Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shabani:E diela në Köln

Shko poshtë

Agron Shabani:E diela në Köln Empty Agron Shabani:E diela në Köln

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:30 pm

E diela në Köln

Fletëza të shkurtëra mërgimi
Agron Shabani:E diela në Köln Sh_b



Agron Shabani:E diela në Köln AA%20Koln
Kjo pamje shihet një të diel, para katedralës në Köln të Gjermanisë

Është një paradite e këndshme pranvere në metropolin e njohur Köln, në Gjermani. Është ditë e diel... Si rendomë, në rrugët, sheshët, bulevardet dhe stacionet e shumta të këtij qyteti të famshëm dhe historik edhe kësaj radhe njerëz dhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota aty. Spikasin, lutën, sodisin dhe meditojnë për hirin, sharmin, trupin, shpirtin dhe përsonalitetin e vet. Secili nga ta veç e veç. Sodisin, lutën, spikasin dhe meditojnë madje edhe për bukurinë, dashurinë, lumturinë dhe profecinë (hyjninë) e tyre që e kanë ose mund ta kenë një ditë. Aty janë edhe përshëndetjet, salutimet dhe ata sy të dashuruar dhe hipnotizues vashash ose grashë të bukura që vazhdimisht ta lazdrojnë trupin dhe ta gicilojnë shpirtin. Aromat e këndshme, parfumet e larmishme, desodorantët, kosmetika, përformanca ekzotike, sharmi magjepës, eleganca mpirëse, ekskluziviteti lakmues, fantazia e përsosur - deri në kulm. Zhurma dhe gjallëria gëlltitëse e qytetit të pagjumë. Tabloja dhe dinamika mahnitëse e jetës. Stili, dekori, disajni dhe ekstravaganca e njohur romantike dhe tepër ekselente. Spontanitet dhe një reflektim i zakonshëm mondan dhe metropolitan i përzier dhe gërshetuar paksa në sfond. Këtu baladat, romansat, dashuritë dhe historitë e ndryshme vazhdimisht sikur lindin dhe zhvillohen si për të mos vdekur as përenduar kurrë. Si në një ëndërr të bukur vegimtare dhe vezullimtare. Të pëlqejnë tek i dëgjon lezëm dhe me plot pasion tingujt e amshuar të muzikës klasike që rrëshqasin dhe vijnë nga lartë aty dikund pari nëpër rrugët, sheshet, metrotë dhe stacionet e ndryshme të këtij qyteti gjithë jetë e bukuri.
Aty është edhe katredalja e famshme e Këlnit (Kölner Dom) me më tepër se 750 vite histori të bujshme dhe me plot delikatesë. Aty janë edhe mitet, eposët, legjendat dhe historitë e shumëta mbi këtë tempull të shkëlqyer të Hyjit ku lutjet dhe shpirti i njeriut gjejnë prehje të thellë dhe një qetësi të përhershme ose biblike. Në shtëpinë e Zotit, Kölni thuhet se i ka një milion banorë. Ndërkohë që turistët dhe vizitorët e shumtë nga e gjithë bota në katredalen e Kölnit sikur e dyfishojnë numrin e banorëve të këtij qyteti të famshëm. Në hyrje të kësaj katedrale të famshme të këtij qyteti grandioz sërish janë takuar pëllumbat e shumtë me krihë të hapur dhe me shpirtë të bardhë. Kanë zënë të flasin dhe kuvendojnë shlirshëm dhe të shpenguar nga turistët dhe besimtarët e shumtë mbi një ditë të diel në shtëpinë e lume të Zotit, në Köln të Gjermanisë...Aty ku lutjet dhe besimët e ndryshme fetare ose apostolike kanë arritur pajtim dhe një ujdi (harmoni) të përjetshme me arritjet dhe përparimet e shumëta industriale dhe teknologjike. Aty ku lutjet, besimet dhe dëshirat e shumta planetare ose kosmopolitike vazhdimisht puçën dhe bëjnë kryq në qiellin e madhërishëm të Zotit. Dhe...kjo gjithmonë duke e dashur dhe pranuar Hyjin si një princip të lartë-supstancial brendapërbrenda shpirtit dhe botës së njohur njerëzore." Amor Dei Intellectualis" ,do të thoshte Baruch de Spinoza në "Traktatin " e tij politiko-teologjik. Köln (Këlni) është qytet i kulturës dhe i medieve të shumta që flasin dhe emetojnë programe dhe emisione të larmishme pothuajse në të gjitha gjuhet e ndryshme të botës. Në Köln, gjegjësisht, në Bonn flitet dhe komunikohet edhe shqip. Në "Deustche Welle". Aty është edhe gazeta jonë mbarëkombëtare "Bota sot". Më tërë shkëlqimin, imazhin, disajnin dhe mesazhin e saj kombëtar dhe ndërkombëtar. Së bashku me simotrat e saj nga Gjermania dhe e tërë bota në Köln (Këln) të Gjermanisë. Në stendat, libraritë, stacionet dhe pikat tjera kryesore të metropolit të Kölnit. Aty pra ku (ndoshta, për herë të parë) u vunë themelet me të fuqishme dhe dialektike të shtëpisë së përbashkët evropiane dhe tregut global të vlerave të përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë botëror. Aty ku njerëzit, kulturat dhe popujt e ndryshëm nga i tërë globi flasin dhe komunikojnë me një gjuhë të përbashkët. Me gjuhën e dashur të Zotit dhe të këtyre arritjeve e përparimëve të vazhdueshme të shkencës dhe teknikës. Aty janë edhe njerëzit tanë, besimtarët e ndryshëm shqiptarë nga të gjitha viset dhe trevat tona etnike dhe historike. Flasin dhe komunikojnë shlirshëm dhe pa kurrfarë pëngese mbi popullin, kombin, shpirtin, kulturën dhe historinë e lashtë të iliro-shqiptarëve. Luten, falën dhe e falendërojnë Zotin për vetën, familjen, farefisin, popullin dhe kombin e tyre. Por ata e lusin dhe e falënderojnë Zotin edhe për Gjermaninë dhe popullin (kombin) e madh gjerman që ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim më se vështiri dhe kur kishim nevojë. Të dielat në Gjermani janë ditë lutjesh, ditë faljesh, ditë blatorësh dhe uratash të shumëta. Janë ditë të Zotit. Dhe, jo vetëm në Gjermani.
Agron Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi