Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilli Bashkisë së Nju –Jorkut festoi njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Këshilli Bashkisë së Nju –Jorkut festoi njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës Empty Këshilli Bashkisë së Nju –Jorkut festoi njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:06 am

Këshilli Bashkisë së Nju –Jorkut festoi njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina, New York,BOTA SOT
Pavarësia e Kosovës - ngjarje e madhe historike.

CITY HALL NEW YORK CITY : Përvjetori i parë i Pavarësisë së Kosovës mblodhi ditën e 17 shkurtit, në Bashkinë e Nju-Jorkut, disa qindra bashkatdhetarë nga emigracioni shqiptar i këtushëm. Në të mori pjesë edhe një delegacion nga qyteti i Gjakovës, Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr.Pal Lekaj , zoti Agim Koçi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe anëtari i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Janez Frrokaj.
Me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së shtetit më të ri të botës Kosovës, ceremonia u zhvillua për herë të parë në sallën qendrore të Bashkisë së qytetit të Nju- Jorkut. Në këtë bashki u mbajt një ceremoni e veçantë, për të nderuar shtetin më të ri të botës, dhe shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për mikun tonë të madh SHBA. Ceremonia u hapë me me intonimin dhe këndimin të tre himneve kombëtare, atë të Republikës së Kosovës,( vetëm melodia pa tekst) Republikës së Shqipërisë dhe himni i SHBA-së, nën interpretimin e këngëtares së mirënjohur Merita Halili, luajtur në fizarmonikë, nga muzikanti i njohur Raif Hyseni.
Një minutë heshtje për arkitektin e pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova
Kjo ngjarje, e para në historinë e komunitetit tonë, zhvilluar në sallën e Kuvendit të Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut, ishte e organizuar nga kryetarja e Këshillit të Bashkisë, zonja Christine C. Quinn, anëtarët e Këshillit të Bashkisë, James Vacca, Joel Rivera dhe Eric Gioa, me inisiativën e Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha.
Nisma për këtë veprimtari të komunitetit shqiptar në Amerikë, erdhi si rezultat i përkushtimit dhe punës së mirë, që ka bërë duke shfrytëzuar lidhjet e tija me bashkinë e Nju- Jorkut, presidenti i Fondacionit Shoqëria Shqiptaro Amerikane, zoti Esad Rizai. Rizai, duke gjetur ndihmën e pakursyer vullnetin e gatishmërinë e Këshilltarit bashkiak James Vacca, i cili është edhe përfaqësuesi (deputeti) i zonës ku më së shumti banojnë emigrantët shqiptarë në Nju- Jork, në Bronks, realizoi këtë pritje madhështore, e para e këtij lloji në Bashkinë e Nju-Jorkut.
"Shoqëria Shqiptaro Amerikane, tha zoti Esad Rizai, është edhe një herë i nderuar dhe krenar pasi ka marrë edhe kësaj here mbështetjen bujare të Këshilltarit James Vacca, dhe anëtarëve të tjerë të kësaj Bashkie, për të festuar së bashku me ne shqiptarët, këtë ngjarje i rëndësishme për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar," tha Esad A. Rizai, themelues dhe president i Fondacionit Shoqëria Shqiptaro Amerikane, "Shqiptarët, kudo në botë, të gjithë i janë mirënjohës SHBA-ës, për ndihmën e çmuar që dhanë në çështjen shqiptare në përgjithësi dhe së fundi me pavarësinë e Kosovës, e ëndërruar prej shekujsh të shqiptarëve".
Në këtë festë kontribuuan me rolin e tyre për ta zhvilluar në sallën e Bashkisë edhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë, zonja Christine C. Quinn, si dhe anëtarët e Këshillit të Bashkisë, James Vacca, Joel Rivera dhe Eric Gioa . Përfaqësuesi i njërës prej lagjeve më të populluara me shqiptarët, në Nju-Jork, i lagjes Pelham Parkway, Jams Vacca, i cili udhëhoqi edhe këtë ceremoni tha se "17 Shkurti 2008, është bërë një ditë krenarie dhe emocionesh jo vetëm për ata mijëra kosovarë që jetojnë në Qarkun tim, - por edhe për të gjithë shqiptarët e Amerikës dhe mbarë kombin tuaj shqiptarë". Vacca tha se " Unë jam jashtëzakonisht krenar për të "paguar" atë respekt për këtë ditë e cila është shprehje e të drejtës e të gjithë njerëzve që të vendosin ata për veten e tyre se duan të jetojnë të lirë e të pavarur ". Në këtë tubim madhështor me një minutë heshtje u përkujtua edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, si dhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari.
Krijimi i realitet të ri
Kjo festë në Bashkinë e Nju-Jorkut, ishte në vazhdimësinë e aktiviteteve që kanë mbajtur për çdo vit shqiptarët e Nju-Jorkut, në ambientet e tjera të Bashkisë, ku ata shpalosin flamurin kuqezi dhe këndojnë himnet e Shqipërisë e të SHBA-së.
Ceremoninë e përshëndetën edhe ambasadori i Kosovës, zoti Avni Spahiu, diplomati i Shqipërisë z. Adris Statsoli, konsulli i Shqipërisë dr Albert Jerasi, z. Esad Rizai, z. Haxhi Berisha, Rustem Çelaj, dhe avokati i njohur njujorkas Stephen B. Kaufman. Oratorët pasi i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje në festimet e këtij përvjetor të parë, vunë theksin e tyre në rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 17 Shkurti i vitit 2008, thanë ata jo vetë që realizoi ëndrrën qindravjeçare të popullit kosovar, për liri e pavarësi, por “solli edhe një realitet të ri, që ka të bëjë drejt për drejt me paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”.
Fjalimet e oratorëve në foltoren e ceremonisë u ndoqën me vëmendje nga ana e të pranishmëve dhe u përcollën shpesh herë me duartrokitje të forta. Më pas, vazhduan urimet, thelbi i të cilave përmblidhej shprehjet: “Ta gëzojmë!” “Të gjithë bashkë!” Ajo çka ra në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte atmosfera e bukur që përjetuan për 3 orë program festivë, rreth 400 pjesëmarrësit në mjediset e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut,.
Në kulmin e ceremonisë, u dha një program i shkurtër nga Ansambli Folklorik "Gurra e Rugovës", dhe më pas Bashkia e Nju- Jorkut nderoi me proklamatë, Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës, në Uashington, zotin Avni Spahiu, Prof. Haxhi Berisha, kandidat për PhD.,Profesor në "Monroe College", New York, editorin dhe botuesin e gazetës shqiptaro amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, veprimtarin e dalluar Rustem Çela, dhe veprimtarin e afaristin e njohur Xhim Xhema. Në emër të bashkësisë Këshilli Bashkiak i qytetit të Nju- Jorkut, James Vacca, ua dorëzoi Proklamatën personave të lartpërmendur. Pas ceremonisë pati një pritje masive shoqëruar edhe me ushqime tradicionale të kuzhinës shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi