Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike‏

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike‏ Empty Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 8:49 pm

Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike‏ 41495_1458014986_7727_n

Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike
Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike‏ Copy%20of%20KoperMent%20-%201
Ditë më parë, përmes Shtëpisë Botuese ADA nga Tirana , poeti ynë Mentor Thaqi, mërgimtar e veprimtar yni në Gjermani, lexuesit shqiptar i shfaqet me librin e parë në poezi, titulluar RRËNJËT.

Dukagjinasi i Verrave të Llukës, i cili qe një kohë të gjatë shkruan dhe publikon poezi nëpër të përditshme, revista si dhe portale interneti, tashmë na vjen ma i përmbledhur, më i formësuar dhe, begaton vitrinat e letërsisë sonë me 72 krijime poetike të ndara në pesë cikle: “Kërkoj rrënjët”, “Trashëgimia flet vet”, “Dikur e diku” , “Mbet pa u thënë” dhe “Mall për tokë e njerëz”.

Ky vëllim i ri poetik, i pari për poetin Mentor Thaqi, na sinjalizon se kemi të bëjmë me një penë të pjekur, atdhetare nga rrënjët deri në majë po, që përpiqet me ngulm që mesazhin poetik ta përçojë tek lexuesi përmes të folmes figurative, qoftë ajo edhe e përsëritur por, me strukturim ndryshe, me një të folur që për themel ka këtë popull me të gjitha historitë e tij, traditën,të tashmen dhe të ardhmen.

Libri, nën përgatitjen dhe redakturën e Vullnet Matos, tashmë është në duart e lexuesve dhe po dëshmon se mërgimtarët tanë dijnë, duan dhe munden dhe se ata po kthehen edhe me vlera tjera tek atdheu i vet.

Promovimi i librit me poezi „Rrënjët“,pritet të bëhet në fillim të qershorit , nga Lidhja e shkrimtarëvë,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani .Për vlerat artistike të librit siq mësuam do të flas shkrimtari ynë i mirënjohur,Arif Molliqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi