Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatikan, Papa Benedikti XVI uron të krishterët në të gjithë botën

Shko poshtë

Vatikan, Papa Benedikti XVI uron të krishterët në të gjithë botën Empty Vatikan, Papa Benedikti XVI uron të krishterët në të gjithë botën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 3:01 pm


Vatikan, Papa Benedikti XVI uron të krishterët në të gjithë botën



Vatikan, Papa Benedikti XVI uron të krishterët në të gjithë botën P_papa_24Papa dha bekimin tradicional


Qindra mijëra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshin Shën Pjetri për të marrë pjesë në meshë dhe për të marrë njëherazi bekimin papal ''Urbi et Orbi'', ose urimin për qytetin dhe botën.

Siç e do tradita që prej vitit 1985, sheshi më i famshmën për të krishterët është zbukuruar nga ekspertë holandezë lulesh, ku në shesh dhe ngado mbizotëron e verdha dhe e bardha, ngjyrat e Vatikanit.

Ballkoni nga ku Papa ka përcjellë urimet është zbukuruar me 1 700 trëndafila Vandela ngjyrë kremi, nën përkujdesjen e mjeshtrit Charles van der Voort.

Papa Benedikti XVI pohoi sot se diplomacia dhe dialogu duhet t'u zënë vendin armëve në Libi, duke kërkuar në mesazhin e tij për Pashkët që dinjiteti njerëzor të fitojë mbi ndarjet e errëta në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Në Libi, diplomacia dhe dialogu t'u zënë vendin armëve dhe në situatën e konfliktit aktual të favorizohet aksesi i ndihmave humanitare tek të gjitha ata që vuajnë pasojat e përleshjeve", u shpreh papa në bekimin tradicional "Urbi et orbi" ("për qytetin dhe botën").

"Drita e Krishtit prektë gjithashtu popujt e Lindjes së Mesme, në mënyrë që drita e paqes dhe e dinjitetit njerëzor të fitojë mbi ndarjet e errëta, urrejtja dhe dhuna", vazhdoi sovrani papal.

Papa nënvizoi gjithashtu rolin e të rinjve në ndërtimin e një demokracie tolerante në vendin e tyre.

"Në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme të gjithë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë duhet të vënë gjithçka në zbatim për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar një shoqëri ku varfëria të mundet dhe ku çdo zgjedhje politike të frymëzohet nga respekti për njeriun", u shpreh papa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi