Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë

Shko poshtë

4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë Empty 4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 09, 2015 8:09 pm

4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë


4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Kosovë Largea_urrejn1439134854


Mërgimtarët tashmë kanë ardhur ‘me të madhe’ në vendlindje për pushime, dhe gjërat që ata i urrejnë më së shumti kur vijnë këtu dallohen shumë lehtë. Më poshtë mund të mësoni se cilat janë ato!


1. Pritjet me orë të tëra për të hyrë në Kosovë

Gjatë vikendit të kaluar, mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në kurbet, posaçërisht ata që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, kanë bërë më shumë se 30 orë rrugëtim vetëm për të kaluar pushimet e tyre në Kosovë. Kolona të gjata që kanë zgjatur me orë të tëra ka pasur në kufijtë e Kosovës. Kjo padyshim që është gjëja që ata e urrejnë më së shumti kur nisen për Kosovë.

Një mërgimtar nga Gjermania tregoi vuajtjet të cilat i ka pasur gjatë rrugëtimit të tij deri në Kosovë:
“Edhe buzëqeshja na është ngrirë. Deri tash 36 orë rrugëtim i kemi bërë. Jam me familje, edhe me fëmijë. Kjo është më shumë se katastrofë! Çfarë pushimi i thuhet kësaj, ku dëmtoj shëndetin tim dhe të familjes?”, pyet ai.


2. Kur u bëhet pyetja e zakonshme “edhe sa keni me nejt?”

Kjo pyetje është bërë hit dhe shumë e zakonshme, që i vë në siklet shumë mërgimtarët – duke i pyetur sa do të qëndrojnë në Kosovë. Njëri nga mërgimtarët ishte bërë hit në rrjtet sociale për mbishkrimin e tij në një bluzë, që tregonte përgjigjen për këtë pyetje.



3. Kur nuk ka energji elektrike dhe ujë

Padyshim se kjo është nervozuese për të gjithë, dhe jo vetëm për ata që jetonë në kurbet. Por, për ata të cilët janë mësuar në Kosovë me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike dhe të ujit, kjo nuk shihet shumë si problem. Në anën tjetër, mërgimtarët të cilët janë mësuar që të kenë gjithmonë ujë dhe energji në vendet ku jetojnë, kur vijnë në Kosovë kjo i nervozon mjaft shumë.



4. Kur i thërrasin ‘shaci’

Një gjë tjetër që mërgimtarët e urrejnë është kur ata që jetojnë në Kosovë u bëjnë një ‘ndarje’ atyre nga ata që jetojnë këtu, duke i thirrur me emra të tillë si ‘shaci’ dhe ‘auslander’. Kjo sipas të gjitha gjasave bëhet për shkak të dallimit si në veshje ashtu edhe në zakone të përditshme që ata i kanë.

Mërgimtarët padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm në pothuajse shumicën e jetës së njerëzve në Kosovë, prandaj duhet të respektohen dhe t’u mundësojmë një pushim sa më të mirë këtu, duke i dërguar në vende mahnitëse natyrore që ka vendi ynë apo duke i njoftuar me jetën e natës në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi