Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Haxhosaj:PUHIZË JETE

Shko poshtë

Halil Haxhosaj:PUHIZË JETE Empty Halil Haxhosaj:PUHIZË JETE

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 9:05 pm

Halil Haxhosaj:PUHIZË JETE 41768_1668453579_753_n
Halil Haxhosaj:PUHIZË JETE
1
Kur vjen babagjyshi,
Nuk rri fshehur në hiç.
Lule bëhemi të gjithë.
2
Në zemrën e tij të butë,
Këndohen këngë e gëzime.
Natyra qeshet ëmbëlsisht.
3
Ëndrrat e fjetura zgjohen,
Pikturojnë jetën e rritës.
Gabimet ikin diku në arrati.
4
Puhizë tjetër e ngrohtë,
Përqafon rrethin e djepit.
Gjinkallat ia thonë këngës.
5
Gjyshi prek kraharorin,
Fërkon zemrën me dorë.
Puhiza frynë nga çdo anë.
6
Dashuria verore niset atëherë,
Përdore e ka marrë shpëtimin.
Arsyetimi mbush zbrazëtirën.
7
Nga derë e madhe e besës,
Rreziqet shporren nga këtu.
Gjyshit i buzëqesh fytyra.
8
Rrugët e jetës vrapojnë,
Nëpër labirinte hepohen.
Një vogëlush diku thërret.
9
Ndihma nuk vonohet,
Lavjerrësi shënon vizë.
Dita kthehet për së mbari.
10
Rrugës zëri harbohet.
Çiftelia thekshëm dëgjohet.
Bjeshka çel lulet e veta.
11
Gurrat këndojnë ëmbël,
Grigja kullotë blerimin.
Rritet gjoksi i bareshës.
12
Dashuria ia dashuron
Syrin e djathtë të rritës.
Bariu i bie fyellit për të.
13
Tetëmbëdhjetë gryka ushtojnë
Tetëmbëdhjetë male lulëzojnë.
Pranvera shtyn afatin e ikjes.
14
Blerinat vallëzojnë në cikol.
Blerimi shkel syrin e majtë.
Dashuria harbohet atëherë.
15
Nuset këndojnë vajzën,
Që bëhet shoqe me to.
Bukuria shkel në maje.
16
Rruga vrapon e vrapon,
Dyer e dritare hapen.
Bjeshka çel syrin e vet.
17
Jeta krenarisht shikon
Cikolin e majës së bardhë.
Historia hap fletën e re.
18
Buzët pikojnë lëng afshi,
Qielli hapet shtatë herë.
Syzeza praron shtegun.
19
Syziu e pret në cikole,
Puhizë jete fryn ëmbël.
Bjeshka hap gjirin e vet.
20
Askush nuk dalldiset kot,
Askush nuk pispilloset.
Stinët s’kanë kryeneçësi.
21
Rruga strukët në gji
Flladi e përkëdhel atë.
Rritet rrezja e diellit.
22
Gjuha belbëzon ëmbël
Shkrihet mbi buzën e saj.
Zjarri pushton bjeshkën.
23
Diku ndihet blegërima
Delja përkëdhel qengjin
Bariu flokun e bareshës.
24
Unaza e gishtit prarohet
Unazë bishtaleci bëhet
Belin e bareshës mbështjellë.
25
Melodi e bilbileshës në cep
Bilbilin e ngacmon në degë.
Inatosja degdiset në agoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi