Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik

Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik Empty Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 1:22 am

Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik)

Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik U1_SkenderHoxha



Skënder R. Hoxha (1949) u lind në Shiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, komuna e Gjakovës. Nga një kohë jo shumë e largët, gjyshi i tij rrjedh nga një familje malësore, Demaliaj, e Breg Pacit, rrethinë e Bajram Currit. Skënderi është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme Teknike të Pejës. Me shkrime kishte zënë të merrej qysh si nxënës i Gjimnazit “Hajdar Dushi” të Gjakovës. Shkruan: poezi e prozë (për të rritur dhe për fëmijë), eseistikë, fejtonistikë, çështje e probleme gjuhësore, ndërsa më me përkushtim merret me hulumtime e studime në fushë të onomastikës.
Deri më tash ka botuar:
- “Pëllumbi në fluturim” (poezi), 1990;
- “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)” (studim), 1992;
- “Kalorësit e mortit” (poezi), 1993;
- “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), 1995;
- “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), 1997;
- “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)” (studim), 2000;
- “Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës (monografi), 2002;
- “Vjersha dhe poema” (poezi), 2004;
- “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (monografi), 2004;
- “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (monografi), 2005;
- “Toponimia e Dushkajës” (vepër studimore), 2007;
- “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), 2007;
- “Poet i trazuar” (libër – bisedë me shkrimtarin Hasan Hasani), 2007;
- “Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmbledhje kritikash për veprat e H. Hasanit), 2008.
Ka në dorëshkrim edhe disa vepra zhanresh të ndryshme që presin mundësitë e botomit.
Skënder R. Hoxha është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Aktualisht është kryetar i Degës së LSHK në Pejë.
Jeton, punon e vepron në Pejë e në Shqiponjë.
Skënder R. HOXHA
T’I FSHIJ DJERSËT ATDHE
Çka di t’i jepet dhuratë
Kësaj dite me vapë korriku?
A mund të flitet
Për çmimin Nobel për Paqe?
Për të drejtat njerëzore
Për Vetëvendosje?
Apo më fort
Për çmimin Nobel për Hile
Për padrejtësi
Të Rrugëmbylljeve të Mia!...
Evropa e bota sorrollaten
Me Plakëlindjen e rryer dinake
E nanurisin Kuçedrën e Ballkanit
Yagarët e mi s’prajnë së lehuri
E gjahu qelbet përtej bjeshkëve…
Për mua vijnë Lindjet e vonuara
Të degëdisura gjithmonë të përgjakura
Me deng ankthesh të bezdisshme!
Dale edhe pak t’i fshij djersët ATDHE
T’i puth agimet e muzgjet
Me sy të përlotur t’i mas plagët -
Ende të njoma të nxehta.
Hej, sat ë mëdha janë!...
Por, as stërgjyshi
As gjyshi babai as unë
As fëmijët e mi
As fëmijët e fëmijëve të mi
Tjetër atdhe s’kemi
Ti je më i mjeri, më i miri për NE…
/18 korrik 2007, Pejë/

MË I FORTË SE VDEKJA
Kur mjeshtrit e t(m)errit
Shtrigat dhe shtriganët
Më vërsulen si hienat
Unë jam dragua
I mposht ata.
Kur sëmundja më bën hile
Nëpër vërragët e netëve
Pa ilaçe
Prapë jamë më i fortë
Se ajo.
As vdekja nuk me frikëson
E pres si burrat në log
Por nëse ajo më përvidhet
Nëpër parmakët e jetës
Hajdutçe të më rrëmbejë
Unë jam më i fortë
Edhe se vdekja
Jam kusar dhe e vras atë…
/22 korrik 2006/
ATË DITË FRYNTE NË DURRËS
Ditë vere bregdetare
Jeta vlonte
Durrësi i ngjante një metropole
Ani, e meriton këtë
Autobusët bartnin
Në shumë drejtime
Njerëzit e rreshkur nga dielli
Valët e detit ishin të tërbuara
Atë ditë fungushti
Era frynte çmendurisht
Si Uragan përplaste
Çadrat në zall plazhi.
Përplaste gjësende nëpër rrugë të Durrësit
Unë bëja vizitë familjare
Tek një i ardhur ngaVeriu
Në lagjen e Kënetës.
Dëgjoja fishkëllimën e erës
Tek ngushëlloja familjen e kushëririt
Për birin e tyre njëzet e pesë-vjeçar
Të aksidentuar në Itali
Me motorin e tij ogurzi…
- E patëm shtyllë të konakut -
Më thoshin ata
E unë prapë i ngushëlloja…
Në mbrëmje u ktheva në Kosovë
Gjatë rrugës shkrova këto vargje
Kur autobusi zhurmonte lodhshëm
Rrugëve me leqe
Të veriut të Shqipërisë
Të atdheut tim të copëtuar!...
/27.VIII.2007, Veri i Shqipërisë/
VJERSHË
Nëse më dashuron
Edhe TI
Me gjithë zemër
Si UNË
Atëherë
Edhe zemrën time
Ja ku e ke
Merre peng
Për kohën që iku pa ne
Se kësaj i thonë dashuri…
/7.III.2006/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi