Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shabani: Antropologjia Kulturore dhe Antropologjia Politike

Shko poshtë

Agron Shabani: Antropologjia Kulturore dhe Antropologjia Politike Empty Agron Shabani: Antropologjia Kulturore dhe Antropologjia Politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 2:05 pm


Agron Shabani: Antropologjia Kulturore dhe Antropologjia Politike U1_AgronShabaniIn Medias Res:
Antropologjia Kulturore dhe Antropologjia Politike
Nga Agron Shabani
-Duke menduar në kontrastet, diskurset dhe diversitetetët e ndryshme nacionale, fetare, kulturore, politike dhe historike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë kosovare:
Sic dihet shteti dhe shoqëria e përgjithshme kosovare në bazë të kushtetutës aktuale në fuqi(lëx: të të ashtuquajturën "Kushtetutën" e Ahtisrit etj.) në radhë të parë janë shtet dhe një shoqëri kontrastësh, paradoksësh, antagonizmash dhe diversitetët të ndryshme nacionale, politike, kulturore, fetare, historike, sociale, ekonomike dhe të tjera të cilat jo rrallë e determinojnë, eklipsojnë dhe katapultojnë njëra tjetrën në fusha të caktuara( të ndieshme) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme kosovare.Kjo në radhë të parë për shkak të natyrës dhe karakterit të tyre diskursivë dhe ekskursivë në kohë dhe hapësirë.E deshifruar dhe formuluar ndryshe:Kjo donë të thotë se në Republikën e Kosovës përvëc shqiptarëve të atjeshëm autokton dhe etnik që në total përbëjnë shumicëm apsolute (mbi 95 % ) të poullsisë së gjithëmbarshme në vëndin tonë.Jetojnë edhe serbët, malaziasit, kroatët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët.Ndonëse, sëcili(akëcili) prej tyre me tiparet dhe karakteristikat e vecanta nacionale, fetare, politike, kulturore, sociale, ekonomike, historike dhe të tjera që shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare i bëjnë paksa "poroze", heterogjene, fragjile dhe deri diku edhe inkompatibile në sfera dhe segmente të ndryshme(të caktuara)shtetërore, politike, sociale, organike dhe të tjera.Sidomos kontrastet, paradokset, averzionet, divergjencat, diskrepancat dhe antagonizmat e njohura politike, nacionale, fetare, kuturore, ushtarake, gjeografike dhe historike në mes popullit(kombit) shqiptar dhe atij serb që për shumë vite dhe dekada(ose shekuj) me radhë e kanë mbështjellur dhe mbuluar nënqiellin e atjeshëm politik dhe historik.Në këtë kontekst, për dallim të komunitetëve të tjera nacionale ose etnike në vendin tonë: komuniteti i atjeshëm serb të duket komuniteti me i privilegjur dhe më i beneficuar në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës së atjeshme shtetërore, institucionale, politike, adiministrative dhe juridike.Cudi e madhe! Apo?!!!...Ndërkohë që terrori dhe masakrat e egra të soldateskës dhe falangave serbe kundër popullatës civile shqiptare gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë(1998-1999) së bashku me aktët tjera të dhunës, terrorit dhe represionit të egër ushtarako-policor të regjimit të Beogradit në një hark tepër të gjatë kohor dhe hapësirorë edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë(pikojnë) gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të cdo shqiptari.Përderisa, dhuna, terrori, aparthejdi, urbanocidi, etnocidi dhe kulturocidi i njohur dhe sistematik i Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve autokton dhe etnik në Kosovën Lindore sikur paraqesin edhe një plagë me shumë në vargun e plagëve dhe pezmatimëve të shumëta politike, nacionale, historike dhe gjeografike të popullit ose kombit tonë shqiptar.Dhe..si të kapërcehët(tejkalohet) ylberi? Në vazhdim pashmangshëm sikur shtrohen pyetje, kërkesa dhe dilema të shumëta në sfera dhe segmente të caktuara të Antropologjisë së Përgjithshme fetare, kulturore, politike, historike, gjeografike etj.Dhe, kjo aq me tepër kur flasim dhe mendojmë mbi historizmin dhe ideologjinë e njohur nacionale, fetare, kulturore , politike dhe historike në themel të sistemëve(regjimëve) të ndryshme militare, koloniale, gjysëmkoloniale, imperiale dhe hegjemoniste të vendëve(shtetëve) dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit.Te popullit dhe shtetit serb sidomos.Përkatësisht, në filozofinë, sociopsikologjinë dhe antropologjinë e përgjithme kulturore dhe politike si Manifest dhe Kritikë shkencore , humane , racionale dhe metodologjike në mes ideologjisë dhe trashegimisë së përgjithshme nacionale, politike dhe historike të popullit dhe shtetit serb -përballë levizjeve dhe revolucionëve të njohura nacionale, politike, ushtarake dhe historike të vendëve dhe popujve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Duke e vërë theksin kësaj radhe në ideologjinë e përgjithme politike, nacionale dhe historike të popullit(shtetit)serb në njerën anë.Gjegjësisht, në ideologjinë e njohur shkencore, industriale dhe teknologjike të popujve dhe vendëve të zhvilluara dhe përparimtare në anën tjetër.Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimet dhe refleksionet e njohura të studimëve dhe analizave të njohura strukturale(strukturalgjenetike) dhe funksionaliste të Socionantropologjisë së Përgjithshme Kulturore dhe Politike në këtë sfond së bashku me utilitarizmin dhe racionalizmin e njohur shkencor dhe metodologjik përballë fetishëve, reliktëve dhe totemëve të ndryshme arkaike, mesjetare ose eshatologjike të popullit serb që kanë lënë gjurmë të pashlyera në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme fetare, kulturore, nacionale dhe historike të atij populli.Përkatësisht, në etnopsikologjinë, etnohistorinë, etnogjeografinë, etnografinë dhe etnologjinë e përgjithshme të popullit dhe shtetit serb.Aty janë edhe hedonizmi, okultizmi, ezoterizmi dhe aklmimizmi i papërbmajtur fetar dhe kulturor i qarqëve dhe strukturave të caktura fetare ose klerikaliste që vazhdojnë ta përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "eliksirin " e "jetës së pasosur" fetare, shpirtërore dhe eshatologjike përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës.(Kujto këtu sloganët dhe parullat e njohura hedoniste dhe eshatologjike të qarqëve të ndryshme klerikale dhe ultranaacionaliste serbe mbi "popullin qiellor serb", mbi "Serbinë dhe Rusinë der në Tokio të Japonisë e të ngjashme!!!!)E kemi gjithnjë fjalën mbi totemët, fetishët dhe reliktët e mesipërme mesjetare dhe eshatologjike , gjegjësisht, në utopiinë, demagogjinë, imagjinatën dhe fantazinë e papërmbajtur të një pjesë të konsiderushme të "sinodit " serb përballë të vërtetës dhe realitetëve të njohura fetare, shkencore, burimore, materiale dhe historike mbi "supstancialitetin antik" dhe "subjektivitetin modern" të të gjitha feve(besimëve) dhe kulturave të ndryshme anëkënd rruzullit tokësor.Shih për këtë:Me qëllim të ravijezimit, konturimit, eksplorimit, sintetizimit, profilizimit , enkodimit dhe unifikimit(konvencionaloizimit) të qëndrimëve dhe pikëpamjeve të ndryshme diskrepante, divergjente dhe antagoniste që në një formë a tjetrën e kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në sferat dhe segmentët e sipëcekura fetare, nacionale, kulturore, historike etj.Socioantropologët e shquar francez si Zhorzh Balandie dhe Pjer Klasters në kuadër të "Antropologjisë Politike"(" Antropologie Politique") :Në radhë të parë janë fokusur në aspektët dhe problemët e ndryshme sociale dhe ekonomike të "dinamikës sociale" të dukurive dhe fenomenëve të ndryshme fetare, nacionale, sociokulturore dhe të tjera të stabilitetit dhe instabilitetit(jostabilitetit) të përgjithshëm shoqëror(shtetëror), qytetar dhe politik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në cdo kohë dhe hapësirë.Duke dhënë në këtë sfond një kontribut të jashtëzakonshëm sociokulturor dhe sociopolitik në studimet, analizat, përceptimet, akceptimet dhe anticipimet e njohura shkencore dhe metodologjike të shkaqëve dhe faktorëve të ndryshëm simbolik dhe determinant të sjelljes(mirësjelljes) së preferuar shtetërore, qytetare dhe politike në njerën anë.Gjegjësisht, të sjelljes(mirësjelljes) së detyruar kushtetuese dhe juridike në anën tjetër.E kundërta e tyre gjithnjë sipas vlerësimëve dhe pikëpamjeve të mesipërme te socioantropologëve të lartëpërmendur francez dhe të tjerë -janë kaosi, dhuna, terrori, anarkia dhe kështu me radhë.Se këndejmi, për dallim të Antropologjisë klasike e cila shoqërinë e lashtë njerëzoe se qytetare e përshkruan dhe portretizon si një "shoqëri të pashtet" dhe të papushtet.Sipas vlerësimëve dhe pikëpamjeve të njohura të Antropologjisë moderne ose bashkohore:Gjithëcka dhe cdo gjë mund të refomohet dhe transformoht në të mirën e përbashkët të shtetit dhe shoqërisë në qoftë se shtetin dhe politikën nuk i definojmë, konceptojmë dhe anicipojmë vazhdimisht si kategori të caktuara inkursive, represive ose repërkursive.Por si një bashkësi ose bashkëdyzim (komparativo-harmonik) të formacionëve, strukturave dhe shtresave të ndryshme njerëzore ose qytetare pa dallim.Në këtë sfond sipas konceptëve dhe pikëpamjeve të shquara të socioantropologëve të njohur botëëror si Eduadr Tejlor dhe Xhejms Frajzer(Britani e Madhe), Luis H.Morgan(SHBA-së), Klod Levi Shtraus(Francë) etj.Të të gjithat kulturat ose civlizimet e ndryshme gjithandej globit tonë tokësor në esencën(substancën) e tyre në radhë të parë i takojnë natyrës dhe karakterit të njohur njerëzor ose qytetar në atë menyrë që të gjithë njerëzit ose popujt e ndryshëm pa dallim e kanë përvojen dhe aftësinë e njohur intelektuale, shpirtërore, intuitive, inkarnative, ataraktive etj. në klasifikimin e nevoja, kërkesave dhe përvojave të tyre objektive dhe subjektive.Përkatësisht, në studimin, analizat, enkodimet dhe klasifikimet e njohura simbolike dhe paradigmatike të aksionëve, reaksionëve, diskursëve, fenomenëve, fantazive dhe apstraksionëve të ndryshme fetare, nacionale, kulturore, sociale, psikologjike dhe të tjera.Duke i përfshirë dhe nëkuptuar këtu edhe qëndrimet dhe pikëpamjet e njohura të ithtarëve të ndryshëm të "evolucionëve " të njohura nacionale dhe kulturore dhe atyre të ligjëve dhe teorive të ndryshme difuzive dhe kabinetike në sfondin e mesipërm të Antropologjisë kulturore dhe asaj politike që na mësojnë dhe udhërrefejnë mbi dallimet dhe konvergjencat e ndryshme(eksterne dhe eksplikative) në mes kulturës(kulturave) lokale dhe atyre globale ose niversale.(Kujto këtu diskursët dhe pikëpamjet e njohura të Antropologjisë moderne ose bashkohore në SHBA-së etj..)Kjo donë të thotë se socioantropologët e ndryshëm kulturore dhe politik në Shtetët e Bashkuara dhe në vendët tjera të Perëndimit:Me tepër janë të interesuar dhe fokusuar në ravijezimin, konturimin, harmonizimin, eksplorimin dhe unifikimin(konvencionalizimin) e kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej në kontekst të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe teknologjike.Gjegjësisht, në kontekst të "tregut global" të vlerave të përbashkëta(universale) të kulturës dhe civilizimit botëror.
E kundërta e tyre janë sjellja dhe disiplina e detyruar institucionale dhe konstitucionale e shtresave ose kategorive të "rrebeluara" dhe "ultraviolente" me anë të aparatit të njohur shtetëror dhe politik.Gjegjësisht, me anë të mekanizmve dhe institucionëve të njohura shtetërore dhe qeveritare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi