Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:NUK JAM MË I VETËM

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:NUK JAM MË I VETËM Empty ADEM ZAPLLUZHA:NUK JAM MË I VETËM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2011 9:47 am

ADEM ZAPLLUZHA:NUK JAM MË I VETËM Images?q=tbn:ANd9GcTZz0Askq6Z_yAMaugyHh3CsGOXvIbmcCSiLO8yd9MWVH_pbozbIc0rlf3R

ADEM ZAPLLUZHA:NUK JAM MË I VETËM

Më duket se
Kjo freski po ma zë frymën
I vetëm jam
Dhe eci me vetminë time

Sonte i humba retë
Ajo mbeti te fanari i vjetër
Natën e përpiu
Fluturimi i pulëbardhave

Iku çdo gjë
Që mund të ikte
Zëri i detit
Mbeti vetëm një tundim
Në gjëmën e fundosjes

Sonte më nuk jam i vetëm
Me mua rri vetmia
Kjo kujdestare e plagëve
Që shëron dhe dhimbjen e ujit

Me duket se
Kështu është më mirë
Fluturimet nuk ndalen
Asnjëherë
Në gjysmën e udhës

Humba apo fitova
Kjo është pjesë e lojës
Sonte hijet lozin
Vallen tonë të vjetër

Më duket çdo gjë e njëllojtë
Kryesore është
Që sonte
Nuk jam më i vetëm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi