin si të thuash botës së brëndshme transcendentale , shpirtërore, emocionale dhe sociopsikologjike të grupit ose individit.Janë pra të natyrës dhe karakterit të njohur personal ose objektiv dhe subjektiv.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe Marëdhënjët ose Dimenzionet e njohura (vertikalo-horizontale) të Besimit dhe Lidhjeve tona emocionale , sensitive, spirtualiste, metafizike, ontologjikegjike, epistemologjike dhe të tjera me Hyjin(Zotin)-Gjeniun Suprem dhe Krijuesin e Gjithëpushtetshëm të shpirtit dhe jetës sonë mbi tokë së bashku me natyrën, përvojen, shfaqjet e ndryshme, interpretimet dhe karakterin e njohur emocional dhe sociopsikologjik të besimit tonë individual ose kolektiv .Ndonëse, pa i harruar këtu edhe botën e njohur transcendentale dhe metafizike si spjegim dhe një përgjigje konkrete dhe pragmatike(në kuptimin e njohur kognitivë dhe intrinzniko-ekstrinznik) ndaj pyetjeve dhe kërkesave të njohura fetare dhe sociopsikologjike të të gjitha feve(besimëve) dhe kulturave të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor rreth asaj se Hyji(Zoti) i dashur na ndihmon, na kupton dhe na pranon gjithmonë "mua dhe ty" së bashku me lutjet dhe kërkesat tona supstanciale, globale ose universale kur "unë dhe ti" e kemi mëse vështiri dhe kur kemi nevojë për ndihmën dhe praninë e fuqishme të Tij(Hyjit) në mendjen, trupin dhe në shpirtin tonë.Në këtë frymë besimi ose religjioni i formuar dhe integral sipas psikologëve dhe socioantropologëve të ndryshëm fetar dhe kulturor në radhë të parë e kanë peshën dhe funksionin e njohur të një "psikologjie të brëndshme"interaktive dhe inkarnative në mendjen(intelektin), intuitën dhe shpirtin tonë që paraqesin një "kosmos" ose "univers të vogël" në kontekstin e sipërpërmendur të lutjëve, kërkesave, meditimëve, sakramentëve, shfaqjeve, paraftyrimëve dhe interpretimëve të njohura fetare ose metafizike që iu përkasin kryesisht kërkesave dhe parashtresave të njohura transcendentale dhe ontologjike .Në anën tjetër ndërkaq, faktori i njohur njeri, gjegjësisht, e bukura e përgjithshme dhe e vecanta e jetës dhe botës së pasosur mbi këtë tokë .Së bashku me qenjën, krijesën, ekzistencën, përvojën, zhvillimin, procesët e ndryshme, fenomenët, nevojat e ndryshme dhe kërkesat iu përkasin kryesisht fushave të njohura të ontologjisë ose metafizikës së përgjithshme, epistemologjisë, antropologjisë së përgjithshme fetare dhe kulturore -si shkencë dhe një disiplinë e posacme holistike dhe filozofike mbi zhvillimin dhe primatologjinë e përgjithshme njerëzore dhe kështu me radhë.Dhe..të gjitha këto në kuptimin dhe dimenzionet e njohura të besimit ose një religjioni të integruar(integral) ose integrativë ku në radhë të parë njihen , pranohen, akceptohen dhe respektohen vlerat dhe parimet e njohura(globale dhe universale) të jetës së njeriut së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura themelore ose universale të të gjitha feve(besimëve) , kulturave dhe civilizimëve të ndryshme anëkënd globit tonë.Ndaj, mu për këtë si karakteristikë themelore ose supstanciale e një besimi të ndërgjegjshëm dhe integral(integrativ) janë:1.Besimi dhe rritja e besimit të gjithëmbarshëm fetar dhe qytetar;2.Kritikat, qortimet dhe qëndrimet e palëkundura(vertikale) dhe të ekulibruara ndaj gabimëve ose mëkatëve të ndryshme individuale ose kolektive.3.Jeta e rregulluar në menyrë kompetente dhe harmonike së bashku me moralin dhe përgjithësinë e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale dhe historike në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive.4.Edukata, kultura, mësimet dhe predikimet e vazhdueshme(sistematike) për të dashur, besuar, reflektuar, adhuruar si dhe për ta njohur dhe respektuar tjetrin.5.Zhëllimi dhe zgjërimi i njohurive, teorive, përvojave dhe praktikave të njohura fetare(religjioze) dhe metodologjike tek grupi dhe individi.6.Mirëkuptimi, përgjithësia dhe respekti i njohur individual dhe kolektiv ndaj institucionëve të njohura shtetërore ose qeveritare etj.Ndonëse, pa harruar ti cekim dhe trajtojmë këtu edhe kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional dhe historik -përballë trashegimisë së përgjithshme fetare, kulturore dhe historike në njerën anë.Gjegjësisht, përballë ideologjisë , imagjinatës dhe fantazisë së njohur fetare dhe sociopsikologjike në anën tjetër.Duke e vërë theksin këtu në Sociopsikologjinë e njohur Refleksive dhe Pozitiviste.Gjegjësisht, në sociologjinë e njohur funksionale dhe strukturaliste me qëllim të enkodimit, periodizimit , sistematizimit dhe interpretimit të njohur linear dhe metaestetik të zhvillimëve, procesëve , fenomenëve dhe teorive të ndryshme fetare, kulturore, simbolike, interaktive, ataraktive, inkarnative dhe të tjera që i kanë për qëllim studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike mbi rolin dhe funksionin e njohur individual dhe kolektivë të besimit ose religjionit në vetëdijen e përgjithshme shtetërore dhe nacionale të një vendi a të një populli në njerën anë.Si dhe të moralit të gjithëmbarshëm shoqëror ose qytetar në anën tjetër.Në këtë kuader ia vlenë të kujtojmë dhe reflektojmë një trohë mbi rolin, angazhimin dhe kontributin e pashoq të shumë misionarëve ose intelektualëve të ndryshëm fetar ose kulturor si At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, kardinal Koliqi, Fan Noli, Vëllezërit Frashëri, Hoxhë Tasimi dhe shumë të tjerë për cështjën e shënjtë të kombit dhe atdheut. Në anën tjetër ndërkaq, mësimet dhe porositë e njohura të mendimtarëve dhe socioantropologëve të shquar botëror ose ndërkombëtar si Clod Levi Strauss, Antonio Gramsci, Michel Foucalt, Ferdinand Braudel, Eduard Taylor, L.Henry Morgan, Georg Marcus, Erich Volf, James Clifford dhe të tjerë në ngritjen(themelimin), zhvillimin, përsosjen dhe afirmimin e Antropologjisë Moderne ose Bashkohore(Lëxo:Reinventing Antropology") -përballë "Anthropology and the Colonial Equality"(lëxo:"Antopologjia dhe barazia koloniale") në kontesktin e njohur të trendëve, standardëve, procesëve dhe zhvillimëve të sotme moderne ose bashkohore të "botës globale" ose "universale" dhe integrimëve të lartëpërmendura kontinentale dhe interkontinentale.Sikur iu bëjnë dritë dhe një shkëlqim të vërtetë ravijezimëve, konturimëve, eksplorimëve dhe unifikimëve (konvencionalizimëve) të gjithëmbarshme shkencore dhe kulturore në nivel global ose planetar.Dhe, të gjitha këto së bashku të etabluara, profilizuara , fokusuara, ravijezuar, konturuara, eksploruara dhe konvencionalizuara në dritën dhe retrospektiven e njohur të angazhimit dhe një kontributi të pashoq(epokal dhe historik) të doajenëve ose pionerëve të njohur të Antropologjisë së njohur (moderne) amerikane si John V.Pouell dhe Frenk Hamillton Cushing nga Instituti i njohur Amerikan për cështjët indiane("Buerau of Indian Afairs") dhe Instituti Amerikan i Etnologjisë("Buerau of American Ethnology")me seli në Uashington .Respektivisht, Franz Booa dhe të tjerë nga Universiteti i njohur i "Columbias" dhe Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës("American Museum of Natural History")në drejtim të konceptëve dhe formulimëve të njohura humaniste, shkencore dhe metodologjike mbi të "vecantën" dhe të "përbashkët" e njohur evolutive, empirike, burimore, zhvillimore, dialektike, materiale, historike etj. të të gjitha feve(besimëve) dhe kulturave të mundshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit tonë tokësor.Të mendojmë dhe reflëktojmë një trohë me thellë në evolucionet dhe revolucionet e ndryshme fetare dhe kulturore në dritën e arritjeve dhe përaprimëve të sotme industriale dhe teknologjike.Përkatësisht, në ligjet, formulimet , konceptët dhe teoritë e njohura evolutive, difuzive, burimore, materiale, organike, strukturaliste, funksionaliste dhe të tjera-përballë ligjëve, standardëve, principëve , tëndencave dhe teorive të ndryshme elitare, dominante dhe ekskluziviste me qëllim të njohjes së botës (jetës ) dhe shpirtit tonë në menyrën me të drejtë dhe me të përsosur (supstanciale dhe strukturaliste). E kundërta e tyre janë "trendet" ose tendencat e ndryshme( të njohura mbase) mbi "relativizimin e besimit dhe moralit të gjithëmbarshëm " njerëzor ose qytetar.Përkatësisht, tendencat e njohura(dominante dhe ekskluzivisto-apsolutiste) të Demagogëve, renegatëve dhe "apostujve" të ndryshëm pseudofetar, quazikulturor dhe antikombëtar mbi kontrollin, monopolizimet, fosilizimet, instrumentalizimet, privatizimet dhe komercionalizimet e tejskajshme (infantile dhe patologjike) të cështjëve dhe aspektëve të ndijeshme fetare dhe kulturore nën "moton" dhe "sloganët" e njohura mesjetare ose anarkoklerikaliste mbi kinse gjëja "rrezikimin e fesë kristiane ose katolike në Kosovë dhe Shqipëri nga ana e "vehabistëve" ose shqiptarëve të besimit musliman!" ose anasjelltas.Që nuk është aspak e vërtetë.Kësaj në rastin me të butë i thonë demagogji, hipokrizi dhe një skizofreni e papërmbajtur fetare dhe antikulturore që iu shkon për shtati vetëm"projektëve" dhe "planimetrive" të errëta (Antishqiptare ose Antikosovare) të qarqëve dhe strukturave të ndryshme(proserbe, proruse, progreke dhe të tjera..) që bëjnë sehirë dhe e tundin kokën mbi "arkivolët" ose "sarkofagjët" e ndryshme të një kohë (për ta) të pa kohë që së bashku me shpirtin dhe vetëvetën e tyre nuk po dijnë se ku ta varrosin.Dhe, kjo mu për faktin tashmë të njohur se etapat ose periudhat e ndryshme të inkuizicionit , herretikëve të ndryshëm dualist ose luftërave të ndryshme fetare ose kulturore në Europë ose dikund tjetër kanë ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë.Dhe, kjo pavarësisht luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale ose rajonale nepër vende dhe rajone të ndryshme të botës që në esencën ose supstancën e tyre konspirative dhe logjistike i kanë për qëllim të të drejtat, barazitë dhe liritë e lartëpërmendura globale ose universale në kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore.Aty pra ku pretendojnë dhe e kanë vendin iliro-shqiptarët me të gjitha tiparët, virtytët dhe karakteristikat e tyre të njohura fetare, kulturore dhe historike.Ta hudhim pra farën e respektit, dashurisë, bukurisë, profecisë dhe mirëkuptimit të njohur fetar, kulturor dhe historik në ´kopshtin e madh´të mendjes, zemrës dhe shpirtit tonë të pavdekshëm.Këtu qëndron esenca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi