Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensionohet situata elektorale në Tiranë

Shko poshtë

Tensionohet situata elektorale në Tiranë Empty Tensionohet situata elektorale në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 12, 2011 3:38 pm


Tensionohet situata elektorale në Tiranë

Tensionohet situata elektorale në Tiranë Tirana452111


Në Shqipëri, tensionet elektorale janë spostuar mbrëmë nga periferia e Tiranës në qendër të kryeqytetit.

Në një nga sheshet në anë të bulevardit kryesor të rinjtë socialistë nisën të ngritnin një tendë të madhe por punimet e tyre u ndërprenë në mbrëmje nga inspektorati kombëtar i ndërtimit, sipas të cilit bëhet fjalë për një ndërtim të paligjshëm.

Përfaqësuesit socialistë dhe deputetë të kësaj force shkuan menjëherë duke kundërshtuar ndërhyrjen e inspektoratit të ndërtimit e duke shpjeguar se kishte një lejë nga bashkia.

Por sipas inspektorëve tenda po ngrihej me një konstruksion metalik e si e tillë për të kërkohej leje ndërtimi dhe projekt i miratuar. Situata është rënduar dhe tensioni ka ardhur në rritje.

Në konflikt është përfshirë edhe policia bashkiake dhe deri në mbrëmje vonë, aty kanë qëndruar edhe deputetët socialist.

Pak para mesnate inspektorati kombëtar i ndërtimit është tërhequr por ende nuk është e qartë nëse është hequr dorë përfundimisht apo do të kthehen sërish sot për të kërkuar çmontimin e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi