Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Haxhosaj: Prehje agullimash

Shko poshtë

Halil Haxhosaj: Prehje agullimash Empty Halil Haxhosaj: Prehje agullimash

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 12:11 am

Halil Haxhosaj: Prehje agullimash U1_HalilHaxhosaj
Halil Haxhosaj

PREHJE AGULLIMASH

1
Çeli sytë
Pakëz dritë lësho.
Më deh afshi i buzëve.

2
Në gjirin e bardhë
Strehohem i sigurt.
Strehë bleroshe.

3
Pakëz përkëdhelje,
Të më rritet malli.
Buzët dehen nga puthjet.

4.
Vargje për peng
Mos shkruaj më.
Thuaj fjalë figura.

5
Adean dëshmitare
Dhe ujin e Jonit.
Lulet vela valësh.

6
Butrinti njeh rrugën,
Nga aty deri këtu.
Dorë ledhato bukurinë.

7.
Syri sheh largësitë.
Deti fsheh oshtimat.
Fati marinar thellësish.

8.
Në gjinjtë e tua
Mbështet kokën
Aromë fidanishte

9.
Mos e gris foton.
Durimi humb keqas.
Puthja peizazh i bukur.

10
Rrënja nga toka,
Lëshon piptha të ri.
Aty luhet teatër.

11
Ëndrra pasaportë.
Majëmali zbardhim.
Djersa rrudhë në ballë.

12
Republika e bardhë.
Shkrim me figura.
Emision me ngjyra.

13
Libri i Gjakovës
Me faqe të trasha,
Histori e fisit.

14
Antologjia e poetëve.
Vargje me mjaltë
Në hoje bibliotekash.

15
Tingëllimë magjistrali,
Kurorë e bukurisë
Në Mitingun e Poezisë

16
Prehje agullimash,
Në majë të lapidarit
Buçet figuracioni.

17.
Rrezja e diellit,
Shfleton poezinë.
Në hullinë e shiut.

18
Fresku lëpin derën,
Heq ngadalë mykun.
Dallëndyshja në çerdhe.

19
Premtim i ngadaltë.
Në buzën e gocës
Vlon malli i djalit.

20
Fjala e lënë peng,
Poemë e përmallshme.
Atdheu hartë e re.

21
Etja
Mes gurinave
Prehe zemrën këtu.

22
Një premtim
Për gji e atdhe
Me vija të përthyera.

23
Në valën e freskut
Uji gurgullon etshëm,
Arkitekturë udhëkryqet.

24
Stinë e begatisë
Ulliri shpërthen.
Ilaçet konsumon pak.

25
Një psalm këndon ode.
Pagëzimi në pranverë
Hap petale të reja.

26
Merr frymë aroma.
Deti pastron korale
Në ishullin e dehur.

27
Buzët
Gonxhe në shpërthim
Mbushur me mall.

28
Aromë pranverore
Në Gji të Sarandës.
Fresku puth sytë.

29
Loja buzëqesh.
Në stom të Butrintit
Ringjallet Mbretëresha.

30.
Lulëzim në natyrë.
Gëzim në mua
Me ty përdore

31.
Kënga buçet.
Malli përqafon
Sfinksin e gjallë.

32.
Melodi e re
Përqafon stinën.
Në cikol behari.

33
Rreze dielli
Hynë në dhomë.
Dridhmë natyrore.

34
Një përtëritje.
Një burim energjie.
Freskimi natën ia behu.

35
Trupi shqiponjë
Solli zjarr e këngë.
Flakë shpirti del.

36
Rrezja e ndriçuar
Flokët i zbardhon.
Vija humb thellësinë.

37
Syri sodit ëmbël.
Drita llamburit.
Vjollca puthet.

38
Dhe nuk beson,
As dritë as terr.
Dhoma shkëlqen.

39
Rrezen kapi fort.
Ia prek shalat.
Dielli rrezon kristal.

40
Ik nga unë zjarrmia.
Ik nga ti dyshimi.
Trupi kërkon fresk.

41
Një foto mbi valë
Freskon gushë e gji.
Butrinti buzëqesh.

42
Askush nuk sheh
Prehjen mbi dy buzë.
Blerimi thith blu.

43
Goja hapët prapë
Shijon ëmbëlsirën.
Dasma në Butrint.

44
Hyjnesha del sheshit
Djalëria e përpinë atë.
Unë shikoj agullimën.

45
Dhe ma shtrin dorën,
Dhe ia marrë gishtin.
Vallja pushton gjirin.

46
Gurra na falë freskun,
Uji shpërlan faqet
Asnjë shenjë në buzë.

47
Miqtë urojnë takimin.
Rruga hapet në kthesë.
Historia në Butrint qesh.

48
Prehja ulet në fron.
Me kurorë të praruar
Shënon festën e vet.

49
Kur mbaron puhiza
Nuk mbarojnë vargjet.
Poezia hedh valle.

50
Orkestra e frymës
Kalon nëpër portë.
Nusja heq vellon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi