Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Morfologjia e nje fushate elektorale

Shko poshtë

Morfologjia e nje fushate elektorale Empty Morfologjia e nje fushate elektorale

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:23 pm


Morfologjia e nje fushate elektorale



11.03.2009
Bardhyl Mahmuti
Reagimi pas 8 muajsh (më mirë vonë se kurrë!) i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Parlamenti i Maqedonisë, në ...

... seancën e mbajtur më 25 korrik 2008, Ligji i cili përjashton të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët, përveç komunës së Osllomesë dhe Zajazit, dhe në formë të institucionalizuar e kthen situatën në situatën e periudhës komuniste kur fëmijët shqiptarë ishin të padëshiruar në Maqedoni, ndër të tjera, nxjerr në shesh morfologjinë e fushatës së partive politike shqiptare.

Projekt Ligji i përgatitur nga qeveria VMRO-PDSH morri formën e ligjit në mandatin VMRO-BDI.
Më 20 nëntor 2008, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, Bashkimi Demokratik Shqiptar u drejtoi një letër UNICEF-it, BE-së, Institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, partive politike shqiptare përmes të cilës denoncoi këtë ligj si formë të diskriminimit racial që shteti Maqedonas aplikon ndaj shqiptarëve. Qëllimi i kësaj letre ishte sensibilizimi i opinionit dhe institucionet ndërkombëtare për gjendjen e rëndë të shqiptarëve.

Partitë politike shqiptare, bashkë-kreatorë apo ekzekutues të këtij ligji antishqiptar, heshtën!
Ata që heshtin gjithmonë kur duhet të sillen vendime në favor të shqiptarëve janë më të zëshmit kur duhet t’u kërkojnë votat për të përforcuar pozitat dhe privilegjet e veta.
Që hipokrizia të jetë e pashembullt, BDI-ja del me moton: “Ne e Mbajmë fjalën”! ndërsa PDSH-ja me moton “Vazhdojmë shqip”!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se ka qenë e pakompromistë që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve të aplikohet edhe për nënat shqiptare të komunave Zajas e Osllome! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! S’prish punë për nënat shqiptare të komunave tjera! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!

PDSH-ja, nga pozita e opozitës, mburret se “Vazhdon (të hesht) shqip” për ligjet antishqiptare që i përgatiti sa ishte në pushtet!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se në komunat e Zajazit dhe Osllomesë njësitet famëkeqe ALFA nuk kanë maltretuar asnjë shqiptar! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! S’prish punë për mijëra shqiptarë të maltretuar në komunave tjera! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!
PDSH-ja, nga pozita e opozitës, mburret se “Vazhdon (të hesht) shqip” për dhunën e ALFA-ve dhe të gjitha aparateve represive kundër shqiptarëve për periudhën sa ishin në pushtet!
BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se komunat e Zajazit dhe Osllomesë asnjë invalid lufte dhe familje dëshmorësh nuk ka mbetur pa përkujdesje institucionale! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! (Sa është numri i tyre?!) S’prish punë për invalidët dhe familjet e dëshmorëve të komunave tjera! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!

PDSH-ja, nga pozita e opozitës, mburret se “Vazhdon (të hesht) shqip” për injorimin e plotë të këtyre kategorive që simbolizojnë nderin dhe krenarinë e kombit shqiptar gjatë periudhës sa ishte në pushtet!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se në komunat e Zajazit dhe Osllomesë nuk ka pasur asnjë proces të montuar kundër shqiptarëve! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! S’prish punë për shqiptarët e Sopotit dhe të komunave tjera! Si në mandatin e parë ashtu edhe në mandatin e dytë! Burgjet janë plot e përplot shqiptarë! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!

PDSH-ja, nga pozita e opozitës, mburret se “Vazhdon (të hesht) shqip” për proceset e montuara gjatë periudhës sa ishte në pushtet!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se “Kërçova as blihet e as shitet”! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! Realisht ajo, sipas praktikës së BDI-së, Falet! Siç u fal Kumanova e po përgatitet të falet edhe Struga për ta mbajtur Nevzat Bejtën në pushtet! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!
PDSH-ja, nga pozita e opozitës, “Vazhdon (të mburret) shqip” se s’ka as çka blen, as çka shet e as çka falë!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, mburret se ka hapur konkurse për 200 shqiptarë! Ju lumtë! E mbajtët Fjalën! S’prish punë se me shpenzimet administrative të dhjetëra mijë shqiptarëve që konkurrojnë do të paguhen rrogat e mijëra nëpunësve shtetëror! S’prish punë që talleni me mijëra hallexhinj shqiptarë! Zemër e vogël për një parti që pretendon të jetë e madhe!

BDI-ja, nga pozita e pushtetit, dhe PDSH-ja, nga pozita e opozitës, mburren se në Maqedoni do të investohen miliardë euro! S’prish punë se në territoret shqiptare nuk do të vijë asnjë euro! S’prish punë se populli shqiptar jeton në varfëri të skajshme!Me rëndësi është të “vazhdojmë shqip” ta forcojmë “shtetin e maqedonasve” në NATO dhe BE! Populli e mban fjalën! Ai rron për zotërinë tuaj!

P.S.
E fillova dhe po e përfundoj këtë shkrim me vargun e Ali Asllanit nga poezia e tij “Maskarenjt”. Politikanëve partiak në garën elektorale ju sugjeroj të dëgjojnë vargjet e poezisë së lartpërmendur dhe të shihen si në pasqyrë! E gjeni edhe në internet (www.bdsh.eu). Lus mediet që do ta publikojnë këtë shkrim që mundësisht ta transmetojnë edhe poezinë në fjalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi