Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silogjizmika elektorale e Astrit Salihut

Shko poshtë

Silogjizmika elektorale e Astrit Salihut Empty Silogjizmika elektorale e Astrit Salihut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 6:59 pm

Silogjizmika elektorale e Astrit Salihut N100000361960920_8619
Skender Zogaj

Silogjizmika elektorale e Astrit Salihut


Shkruan: Skënder Zogaj



Pozita e kryetarit të kryeqytetit konsiderohet pothuajse e barasvlershme me postin e kryetarit të vendit. Kjo përvojë e shumicës së vendeve demokratike të botës, me gjasë po vjen edhe në Kosovë, kryeqyteti i së cilës përfshinë rreth një të tretën e popullsisë së vendit. Kjo prandaj është arsyeja themelore e preokupimit shumë serioz, që kohëve të fundit po shprehet rreth asaj se, kush do të jetë (kush duhet të jetë) kryetar i Prishtinës në zgjedhjet e 15 nëntorit 2009?

Demokracia e mirëfilltë e ka bazament lirinë e plotë të fjalës dhe të zgjedhjes, që janë vlera më e shenjtë, përdorimi i së cilës reflekton nivelin e qenies individuale dhe kolektive të shoqërisë së caktuar në momentin e caktuar. Kosova ka shumë ethe dhe shqetësime të zjarrmishme përballë eksperimentimit të vetvetes. Në këtë kontekst, shqetësimet që po shprehen këtyre ditëve nëpër të gjitha mediet, pikërisht rreth kryetarit të Prishtinës, pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme rigoroze, na gëzojnë shumë sepse pasqyrojnë daljen e guximshme nga indiferenca qytetare, kur është fjala për problemet jetike zhvillimore të shoqërisë se re kosovare. Jemi në fillimet e një epoke të re, prandaj diversiteti i pikëpamjeve është fenomen krejtësisht normal, pos kur kemi të bëjmë me kurdisje të qëllimshme skenarësh të dyshimta.



2.

Si, pse, kah, nga kush dhe për çka(?) kaq e flaktë te Astrit Salihu dëshira për kryetar të Komunës së Prishtinës?!

Është e shenjtë dëshira e çdo njeriu të kësaj bote, që ta bëjë jetën e tij ashtu siç ai mendon se është më së miri për të. Është e shenjtë gjithashtu edhe përpjekja personale për ta realizuar dëshirën e tij. Mirëpo, kur kjo dëshirë personale prek edhe dëshirën kolektive të rrethit të personit, atëherë ndryshon çështja dhe problemi kompleksohet sepse, pakashumë individualja nuk guxon (nuk do të duhej të guxonte) të cenojë të përgjithshmen. Nëse ky relacion nuk harmonizohet, rezultati del i bastarduar. Këtë padyshim e din filozofi bohem Astrit Salihu, i cili kemi përshtypjen se, duke qenë i mbërthyer nga dëshira për t’u bërë kryetar komune, e ka humbur toruan gjë që po manifeston gjeste e veprime të pakontrolluara, që nuk i përkasin reputacionit të tij shoqëror dhe profesional. Domosdo që tek miqtë dhe shokët e vërtetë ndjehet keqardhje e thellë për gjendje të këtillë degradimi, sepse:



Një: Ekspozimi i një doktori të filozofisë nëpërmjet billbordesh ekstravagante duke e cenuar normën ligjore të kohës së përcaktuar për fushatë, ishte dëshmi fort e keqe për vëmendjen e qytetarëve, të cilët jo me shumë qejf do të dëshironin ta kenë një kryetar komune që e shkel ligjin!



Dy: Materialet e shumta propagandistike të hedhura në veprim, dëshmojnë bindshëm për mbështetjen e fortë materiale që gëzon kandidati Astrit Salihu, gjë që qytetarin, sidomos atë të papunë, e bën të mendojë: sa ka kushtuar vallë billbordi? Po reklamat që me muaj enden nëpër të gjitha gazetat sa kushtojnë? Kush vallë ia jep, pse ia jep dhe kah merren gjithë këto të holla? Ky njeri që vepron kështu sot, si do të veproj nesër nëse bëhet kryetar komune?



Tre: Një kandidati serioz që pretendon të bëhet kryetar i Prishtinës, nuk i shkon filozofia e trapazanit të odës, që zakonisht merret me problemin e vlerësimit të burrërisë, a është apo nuk është, pse është e pse nuk është dikush “burrë i mirë”!

Silogjizmika e pohimit mohues se “Isa Mustafa është njeri i mirë, por Prishtina ka nevojë për një kryetar të mirë” është një arkaizëm banal, tepër primitiv, që edhe votuesi më i thjeshtë e ka lehtë ta zbërthejë dhe ta kuptoj rastin konkret të Prishtinës, sepse është krejt e qartë se kush vlen më shumë: një kryetar i karrierës së dëshmuar, apo një teorik i verdhë që iu ka tekur ta ketë postin e kryetarit të komunës?!



Katër: Të pabesueshme ishin pamjet televizive që pasqyronin Astrit Salihun duke mbledhur bërllogje nëpër rrugicat e Prishtinës. Mozomakeq! Si ka mundësi që doktori i filozofisë me dorashka të bardha dhe me thesin e zi të najlonit, të azdiset pas letrave me qyrra, për ta pastruar qytetin e tij të dashur. Kush është aq i pa tru që e merr seriozisht këtë gjest adoleshence? Vallë vërtetë Astriti nuk e kupton se një kandidati për kryetar komune nuk i përket të bëhet pastrues, por ai duhet të tregojë si të rregullohet çështja e pastrimit dhe e mbrojtjes së ambientit. Pra për këtë çështje kandidati do të duhej ta shpaloste programin e tij konkret, duke treguar pse këtë detyrë nuk e ka kryer si duhet kolegu nga partia, që ka qenë përgjegjës për këtë çështje. Përndryshe, me dorashkat e bardha dhe me thesin e zi prej najloni në krah, nuk bëhet Prishtina më e pastër! Kush vallë ta ketë mësuar kaq keq për këtë vetëpërbuzje kaq të rëndë publike?!



3.

Shqiptarët kanë përvojë tepër të keqe nga imponimi i detyrueshëm për të qenë shërbëtor (sharrëxhi, pastrues rrugësh, argat, hamall). Mirëpo, tradita është tjetër, ka pasur dhe vazhdon të ketë normë të ndarjes së punëve, vertikalisht dhe horizontalisht, një sistem të përsosur të fiksimit të çdo pjesëtari aty ku e ka vendin. Fjala vjen, në familje – postin e kryefamiljarit (përfaqësues dhe përgjegjës i familjes), kurrë nuk ka mundur ta ketë ai që para “robëve” të shtëpisë është dëshmuar pastrues i zoti i plehrave nëpër oborr. Përkundrazi, kandidati për kryefamiljar është zgjedhur për mençurinë dhe veprimet e njerëzishme të tij, paraprakisht të dëshmuara si të dobishme për familjen.

Kjo është mënyra për t’u zgjedhur kryefamiljar edhe për komunën e Prishtinës.

Votuesit tashmë kanë përvojë të mirëfilltë në këtë punë dhe do ta tregojnë më 15 nëntor 2009, në zgjedhjet e para të vërteta për vetveten e tyre dhe për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi