Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli drejtë Afrikës për njohje të reja për Kosovën

Shko poshtë

Pacolli drejtë Afrikës për njohje të reja për Kosovën Empty Pacolli drejtë Afrikës për njohje të reja për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 6:20 pm


Pacolli drejtë Afrikës për njohje të reja për Kosovën

Pacolli drejtë Afrikës për njohje të reja për Kosovën Pacolli-320102


Zëvendëskryeministri i ngarkuar për të sjellje të njohjeve dhe të investimeve, Behgjet Pacolli ka treguar se fundi i javës së ardhshme do të shënojë edhe fillimin e një misioni lobues të tij për njohjen e Kosovës në kontinentin e Afrikës.

“Unë para dy ditëve e kam marr postin e zëvendëskryeministrit dhe misionin e lobimit do ta filloj. Nga fundi i javës së ardhshme unë do t’ia mësyj rrugës sime, do të jem në Afrikë dhe do t’i vizitoj disa shtete në veriperëndim të këtij kontinenti”, ka thënë Pacolli.

Zëvendëskryeministri nuk ka dashur të zbulojë vendet që do t’i vizitojë, ngase, sipas tij, Serbia është duke zhvilluar një aktivitet të kundërtën me atë të Kosovës, por këto shtete të Afrikës janë vende tek të cilat ai është i përqendruar dhe do të jetë atje.

Pacolli ka dashur të besojë se me t’u kthyer në Prishtinë nga ky aksion mundi ka për t’u shpërblyer.

“Unë duhet të udhëtoj, duhet të shkoj në vend dhe mbas kthimit tim do të jetë çdo gjë e qartë. Unë besoj se procesi i njohjeve të Kosovës do të fillojë”, ka thënë Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi