Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës Empty Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 4:56 pm

Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës


Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës Sh_b

Në „Arbeitskreis Asyl” të Shtutgardit bisedohet për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës 000%20Asylkreis%20Stuttgart
Disa nga pjesëmarrësit e takimit


“Arbeitskreis asyl” i Shtutgardit, organizatë joqeveritare që punon dhe vepron si qendër organizimi, strehimi dhe integrimi për të huaj. Edhe kësaj here ishte takimi i radhës në mbrëmjen e datës 11. 03 2009 në Reuchlines str 32, Stuttgart West më shumë emigrantë të shumë vendeve të krizës siç ishin nga Iraku, Irani, Izraeli dhe nga Kosova.
Pikë të veçantë të rendit të ditës pati çështja e Kosovës pas pavarësisë dhe njëvjetorin e saj që ishte temë kryesore e takimit dhe njohjen nga 57 vende të botës. Hapjen e tubimit e bëri Werner Baumgarten, organizator dhe përfaqësues i Arbeits Asyl të Shtutgardit në Baden Würtemberg, me ç`rast i pëshëndeti të pranishmit në këtë tubim pati pjesëmarrës nga struktura të ndryshme që theks të veçantë kishin brengosjen e integrimit të emigranteve të huaj në vendin si atdhe të dytë Gjermaninë.
Në këtë rast u debatuan edhe vështirësitë e emigrantëve shqiptarë nga Kosova në shumë aspekte siç janë probleme në vete dokumentat e udhëtimit pasaportave, mosvazhdimin e vizave, mosnjohjen e pasaportave të UNMIK-ut nga shumë lande të Baden-Würtembergut. Pas zotit Werner fjalën e morri Stefan Weidner, anëtari i Parlamentit për Republikën e Baden Würtenbergut, avokat dhe anëtar i kryesisë së qendrës për të huaj pati një jehonë të veçantë në këtë tubim siç theksoi mbi ligjet e reja të aprovara nga Presidiumi rajonal i Baden-Würtembergut për të huajt e veçanërisht potencoi rastin e debatimit për problemin aktual të kosovarëve dhe pritjen graduale të rregullimit të dokumentave në përmes organeve të shtetit të Kosovës, ku tha se nuk do të bëhet presion që të shkohet dhe të kërkohen dokumenta nëpër zyret serbe apo në konsullatat e tyre. Weidner potencoi edhe nevojën që ta hapim një konzulatë të Kosovës në Shtutgard.
Në vazhdim fjalën e mori Astrit Vuci po ashtu anëtar i kryesisë së Asyl Kreisit për Baden Würtemberg si përfaqësues shqiptar i cili bëri një rezyme të shkurtër për gjendjen aktuale në Kosovë pas njëvjetorit të pavarësisë. Vuci nuk la pa e përmendur edhe çështjen e Mitrovicës dhe urën që ndan moszbatimin e ligjeve dhe rregullave juridike unike të shtetit të Kosovës. Pastaj Astrit Vuci thekesoi rëndësinë dhe strategjinë e Mitrovicës për çështjen e Kosovës duke iu shpjeguar të pranishëmëve se Mitrovica asnjëherë nuk e njeh historia që ka qenë e ndarë nga Kosova si pretendojnë qarqet e Beogradit. Nga të pranishmit pati interesim të madh për gjendjen aktuale politike, atë të sigurisë, kushtet e jetës dhe gjendjen ekonomike dhe shtruan pyetje të shumta në të cilat u përgjegjën zoti Vuci por edhe zoti Werner Baumgarten, bëri sqarime të shpeshta pasi është edhe njohës i gjendjës së Kosovës shumë mirë. Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe Besim Lokaj dhe Asllan Dibrani bashkëpuntorë të Asyl Kreisit në Shtutgard për Baden Würtemberg që shumë vite.
Një dikutim me radhë pati edhe Gerhard Dür, anëtar i SPD-së dhe një figurë e njohur për publikun ku kishte edhe ditëlindjen e 81 që la mbrapa, tek publiku me diskutimin e tij për të drejtat e të huajve dhe integrimin në jetën dhe kulturën gjermane. Për Kosovë theks të veçantë pati për vendosjen e Euleksit në Kosovë dhe zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Në këtë tubim pati edhe shumë diskutues por vlen të përmendet edhe zonja Susanne Bischof që dha një pasqyrë mbi aktivitetin e Asyl Kreisit për emigrantët e shteteteve të ndryshme që gjejnë strehimin në Gjermani. Po në fund ishin përqëndruar pyetje rreth ligjeve të reja, mbi të drejtat e te huajve në Gjermani, ku zoti Weidner dhe Baumgarten potencuan kontributin që do ta japin edhe më tutje siç e kanë dhënë deri më tani për të gjithë të huajt në Gjermani, pa marrë parasyshë, nga do që të vijnë, prejardhja e tyre, raca, feja, ngjyra etj. etj.
Asllan Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi