Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Halil Haxhosaj

Shko poshtë

Cikël poetik nga Halil Haxhosaj Empty Cikël poetik nga Halil Haxhosaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 12:26 am

Cikël poetik nga Halil Haxhosaj U1_HalilHaxhosajHalil Haxhosaj

EJANI MIQTË E MI

Ejani miqtë e mi
Do të gjeni vend në zemrën tim
Që është shndërruar në sy
Do t’ju përqafoj me shikimet e mia
Që janë shndërruar në mall
Do t’ju përkëdheli me duart e mia
Që janë shndërruar në kallinj

Ejani
Trokitni në portën e pritjes
Ajo do të jetë e hapur
Shtypeni sustën e ziles
Cingërimat do t’i gjeni në veshët e mi
E zërin në gjakun tim të përvëluar

Mos u frikësoni nga sëmundja ime
Ajo nuk është e pashërueshme
Mjekët ia kanë zbuluar ilaçin
Infermieret ia kanë ndërruar fashat
E këngët ia kanë mbytur gjëmat

Ejani miqtë e mi
Në vend të verës
Do t’ju gostit me djersët e mia
Që nuk duan lustra
Që s’janë të dehura me:
Erë benzine e nafte
Erë peshqish të prishur
Që nuk durojnë të freskohen
As me ujëra mineralë
As me lëngje pemësh të fabrikave

Ejani miqtë e mi
Me projekte kundër ndotjes
Kundër nxehjes globale
E më sillni pak qetësi
Sepse në barnatoret e qytetit
Është shpenzuar

Ejani miqtë e mi
Ejani
Mos ngurroni ...

PSALM

Më fal o Zot
Më fal
Kur qaj
Kur qeshi
Kur bërtas
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur kthehem
Kur fshihem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur gënjej
Kur gënjehem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mashtroj
Kur mashtrohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mallkoj
Kur mallkohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur e harroj
Të mirën Tënde
Kur e harroj
Mëshirën Tënde
Më fal

BALADË PËR FËMIJËT

E dashur
Mos u habit
Sepse fëmijët tanë nuk vdesin
Kur i vrasin barbarët
Veç shndërrohen në flutura

Kur frynë puhiza
Në tingëllima e polen shndërrohen
Emrat e tyre në lule i gjejmë
Në çdo behar pranvere

Kur barbarët i vrasin
Fëmijët e Kosovës
Ata shndërrohen në lule
Ata shndërrohen në polen
Ata shndërrohen në rreze
Dhe kurrë s’vdesin

MATEMATIKORE

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
Kurrë tamam

Të gjitha ekuacioneve
Ua dhanë nga një vlerë
Për puthitjen e koordinatave

Nuk hyri në veprim
As plusi as minusi
I kohërave të lëmuara

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
E kurrë i saktë përfundimi

KREMTA E RRUDHAVE

Dhe u vendos të ma kremtojnë ditëlindjen

U bën të gjitha përgatitjet
Torta, qirinj, pijet alkoolike
Pijet freskuese e ekzotike
Ftesat miqtë muzika këngëtarët
Vallëzueset palaçot aktorët

Dhe erdhi çasti i shumëpritur i kremtimit

Në tavolina ishin ulur të gjithë
Askush nuk mungonte

Vetëm në mua
Zmadhohej pritja
Zmadhohej dyshimi
Zmadhohej lakmia

Në ballë shtoheshin rrudhat
Që kremtonin ditëlindjen e tyre
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi