Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Shko poshtë

Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës Empty Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 17, 2011 10:17 pm

Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës


Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës Treshja-490x320

Qerim Lita

Vrasja e tre veprimtarëve të dalluar të Lëvizjes Popullore të Kosovës: Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah afër Shtutgardit të Gjermanisë i tronditi thellë zemrat e shqiptarëve ane mbanë ku ata jetonin dhe punonin. Organizatat politike shqiptare që vepronin në Evropë dhe në SHBA, vrasjen e trefishtë e quajtën një krim i organizuar nga ana e Konsullatës jugosllave në Shtudgard, ndërsa ekzekutimin e kreu UDB-a nëpërmjet vrasësve të vet profesional.
Për rrjedhojë në disa qytete të ndryshme evropiane bashkatdhetarët tanë organizuan demonstrata edhe atë: me 31 mars në Frankfurt, 3 prill në Bon, Munih dhe Paris, 24 prill në Vjenë etj, në të cilat morën pjesë mira qytetarë shqiptarë. Në informatën e MPJ të RSFJ dërguar Kryesisë së KQ të LKJ, veç tjerash thuhej se organizimi i këtyre demonstratave është bërë bashkërisht nga “emigracioni shqiptar dhe kroat, nëpërmjet të cilave kanë dashur tua tërheqin vëmendjen faktorit ndërkombëtar për kërkesat e tyre dhe për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve në Jugosllavi.” Shqetësimi më i madh për nomenklaturën komuniste jugosllave ishte organizimi i demonstratave shqiptare në Vjenë, për të cilat në informatën e sipërpërmendur thuhej: “Me demonstratat në Vjenë irredentistët për herë të parë janë përpjekur që aktivitetin antijugosllav ta zgjerojnë edhe brenda Austrisë fqinje, me të gjitha pasojat e mundshme, për çka këtij aksioni duhet ti jepet rëndësi të veçantë dhe të ndërmerren hapa më të ashpra te Austriakët që në të ardhmen të pengohen me sukses aksionet eventuale irredentiste.” Sipas tyre “organet Austriake formalisht kanë lëshuar urdhëresë për moslejimin e demonstratave në Vjenë”, mirëpo siç thuhet në vazhdim: “nga sjellja e policisë nuk u krijua përshtypja se pati dëshirë të pengohet mbajtja e tyre”, për çka “qartë është përcaktuar politika e standardit të dyfishtë austriak, e cila në marrëdhëniet me vendin tonë nuk mund të ketë as çfarë perspektive.”
Në shenjë revolte kundër vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, si dhe kundër dhunës dhe terrorit jugosllav në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën Jugosllavi, bashkatdhetarët tanë organizuan një demonstratë masive edhe në SHBA, në hotelin “Ruzvellt” në Nju Jork, në të cilat krahas numrit të madh të shqiptarëve në shenjë solidarizimi morën pjesë edhe përfaqësues politik të diasporës kroate, bullgare dhe të Lobi Çifut nga Nju Jorku. Këta të fundit i mbështetën kërkesat e shqiptarëve duke ju ofruar ndihmë konkrete në kuptimin e afirmimit më të gjerë të tyre.
Aktivitetet e bujshme e të njëpasnjëshme që u zhvilluan nga ana e organizatave politike shqiptare në diasporë, menjëherë pas atentatit të kryer kundër vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, reflektuan pozitivisht tek disa qendra vendimmarrëse botërore, si SHBA dhe disa shtete të Bashkimit Evropiane. Qeveria jugosllave, përkatësisht MPJ e sajë, vinte në pah se: “interesimi për të drejtat e Shqiptarëve në Kosovë si asnjëherë më parë po shprehet te disa personalitete dhe burrështetas më me ndikim si dhe te organizatat ndërkombëtare.” E gjithë kjo, sipas tyre është rezultat i bashkëveprimit të organizatave politike shqiptare, që: “në kohë të fundit po përpiqen të bashkohen dhe të krijojnë një trup të përbashkët të tyre, pa marrë parasysh ideologjinë e tyre.” “Për këtë qëllim” thuhet më tej në informatë: “në Nju Jork janë mbajtur më shumë takime dhe është përpunuar një platformë më e zgjeruar për aksione politike e propaganduese. Gjithashtu është paraparë emërimi i personave të cilët do ti vizitojnë qendrat evropiane të emigracionit shqiptar me qëllim të aksioneve të përbashkëta në këtë kuptim.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi