Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës...

Shko poshtë

Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës... Empty Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 12:42 am

Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës...

Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës... F1_rubikon-jpg1389816290

Prishtinë, 15 janar - Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, në emisionin Rubikon të KTV-së me Adriatik Kelmendin ka folur rreth vrasjes së babait, xhaxhait të vet Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, për situatën politike në Kosovë dhe për çështje të tjera. 

Duke folur për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës më 17 janar 1982, Donika Gërvalla ka thënë se Qeveria gjermane po vazhdon hetimet për këtë vrasje. Duke folur rreth këtyre hetimeve në Gjermani, Donika ka theksuar se në dosjen e hetimeve gjermane ka edhe emra të pjesëtarëve të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës. 

Ajo e ka cilësuar këtë Qeveri me reputacion shumë të ulët në Gjermani dhe ka theksuar se shumë pjesëtarë të saj nuk janë ftuar të vizojnë këtë vend. 

Duke e akuzuar Qeverinë për rrënim të ekonomisë së vendit, ajo e ka krahasuar Kosovën me vende afrikane. 

Për bisedimet Kosovë – Serbi ajo ka thënë se kjo Qeveri e ka shitur një pjesë të Kosovës duke theksuar se Kosova është dashur të bisedojë më pak me Beogradin e më shumë me  veriun. Ajo po ashtu ka shfaqur frikën se edhe komunat serbe të krijuara në jug, pas zgjedhjeve lokale, mund t’i nxjerrin probleme të tjera pushtetit qendror. 

Një pjesë të bisedës Donika Gërvalla ia kushtoi edhe LDK –së dhe “egoizmave”, siç i quajti, ajo, deklarimet e Fatmir Sejdiut dhe të Isa Mustafës. Nga këto “egoizma” Donika Gërvalla e ka shquar më shumë “egoizmin e fortë”, e ka quajtur ajo, atë të Sejdiut, të ciline ka quajtur Adem Demaçi i LDK –së. Ajo ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat dëshiron t’i fitojë LDK, ka thënë se në krye të LDK –së nuk duhet të jenë as Isa Mustafa e as Fatmir Sejdiu. 

“Duhet të ikën lëvizja statike e LDK- së“, ka thënë Gërvalla.

E bija e patriotit Jusuf Gërvalla ka folur edhe për udhëheqjen e re të Prishtinës dhe në këtë plan ajo nuk është pajtuar me disa hapa të Shpend Ahmetit, sidomos ata karshi simboleve të Kosovës dhe trajtimit që ai i bën disa personaliteteve të saj (ish – presidentit Rugova, për shembull). Donika Gërvalla e ka kundërshtuar edhe “ideologjinë” e Albin Kurti, e cila, ka thënë ajo, ia kujton fjalimet e dikurshme ideologjike në Shqipëri ndërsa nuk tha fjalë të mira as për partitë, e vogla, i quajti ajo, AAK-në dhe AKR-në, Ramush Haradinajn e Begjet Pacollin.  

Donika Gervalla, në këtë bisedë nuk pa sukses në luftën kundër krimit e korrupsionit as nga Qeveria e as nga Presidenca e edhe misionin e ELUEX-it e quajti të dështuar pasi nuk shënoi ndonjë rezultat në ruajtjen dhe sundimin e ligjit. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi