Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR

Shko poshtë

Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR Empty Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 04, 2011 3:05 pm

Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR 199317_1886605895988_1566631317_31985933_6862558_n
Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR:
Adnan Abrashi:GAZETARIA E PAVARUR 173178_1566631317_7666230_n
Duke medituar për gazetarin e pavarur, për momentin, seç mu kujtua një shkrim. Një fjalim tejet provokues, por i sinqertë, i një gazetari të mirënjohur amerikan, J. SWINTON, i cili, me rastin e ceremonialit të shënimit të daljes në pension, qysh para 100 vjetësh, në praninë e kolegëve të vetë të shumtë, që kishin ardhur në koktejin përcjellës, e kishte mbajtur këtë fjalim:

“ Në këtë fazë të historisë botërore, në Amerikë sot nuk ekziston një gjë e ashtuquajtur si “gazetari e lirë dhe e pavarur”. Edhe unë, por edhe ju, e dini mirë këtë. Në mesin e juaj nuk ka asnjë të tillë që do të guxonte të shkruante mendimin e vetë të sinqertë. Dhe, edhe nëse do ta merrte atë guxim, që në fillim do të dihej se ai artikull kurrë nuk do të botohet në shtyp. Unë marr rregullisht pagën time, me të vetmin qëllim që ta mbaj për vete dhe jashtë gazetës që e përfaqësoj zyrtarisht. Jam më se i bindur që shumice prej nesh, këtu, me qëllime dhe mënyra të njëjta paguhemi, dhe, cilido prej jush, që do të bëhet i çmendur dhe të tentoj ta shkruaj për diçka çfarë ai sinqerisht mendon, menjëherë do të gjendej jashtë, në rrugë, në kërkim të ndonjë pune tjetër. Sikur unë, deri më tash, të kisha lejuar vetes që të botoj ndonjë shkrim me përmbajtje ashtu siç e kam menduar sinqerisht, kaherë, do të isha përjashtuar nga puna.
Puna e gazetarit është që ta shkatërroj të vërtetën, të gënjej, të shtrembëroj, të shpifi, t’i përulet gjithnjë “monstrumit” nën këmbët e të cilit qëndron, duke e shitur kështu edhe shtetin dhe popullin, vetëm e vetëm për një porcion ditor të kafshatës së bukës. Ju, sikurse edhe unë, këtë gjë shumë mirë e dini, prandaj ngritja e dollisë në emër të një “gazetarie të pavarur” sot, s’është gjë tjetër, veçse një çmenduri.
Ne jemi vetëm kukulla skenike. Në “zanatin” tonë, të tjerët gjithnjë i tërheqin litarët, e ne vetëm lozim. Talenti ynë, potenciali dhe jeta jonë, janë përherë pronësi e të tjerëve.
Ne jemi prostitute intelektuale dhe asgjë tjetër”
(John Swinton, New York 1890)

Si duket, nga ky fjalim, edhe pas 100 vjetësh, asgjë nuk është ndryshuar. Merrni me mend, kur kështu flasin për “gazetarin e pavarur” gazetarët e një shteti me një traditë më të madhe demokratike të fjalës së shkruar, e çfarë duhet të themi ne gazetarët kosovar?!.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi