Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI

Shko poshtë

Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI Empty Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:36 pm

Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI

BOTA SOT
Me rastin e festës së Pashkëve, presidenti Sejdiu ka uruar edhe Dodë Gjergjin, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës dhe besimtarët katolikë, me dëshirat më të përzemërta që ta kalojnë këtë festë në paqe, tolerancë dhe dashuri.
Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI Sh_b
Prishtinë, 11 Prill


Presidenti Sejdiu uron Papa Benediktin XVI FATMIRI

Duke ju përshëndetur ngrohtësisht nga Prishtina, kryeqyteti ynë, dua t’ju përcjell falënderimin e të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim etnie a besimi, për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, thuhet në urimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dërguar Papa Benediktit XVI me rastin e Festës së Pashkëve.
“Në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për Festën e Pashkëve. Me urimet më të mira për Ju, për të gjithë besimtarët katolikë dhe njerëzit e vullnetit të mirë kudo në botë, Ju lus, Shenjtëria juaj, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në urim.
Me rastin e festës së Pashkëve, presidenti Sejdiu ka uruar Dodë Gjergjin, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës dhe besimtarët katolikë, me dëshirat më të përzemërta që ta kalojnë këtë festë në paqe, tolerancë dhe dashuri.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart kontributin që ka dhënë gjatë viteve Kisha Katolike Shqiptare dhe udhëheqësit e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe njëkohësisht, për paqen, tolerancën dhe dashurinë midis të gjithë njerëzve në vendin tonë, pa dallim kombi e besimi. Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ringjalljes së besimit në Zotin. Le të lutemi në këtë ditë të bekuar që në mes nesh dhe kudo në botë, të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi”, thuhet në urimin e presidentit Sejdiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi