Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI Empty Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 10, 2011 12:08 pm

Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI

Nëse nuk ke kohë të jetosh
Atëherë mësohu me vdekjen
Tabutin ta sjellim
Kur të duash

Mos kij gajle miku im
Se mjeshtrit më të mirë
Janë ftuar
Për t’i latuar gurët e varrit

Ti mos u bezdis
Për thneglat
Të mbulojmë me një qese plastike
Ose t’i rregullojmë thonjtë
Te manikyri i lagjes

Do të jesh i tejdukshëm
Në brendinë
E pikës së vesës

Asgjë nuk na pengon
Nëse të pastrojmë
Me ujë të gëlqeres së shuar
Edhe ashtu
Në tejpamjen tënde
Fshihet një sekret
Të cilin e di vetëm ti


ademzaplluzha@hotmail.com
Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi