Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Balle per balle per Riformatimin e te djathtes

Shko poshtë

Balle per balle per Riformatimin e te djathtes Empty Balle per balle per Riformatimin e te djathtes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 1:46 am

Balle per balle per Riformatimin e te djathtes Pix
Balle per balle per Riformatimin e te djathtes 20080124031604_artikull
Balle per balle per Riformatimin e te djathtes



Kryetari i Grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi dhe homologu i tij, ne krye te Grupit te PR, Arjan Madhi, prezantojne qendrime te ndryshme per sa i perket nevojes se riformatimit te se djathtes dhe ndryshimeve ne qeveri

Ku konsiston nevoja e riformatimit te se djathtes?

Astrit Patozi - PD: Une nuk e di se cfare kuptoni ju me riformatim te se djathtes. Nese keni parasysh, e djathta eshte e formatuar dhe eshte nje e djathte qe e qeveris vendin prej me shume se dy vitesh, po e qeveris mire. Ka nje stabilitet ekonomik dhe politik ne vend dhe kjo eshte fale kesaj te djathte qe funksionon, qe eshte e formatuar mire. Sigurisht qe cdo koalicion mund te kete nevoje per nderhyrje te vogla, per te arritur perfeksionin, por nuk besoj se kemi emergjence per ta arritur kete. Ne rast se ju keni parasysh me kete pyetje ndryshimet ne kabinet, ato jane ekskluzivitet i Kryeministrit dhe sigurisht qe mund te vine ne momentin me oportun qe ai do ta gjykoje.

Arian Madhi - PR: Kjo eshte nje ceshtje qe e ka elaburuar shume seriozisht kryetari i Partise Republikane, zoti Mediu, i cili, mendoj se eshte paraprire se pari, nga nje ide qe te gjithe aktoret politik te se djathtes te bien ne dakord ne parim. Politika shqiptare duhet t'i jape fund fragmentizimit te saj pas nje periudhe 17-vjecare qe kemi ne demokraci dhe te shkojme drejt unifikimit te qendrimeve dhe ky unifikim qendrimesh te funksionoje brenda nje organizmi, i cili pse te mos jete edhe ne formen e nje federate. Sigurisht, rregullat e organizimit dhe funksionimit te kesaj bashkesie te partive te djathta, une mendoj qe ka modele te ndryshme qe jane edhe te suksesshme dhe qe eventualisht po funksionojne ne disa vende te botes. E rendesishme eshte nje fakt, qe kreret e partive politike eshte e nevojshme ne kete stad aktual ne te cilen jemi te zhvillimeve politike ne vend, te prononcohen parimisht nese kane vullnet qe t'i japin fund nje here e mire ceshtjes se fragmentimit te metejshem, qe nuk sjellin kontribute, duke fragmentizuar dhe te shkojme drejt unifikimit te se djathtes, sigurisht brenda nje modeli qe mund te jete, pse jo edhe nje model federativ i se djathtes. Pra, ne kete kuptim, ajo qe une do te komentoja eshte vetem thjesht fakti qe nuk e gjej shume pozitive qe se paku, kryesisht lidershipi politik i te gjitha partive, flas ne rastin e partive te djathta, gjejne shume kohe te merren me kete element anesor, te mbajne larg debatin politik ne element anesor. Pikerisht ne kete element nuk shprehen parimisht nese eshte koha per ne shqiptaret ne 17 vitet e demokracise ta rishohim organizimin politik ndryshe nga ky fragmentizim, i cili me shume ka nxitur polemika dhe debate, qe nuk bazohen mbi bazen e programeve dhe nuk besoj qe bazohen ne bazen e programeve, por me shume te interesave. Atehere do ta mbajme peng ne vendin tone, apo do te mund te institucionalizojme disa modele, te cilat jo vetem e standardizojne politiken, por krijojne edhe nje stabilitet ne qeverisje. Ajo qe mua me vlen ta permend ne menyre specifike tek ju, eshte nje fakt, po te vesh re shumicen e historikut te partive te djathta dhe te majta, nje pjese e konsiderueshme te tyre, nuk kane dale per shkak te konflikteve per program qe kane pasur me partine meme, por per shkak te udheheqjes se tyre, per shkak te menyres se si do te drejtohet nje parti. Nese tashme kemi bindjen qe shume nga keto nga probleme jane ezauruar, ne jemi ne nje koalicion te djathte, por nuk kemi ndryshime programore te ketyre partive, te cilat kane dale nga nje parti e madhe, une besoj se tendenca duhet te jete te ofrimit te ketyre partive me nje model te funksionimit te perbashket, per shkak se nuk ka diferenca programore. Ne historikun te krijimit te nje pjese te ketyre partive, eshte nje rast shume unikale ne bote, qe pasi eshte prish nje nga autoritetet politike me nje nga autoritetet udheheqes se partise tjeter, te nesermen eshte shpallur nje parti tjeter, sigurisht konflikti nuk ka qene per programin, nuk besoj qe ka qene programi. Atehere mendoj se sot, pse jo edhe ne vizionin qe ka zoti Mediu per parimin e riorganizimit te partive te djathta, te kete nje prononcim, nje shprehje dhe nje angazhim.

Duhet te reflektoje ky formatim edhe ne qeverisje?

Astrit Patozi - PD: Pikerisht ajo qe une po thosha eshte fakti se ndryshimet ne kabinet nuk jane tabu. Pra, ato mund te behen, por ato nuk jane qellim ne vetvete. Ceshtja e ndryshimit ne qeveri eshte bere pak legjende ne Shqiperi. Ndryshimet ne qeveri kerkohen edhe dy dite pasi kabineti eshte rikompozuar. Ne, sigurisht qe duhet te heqim dore nga kjo lloj tradite, e cila vjen si nje inerci e qeverisjes se te majtes, e cila ka pasur ndryshime te shpeshta, per shkak te konflikteve brenda llojit qe ato kishin, gje qe nuk ndodh me te djathten, nuk ndodh me Partine Demokratike.

Arian Madhi - PR: Une nuk mendoj qe kjo eshte ceshtje e qeverisjes. Qeveria me 3 korrik 2005 eshte krijuar ne nje strategji politike te marreveshjeve, sikur aktoret brenda saj kane qene te vleresuar per peshat politike, kane qene te vleresuar edhe programet e tyre. Pas kesaj qe te rikonsiderosh formatimin e qeverise mbi bazen e perfaqesimit politik, une do te mendoja qe duhet te kete ndryshuar nje realitet. Per sa kohe qe nuk me del evident fakti qe ka ndryshuar realiteti, nuk ka pse te rishitet nga pikepamja e kompozimit politik te qeverise dhe per me teper kjo qeveri ka edhe nje vit mandat te saj. Per sa i perket ceshtjes se sa efektiv ka qene puna e cdo ministri, pavaresisht se ky ka qene i nje partie aleate apo vete Partise Demokratike, kjo eshte nje ceshtje ne konsiderim te vazhdueshem dhe duhet te jete ne konsiderim te vazhdueshem. Por, ky konsiderim, ne radhe te pare, une besoj se duhet te vije nga Kryeministri, i cili ka pergjegjesi te drejtoje qeverine drejt realizimit te programit te tij, te botuar. Se dyti, ka pergjegjesine te ndjeke hap pas hapi ne perputhje me plan-veprimin qe ai ka percaktuar per cdo ministri, se sa efektiv eshte nje minister dhe mbi kete baze ky ka pergjegjesite e plota, ose te vleresoje pozitivisht, ose negativisht dhe te bej ndryshime ne kabinetin qeveritar. Por, jo ndryshime te cilat nuk inspirohen per shkak te perfaqesimit politik, por per shkak te efektivitetit te punes se ministrave. Ceshtja e dyte, kjo nuk perjashton dhe veprimin e Parlamentit shqiptar, i cili ne cdo rast duhet te jete me aktiv dhe nese e konstaton, sipas pikepamjes se tij, qe disa gjera ecin ne perputhje me ate program qe ka votuar mazhoranca, shume te drejte, do te therrasim ne interpelance cdo minister, qe te paraqitet dhe te jape llogari apo te informoje Kuvendin mbi ecurine e puneve ne drejtimin e ministrise atij. Ne kete rast kemi zhvilluar dy procese shume te rendesishme, transparencen e opinionit ne menyren se si qeveris nje minister dhe pergjegjesite tona qe kemi ndaj punes se ketij ministri dhe per t'i kerkuar Kryeministrit largim te ministrit perkates, nese na rezulton nje njeri jo efektiv.

Per te thithur shtresa te tilla si ish-pronaret dhe ish-te perndjekurit, mendoni se eshte e nevojshme qe ne zgjedhjet e ardhshme te krijohen koalicione realisht te djathta?

Astrit Patozi - PD: Kjo ceshtja e riformatimit te se djathtes, mendoj se eshte nje fabul jorealiste, per shkak se vendit i duhet qeverisja dhe mjafton qe partite te mos kene diskokordanca te thella ne programe e aspiratat e tyre dhe gjithcka eshte e mundur, mjafton qe koalicionet te jene principiale, mjafton qe koalicionet te jene funksionuese. Ne kete kontekst, koalicioni qeverises eshte nje tren qe ecen me shpejtesine e duhur. Sigurisht ne rast se do te shikohet mundesia e zgjerimit te ketij koalicioni, une besoj qe prurjet e tjera do te ishin te mirepritura, per shkak se do te zgjeronin bazen e nje mbeshtetje te nje qeverisjeje.

Arian Madhi - PR: Une besoj qe ceshtja e koalicionit ne radhe te pare duhet te jete shume e ndervarur nga sistemi zgjedhor ne te cilin ne do ta percaktojme ne Kodin Zgjedhor. Ne radhe te dyte, ky koalicion nuk mund te behet vetem thjesht per shkakun e vetem qe jemi shume afer programeve politike, si parti te spektrit te djathte, ky koalicion kerkon me shume se sa ka. Eshte e vertete qe ju permendni disa shoqata, qe ne themelin e programeve te tyre mund ta kene te djathte apo te majte. Por, per nga shoqata, per sa i perket bindjeve politike qe ka gjithsecili, pavaresisht nga ndonje interes i ngushte, une nuk mendoj qe keto shoqata jane teresisht te djathta, apo teresisht te majta. Pavaresisht qe Partia Republikane eshte, ka qene dhe mbetet perfaqesuesja me e rendesishme ne procesin e kthimit dhe garantimit te pronesise ne vendin tone, asnjehere nuk kam pasur gjykimin qe te gjithe pronaret jane republikane. Mendoj se ka pronare demokrate, por ka edhe republikane, ka socialiste, por ka edhe aleanciste. Pra, ne kete kuptim, gjykimi politik i tyre nuk shkon vetem ne sensin e mbrojtjes se nje qendrimi qe ka shoqata, ajo shkon me gjere. Ne kete rast do te thosha se, nese do te ecim ne aleanca te mbeshtetura ne partneritetin me shoqata, do te ishte shume pozitive. Por, nuk besoj qe teresisht shoqata do te ishte nje aleate, qe do te garantonte numrin e saj dhe te anetareve te saj, se paku ne favor te nje partie politike. Per ta ilustruar me nje shembull, dua t'ju them, nese Partia Republikane ka marre nje numer te caktuar votash, une ju siguroj qe kjo nuk perben as 10% te anetaresise te nje shoqate. Sigurisht kjo nuk do te thote qe ata nuk kane besim ne angazhimin dhe rezultatet e PR-se ne kete proces, por me shume se kaq perberja e tyre eshte shume heterogjene nga pikepamja politike.

Pergatiti: Denis Dedej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi