Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE.

Shko poshtë

Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE. Empty Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 15, 2011 3:47 pm

Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE. 174483_100000525636701_7075507_n
Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE.

Mos më thirr! Nuk dëgjoj dot.
Rrugësh thyhet zëri yt.
Dallgëzon brigjesh të larta.
Humbellon humnerash thellë.

Mos kërko! Nuk më sheh dot,
Përtej asaj vije drite,
Labirintesh të nëntokës,
Po prek muret e mosqenies.

Mos më fto! Nuk vij, s`jam kund.
Ftesa jote humbet larg,
Shkretëtirash përvëluese,
Thellësive të paana.

U tremb reja, iku larg,
Dritëdiellit verbuar.
Lere kalin të vrapojë,
Le ta zerë nata rrugës.

Të ngrira ditët e mia,
Drejt shpërbërjes dalngadalë.
Ktheja kalin vrapit tënd,
Muzg` i mbrëmjes ësht` i bardhë.

Një pikë ujë në shkretëtirë,
Mos ma jep, s`më shuan dot.
Le të digjet, të shkrumbohet,
Buzë oazesh tharë sot.

Eja, ti, vrapo me mua,
Ta arrijmë atë kalë.
Ta mbash fort shtrënguar frerësh,
Sa të vij` agim` i bardhë.

T`ia shkulim bunkerët mendjes,
Rrënjët t`ua nxjerrim lart.
Ta shikojmë dritëdiellin.
.....................................
Ah! Po ti je tepër larg!

E mërkurë 14 prill 2011 ora 02:30
VIKTORIA XHAKO
ZHORZH SAND
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi