Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zero njohje për Kosovën, tre muaj qeverisjeje

Shko poshtë

Zero njohje për Kosovën, tre muaj qeverisjeje Empty Zero njohje për Kosovën, tre muaj qeverisjeje

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 20, 2011 1:39 pm


Zero njohje për Kosovën, tre muaj qeverisjeje

Zero njohje për Kosovën, tre muaj qeverisjeje Kryeqyteti%20i%20Prishtines


Rreth njëqind ditë të qeverisjes së vendit nga "Thaçi 2", që është e "mbingarkuar" nga të angazhuarit në politikën e jashtme, nuk kanë mjaftuar që Republika e Kosovës të njihet qoftë edhe nga një shtet i vetëm.

Numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur ka "fjetur" kaherë, ndonëse për nga numri i zyrtarëve institucionalë dhe bazuar në deklaratat e Qeverisë së Kosovës, politika e jashtme është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekzekutivit, shkruajnë mediet. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe ministri Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë dy bartësit e politikës së jashtme. Por, nga ta, deri më sot, nuk ka ardhur asnjë njohje.

Këtij "karvani" i është bashkëngjitur edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili ndonëse njihet si person që gjatë legjislaturës së kaluar në cilësinë e kryetarit të AKR së ka sjellë disa njohje, tani kur mban pozitë të lartë në qeveri nuk është duke e bërë këtë, edhe pse ditëve në vijim do të vizitojë Afrikën për lobim.

Për ta bërë më aktive politikën e jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka shpenzuar disa javë duke hartuar strategjinë për njohjet, dokument ky, i cili pak ditë para se të bëhen njëqind ditë të qeverisjes, nuk ka treguar ndonjë sukses.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se institucionet e vendit janë duke ia bërë "hyzmetin" njohjeve, por, sipas tij, shtimi i njohjeve nuk varet çdoherë nga pala kosovare.

"Qeveria po i kryen obligimet e veta, po e jep shembullin e mirë të një shteti funksional e demokratik, po punon drejtpërdrejt me shtetet, por edhe nëpërmjet partnerëve ndërkombëtarë. Kjo çështje nganjëherë nuk është në duart tona, është më shumë në duart e atyre që kanë vendimmarrje", thotë Kuçi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se njëra nga arsyet pse njohjet e kanë "harruar rrugën" është përzierja e kompetencave të zyrtarëve qeveritarë në raport me politikën e jashtme.

"Është një konfuzion total. Natyrisht, këtu, në pozitën më të rëndë mbetet ministri i Jashtëm, kompetencat e të cilit janë ngushtuar me emërimin e zotëri Pacollit në pozitën e zëvendëskryeministrit, i cili po del se është zëvendëskryeministër i ngarkuar për punë të jashtme", thotë Haziri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi