Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara Empty Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 12:08 am

Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_1
VETEM ME BASHKËPUNIME TË NDËRSJELLA MUND TË SHKOJMË PËRPARA
Nga Abas Fejzullahi
Solothurn të Zvicrës, më 2011-03-19 në Berntorstrasse nr.10 Dhoma ADLER prej orës 16:00-18:00, ISEAL mbajti Kuvendin vjetor, në bashkëpunim me BISHZ, që ishte edhe mikpritës.
Kuvendin e shpalli të hapur kryetari i Komitetit të Shoqatës së miqve aA◊ISEAL, Visar Qusaj, në fillim përshëndeti pjesëmarrësit e pranishëm dhe përfaqësuesit e asociacioneve të ndryshme si dhe personalitete të jetës kulturore, shkencore dhe politike zvicërane e shqiptare si: Z. Victor Ryffi,njëri nga themeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare – ISEAL, kryetari e Këshillit të Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare ISEAL Z.Francis Cousin, diplomat, ish ambasador i Zvicrës në Shqipëri, drejtorin e Institutit ISEAL Z.Driton Kajtazi, sekretarin e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë,Z.Kastriot Noli, kryetarn e Degës së LDK-së në Zvicër Z. Haki Latifi, dheZ.Hamzë Morina, përgjegjësin e LAPSH-it “Naim Frashëri” në Zvicër etj.
Në vazhdim z. Visar Qusaj, pas miratimit të rendit të ditës, për punimet e Kuvendit, kërkoj që fjalën ta merr mikëpritësi Z.Abas Fejzullahi , kryetar i BISHZ, i cili pjesëmarrësve u dëshiroj mirëseardhje në takimin e përbashkët pune, mes ISEAL-it dhe BISHZ-së.
Shkurtimisht paraqiti të dhënat themelore për historikun 14 veçar të BISHZ, qëllimet themelore të së cilës kanë qenë dhe janë: për bashkimin dhe veprimin e fuqisë intelektuale të shqiptarëve në Zvicër, e të vihet në shërbim të mërgatës dhe të çështjes kombëtare, përmes organizimit e zhvillimit të veprimtarive profesionale, kulturore dhe shkencore, në realizimin e projekteve dhe tribunave të ndryshme, në bashkëpunim me shoqata dhe asociacine tjera vendore në mërgatë e në Atdhe.BISHZ, ka realizuar një pjesë tëprojektit MIGRANTS - lidhur me parandalimin e SIDES- dhe Varësit, në bashkëpunim me Entin Federal të Shëndetsisë Zvicërane, qysh në themelimin e saj.
Përmendi katër aktivitetet kryesore të cilat i zhvillon brenda vitit: Takimin Familjar, Takimin Sportiv, Tryezën e Rrumbullakët dhe Kuvendin Vjetor, në bashkëpunim me Klubn Top Këmbe –FC “ILIRIA” në Solothurn, LAPSH” Naim Frashëri” dhe ISEAL-në Zvicër etj. Të dhëna tjera tha janë në faqen pamore të BISHZ-sëwww.bishz.ch .
Kuvendi i ISEAL-it, vazhdoi punimet sipas rendit të ditës, ku patën mbështetje aktivitetet e deritashme dhe projektet e propozuara nga ISALI-i të cilat i përshëndeti Kryetari i Këshillit tëISAL-it, Z.Francis Cousin, diplomat, ish ambasador i Zvicër në Shqipëri, tue i dhënë përkrahje projekt propozimeve.
v Krijimin e Shoqatës së Inxhinierëve e Arkitektëve Shqiptarë në Zvicër.
Inxhinieri Mentor Ilazi, i njoftoi të pranishmit për parapërgatitjet e bëra, për çka do të mbahet edhe takimi nismëtar më 9 prill në ora 16 :00.
v Krijimin e Shoqatës së Autorëve Shqiptarë në Zvicër.
Lidhur me këtë nismë sqarime dha.Arsim Ferizi, kume 3 prill do të ket takim, por njoftime më të hollsishme do të jepen më vonë.
v U përkrah Seminari „Gjuha dhe kultura shqiptare“ nga z. Nexhmije Mehmeti
Z.Dr.Sc.Ahmet Xhigoli mes tjerash parashtroi disa pyetje në mesin e të cilave ishin:
Si mendohet realizimi i këtyre projekteve, kush janë themeluesit, dhe burimet financiare etj..?
Ndërsa Z.Brahim Avdyli, poet shprehu shqetsimet e tij, mes tjerash theksoi, unë spo shof pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë sot këtu për themelimin e shoqatës dhe me ken do ta themeloni, kur ata s`janë të pranishëm sot këtu?
Drejtori i Institutit ISEAL-it, z. Driton M. Kajtazi, paraqiti shkurtimisht
Aktivitetet e deritashme dhe projekt idet në vijim, tue theksuar se: Vetëm me bashkëpunime të ndersjella mund të shkojmë përpara.
v Në vijim, z.Driton Kajtazi, dha sqarime konkreten në pyetjen e z.Brahim Avdylit, se sipas rendit të ditës sot nuk është planifikuar Krijimi i Shoqatës së Autorëve Shqiptarë në Zvicër, por është një propozim ide dhe nismë , për të cilin aktivitet do të bëhen njoftime me kohë. Në vazhdim tha se ISEAL-i, e përkrah propozimin e profesor Astrit Lekës për ngritjen e një busti në Tiranë të etnologut zviceran, prof. Eugene Pittard, ish –Konsull Nderi i Shqipërisë në Gjenevë , i cili dha kontribut të çmueshëm për çështjen shqiptare si në aspektin politik ashtu edhe shkencor e etnologjik.
Anëtarët e Kuvendit i vazhduan mandatin edhe për dy vite komitetit të Shoqatës së Miqve të Institutit, pas gtishmërisë vullnetare të tyre për ta vazhduar punen.
v Në shenjë nderimi, bashkëpunimi mes BISHZ dhe ISEAL –it, e në bazë të dhënave që ka BISHZ, lidhur me veprimtarin z.Viktor Ruffi, ish- Kryetar i parlamentit të Zvicrës, nderohet me mirënjohje, ndërsa të pranishmit në shenjë respekti dhe nderimi për z.Victor Ruffi, e përshëndeten dorëzimin e mirënjohjes me duartrokitje dhe ngritje në këmbë.
Kush është Victor Ruffy ?
Lindur më 1937, në Bernë, gjeograf, ish ndihmës shef i shërbimit të Rregullimit të Terrenit të kantonit Vaud, ish- i ngarkuar me mësimdhënie në Universitetet e Lozanës, Friburgut dhe EPFL-it. Ka ushtruar mandate në nivel komunal, kantonal, kombëtar-Kryetar i Parlamentit Zviceran në 1990, kryetar i Komisionit të Çështjeve Politike të Asamblesë parlamentare të Këshillit Europian, ka drejtuarKomisionin Parlamentar përMarrëdhënie me Jashtë; drejtues i delegacionit zviceran pranë Këshillit të Evropës si dhe Shef i vëzhguesve në Zgjedhjet e para lokale në Kosovë në vitin 2001. Ai është angazhuar me përkushtim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Që nga viti 1994, kur ishte parlamentar, e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës. Në vitin 1992, e ka themeluar fondacionin Eurobibus, që në bashkëveprim me Universitetin e Lozanës, me Biblotekën Kantonale dhe universitare, Këshillin e Evropës dhe me DEZA-DDC, ka mbledhur personalitete të ndryshme në shërbim të një përkrahje arsimore Shqipërisë. Falë Eurobibusit, çdo vit nga Universiteti i Tiranës kanë ardhur në Lozanë 3 studentë për studime verës dhe një student gjatë tërë vitit. Përndryshe , ai është një nga themeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare – ISEAL
Z, Victor Ruffy, në fjalën e tij falënderuese për mirënjohjen e ndarë nga ana e BISHZ, mes tjerash shprehi gëzimin e tij si për pavarësinë e Kosovës, por edhe për pjesëmarrjen e një delegacioni nxënësish nga gjimnazi i Junikut në një konferencë në Holonadë, ku ishte njëri nga organizatorët e saj.
v Kuvendin e përshëndeten edhe përfaqësuesit e asociacioneve tjera në Zvicër : Sekretari parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bern Z. Kastriot Noli, ku në mes tjerash tha, se përkrah gjithë aktivitetet që zhvillojnë mërgimtarët në Zvicër, dhe nuk do të kursej asnjë moment përkrahjen që mund ta jap, duke theksuar se duhet ditur drejtimi qëllimi ku jemi sa jemi çfarë bëjmë e çfarë mundemi me ba bashkërisht me bashkëpunim.
Poashtu përfaqësuesi i LAPSH”Naim Frashëri“ në Zvicër Z.Hamzë Morina, përshëndeti të pranishit dhe programin e nxënësve, dha disa njoftime për aktivitetin kulturor. dhe krytari i LDK-së për Zvicër z. Haki Latiifi, përshëndeti Kuvendin me fjalimin e tij të mbajtur.
Para se të kalohet në pije frskuese, për çelje oreksi, z. Abas Fejzullahi, noftoi të pranishmit lidhur me librin dokumentar në gjuhën Angleze, nga autori Norvegjez Z. Josef Martinsen me titull:WHAT HAPPENED IN KOSOVO – 1998 - 1999? Autori ka zbuluar dhe identifikuar mbi 10 mijë viktima të gjenocidit nga Serbia në Kosovë, dhe për fat të keq s`ka pasur mjete për ta përkthyer në shqip e serbisht, institucionet përgjegjëse në Kosovë nuk e kanë bërë financimin për t`u përkthyer në gjuhët e cekura dhe gjuhë të tjera. Kishte me qenë mire që të gjinden mundësi që ky libër me vlerë dhe me peshë dokumentare, të përkthehet këtu në Zvicër në të tri gjuhët vendore, dhe kjo mundësi të shiqohet në bashkëpunim me ISEAL-in e BISHZ dhe asociacione tjera.
Të interesuarit për të marrur lidhje me autorin përmes adreses së postës elektronike dhe telefonit, mund ta marrin të shtypur aty pranë librit, të përgatitur për këtë qëllim.
Program i punës së kuvendit u përmbyll me disa recitime nga nxënësit e MPSH në kantonin e Solothurnit nga bashkia e Derntingenit, përgatitur nga mëuesi Abas Fejzullahi.
Nxënësit me recitalin në gjuhën shqipe dhe gjermanisht, JETA-LEBEN nga autorja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, që u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.Në vazhdim recituan edhe disa vjersha tjera nga rilindasët tan si :Gjuha Jonë, I dashuri Atdhe, Ku kemi lerë dhe për Një shkronjë.
Paraqitja e punimeve të Kuvendit përmes fotografive
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_2
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_3
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_4
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_5
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_6
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_7
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_8
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_9
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_10
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_11
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_12
Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara U1_13

Abas Fejzullahi, Solothurn-CH,2011-03-21
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi