Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013

Shko poshtë

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013 Empty Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 13, 2012 2:25 pm

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013


Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013 Largea_kuvendi1355397734
Me 64 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin 2013.
Me buxhetin e vitit të ardhshëm investimet kapitale parashihen në vlerë 621 milionë euro, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë Merdar, kurse 30 milionë për fillimin e autostradës së re në drejtim të Hanit të Elezit.
Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.
Të hyrat doganore parashihet të jenë 915 milionë euro, kurse ato vendore 301 milionë euro. Ndërkaq deficiti primar është parashikuar të mbulohet nga bartjet e këtij viti.


Në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet projektbuxheti i vitit 2013

Sot Kuvendi i Kosovës shqyrton për herë të dytë projektbuxhetin e vitit 2013. Në lexim të parë ky dokument u miratua me votat e koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës, kurse u kundërshtua ashpër nga dy parti opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.


Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh.

Sot pritet të diskutohet dhe të miratohet në Kuvend projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Pavarësisht kundërshtimeve të dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, ky dokument ishte miratuar në lexim të parë me votat e koalicionit qeverisës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit 2013 është buxhet i zhvillimit të shtetit të Kosovës, që parasheh ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe vazhdimin e investimeve kapitale. Sipas tij në vitin 2013 norma e rritjes ekonomike do të jetë ndër më të lartat në rajon, 4.5 për qind, si reflektim i projeksionit për rritje të Konsumit, Investimeve dhe eksporteve.

Por, përfaqësuesit e partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes gjatë leximit të parë e kundërshtuan këtë projektbuxhet, duke e vlerësuar të dëmshëm për vendin. Përfaqësues të LDK-së, kishin kërkuar ndarje të drejtë nëpër komuna, kurse ata të Vetëvendosjes kishin thënë se ky projektbuxhet nuk ka kurrfarë koncepti për zhvillim.

Sidoqoftë me buxhetin e vitit të ardhshëm investimet kapitale parashihen në vlerë 621 milionë euro, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë Merdar, kurse 30 milionë për fillimin e autostradës së re në drejtim të Hanit të Elezit. Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.

Të hyrat doganore parashihet të jenë 915 milionë euro, kurse ato vendore 301 milionë euro. Ndërkaq deficiti primar është parashikuar të mbulohet nga bartjet e këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi