Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Korça:Cikël poetik

Shko poshtë

Skënder Korça:Cikël poetik Empty Skënder Korça:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 08, 2010 11:31 pm

Skënder Korça:Cikël poetik 44881_119575478100594_100001444273831_143254_1850156_n
Skënder Korça:Cikël poetik

Edhe kur jam larg

Sot jam me Ty
Edhe nesër,
Në ndjenjën time
Kam emrin tënd
Do e bartë pa pasaportë
Kur je fshehur në mua
Atje në murin që na bashkon
Po flas me portretin tënd
Hijen tënde e kam roje
Buzët tuaja I kam kodin tim
Për të hapur gojën
Për të thënë një fjalë
Dashuri je e imja jetë

Dashuri me interferencë

Është i imi
Nuk të do sërish kur flet kështu
Është i yti
Nuk ta lë unë, tha
Kush jam unë?
Pyeti
Kush je ty?
Pyeta unë
Interferenca robi im

Nëse dashuria është mëkat
Mos vrapo pas saj
Nëse dashuri jam unë
Më ndjek në rrugën që po kaloj unë
Nëse ty je vetë interferenca
Nuk jam vala jote që frekuentoj mbi ty
Kush jam unë e kush je ty?
Kemi pyetur ne të dy
Dashuria jemi ne....

Rrugë, ale shpirtrash

Ale, atje ku kalon shpirti
Pa ankth ...
Hijeve të rëna mbi fytyrat tona
...që mbollëm ne
Histori dashurie
Grumbulluar si tufë lulesh
Himne të kënduara
Jo me polifoni zërash
Ishte vetëm zëri im me Ty
Sikur dy gjethe që ranë alesë
Bardhësi mbeti dashuria pa kusur
Ku nuk maten më dhimbjet
Ku nuk numërohen puthjet
Nuk besoj se çdo gjë që lind
....aty mbaron,
Dua që aleja jonë të mbetet mburojë
Ty që më kujtove se jam me epsh
Mashkull isha për dëshirën tënde
Kur kockat i bëra shtylla dashurie
Puthjet çarçaf për të mbuluar fytyrën tonë
Jo netëve të marrisë epsh
Ditën dhe mëngjeseve kur thyem si qelq frikën
Ale që na bëre hero
Rrugës tënde....



Kalorësitë e bardha

Në orën e madhe
Dy herë dëgjuam kambanat
Zgjime mes fushash të minuara
Gongu i madh sipër botës eter
Jemi ne...
Kalorësitë e bardha


Atje bien fishkëllimat
Këtu dëgjohet zë
Rrëzohen kalorës pa kalëruar
Gongu u bë i shurdhër
Janë ata...
Pseudo kalorës


Ditë e nesërme vakumi
Natë që kalon heshtur
Mbi shalim të kalit të bardhë
Mos ma rrëzo kësaj radhe figurën time
Atje ku kam për ta shpie në kalërim
Legjendën e dashurisë për fatin komb
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi