Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

24 Marsi Dita kur duhej flijim

Shko poshtë

24 Marsi Dita kur duhej flijim Empty 24 Marsi Dita kur duhej flijim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:10 pm

Çdo 24 mars ju bëheni të gjallë

(Latif Berishës,Agim Hajrizit,Bajram

Ata ditën të ia mbyllin gojen,
armikut me fjalë.
Për një decenie bënë histori,
tre dëshmorët engjuj në pavarësi.

Ata ditën të ia mbyllin rrugën,
armikut me gjoks,
fare s'u frikësuan
atë ditë jetë veç ndërruan.

Latif me penë poeti,
bëre histori për pavarësi.
Agim,ag i 17 shkurtit,
i fale jetën shtetit më të ri.

Bajram bëje një dosje,
rritën e pavarësisë,
askush mos ta ndalë,
çdo 24 mars ju bëheni të gjallë.

Bahri Rashica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

24 Marsi Dita kur duhej flijim Empty Agim Gashi: Vinë skyfterat

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:12 pm

24 Marsi Dita kur duhej flijim U1_AgimGashi-1
Agim Gashi

VINE SKYFTERAT


Agim Gashi

(Në shenjë rrespekti për Aleancën e NATO-s dhe 24 Marsin ditën e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve serbe)
Vinë Skyfterat moj nanë
Për hava,
Qil dritaren moj nanë-
Du me i pa.


Qil drtaren moj nanë
Po i ndi tuj ushtu,
Se prej plumbit t´shkaut moj nanë-
Spo muj me u qu.


Po, po vine Skyfterat mor bir´
Po vine përnjëherë,
E po i lëshojnë rrezet mor bir-
Rrezet si n´pranverë.


O qilma dritaren moj nanë
Dhe derën e shpisë,
Ti shof unë Tornadot moj nanë-
Të Gjermanisë.


Shumë Skyftera moj nanë
NATO i ka lëshue,
Me korba t´Serbisë moj nanë-
Me luftue.


Shaktrrojnë istikamet moj nanë
Prej betoni,
Babë i Skyfterëve moj nanë-
Qenka Bill Clintoni.


Qenka Bill Klintoni moj nanë,
Bleri e Shrëderi,
Jelcin e Milloshin moj nanë-
I ka zanë sherri.


Po i bombardojnë moj nanë
Der´ sa t´mos ket ferr,
Ku ke pa me u shty moj nanë-
Sorra me Skyfter!


Sot Kosova trime moj nanë
Kurrë ma ska me u tretë,
Bashkë me UÇK-në moj nanë-
E ndrruan nji jetë.


Mars 1999- Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

24 Marsi Dita kur duhej flijim Empty Sot dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:45 pm

Sot dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-së




24 Marsi Dita kur duhej flijim Ermal.meta.kfori-german-490x320


Nga Express më 24.03.2009 në ora 13:07

Kosovarët sot kujtojnë dhjetë vjetorin e bombave të para të NATO-s që ranë mbi caqet ushtarake serbe. Përjetimet e tyre më 24 mars 1999 janë të shumëllojshme. Euforia dhe gëzimi i 2 milionë kosovarëve disa ditë pas fillimit të bombardimeve të caqeve serbe nga forcat e NATO-s në 1999, ishte shumë e shkurtër.

Asokohe ata mendonin se fillimi i bombardimeve brenda disa ditësh do t’i shpëtonte nga terrori dhe gjenocidi serb që zhvillohej në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. 78 ditë, 2 milionë shqiptarë mbetën nën mëshirën e forcave aleate të NATO-s, të cilat gjatë asaj kohë nuk arritën që ta ndalin spastrimin etnik dhe dëbimin e kosovarëve nga trojet e tyre.

Por 24 mars 1999 mbetet ditë e shënuar për popullin shqiptar, të cilët sytë i kishin të kthyer në qiell kur ndodhi mrekullia dhe për herë të parë bombardohej armiku shekullor nga shtetet më të fuqishme në botë.

Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare thanë se me 24 mars të vitit 1999 aleanca veri-atlantike filloi sulmin ndaj forcave serbe, gjatë një lufte të pabarabartë, por të drejtë nga ana e popullit shqiptar. Intervenimin dhe hyrjen e NATO-së në Kosovë ditë me parë e ka arsyetuar edhe ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke.

“Kur shikojë në të kaluarën, mendoj se ndonjëherë është e domosdoshme për ta përdorur forcën dhe rezultati ishte i mirë në fund”, ka thënë Holbrooke, i cili aktualisht është i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

24 Marsi Dita kur duhej flijim Empty Re: 24 Marsi Dita kur duhej flijim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi